web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kompensimi i ish-pronarëve, Qato: Fondi 3 milionë UDS, u pranuan 1723 kërkesa

30 Mars 2015, 15:00, Aktualitet CNA

Drejtoresha e Agjencisë së Pronave Sonila Qato në një intervistë për të përditshmen Panorama ka deklaruar se për fondin 3 milionë dollarë, të vendosur në dispozicion nga buxheti i shtetit për kompensimin e ish-pronarëve kanë mbërritur rreth 4 mijë kërkesa nga të cilat janë pranuar dosjet e 1723 qytetarëve. Qato është shprehur se shpallja e fituesve do të bëhet pas 3 muajsh.

?Nga data 5 janar deri në datën 5 shkurt janë pranuar 1723 kërkesa të depozituara nga përfaqësuesit e trashëgimitarëve ligjorë të subjekteve të shpronësuara, të cilët konkurojnë për të përfituar nga fondi me objekt kompensimin e tokës ?truall? të përcaktuar në vendimet përfundimtare. Deri në fund të fatit 3-mujor, Agjencia parashikon të dalë me shpalljen e përfituesve. Zyra e Arkivit pranë AKKP-së ka verifikuar dokumentacionin e administruar në dosjet bazë të subjekteve të shpronësuar si dhe njëkohësisht ka nisur verifikimin pranë të gjitha zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme nëpër rrethe.

Agjencia gjatë kësaj periudhë ka realizuar vlerësimin ekonomik e financuar të fondit të tokës si dhe ka realizuar për herë të parë rezervimin e këtij fondi përmes regjistrimit të tij në regjistrat e hipotekorë me shënimin si fond fizik për kompensimin e pronarëve. Përgjatë muajve shkurt dhe mars AKKP ka zhvilluar seance intensive konsultimime me ekspertët ndërkombëtarë nga Këshilli i Europës, Bankës Botërore dhe organizatës IOM. Në datën 8 prill do të realizohet edhe një takim prezantues, ku të ftuara do të jenë të gjitha grupet e interest, përfaqësues të organizatave të ndryshme me ndikim në këtë fushë, ekspertë të së drejtës kushtetuese, drejtues të institucioneve bashkërenduese në fushën e pronave me të cilët pritet të konsultohet kjo reformë si hap i parë drejt kalimit të tij për miratim e më tej?, u shpreh Qato.





Lajmet e fundit nga