web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ritualet e çuditshme të shkrimtarëve të mëdhenj

24 Mars 2015, 08:00, Aktualitet CNA

Shumë shkrimtarë botërorë shpesh kujtohen për ritualet e tyre jo të zakonshme. Kur themi kështu, e kemi fjalën për zakone shumë më argëtuese se sa tregimet e autores së Harri Poter?

Ernest Heminguej ? Shkrimtari i madh amerikan deri sa shkruante ?Plaku dhe Deti?, ka vërejtur tek vetja se shumë më mirë i vijnë fjalitë kur rri në këmbë. Kështu ai kishte një rutinë të çuditshme ditore: zgjohej në mëngjes, deri në pasdite ? në këmbë ? shkruante në makinë shkrimi dhe më pastaj shkonte te bari më i afërt. Ai këtë e përshkruan si ?done by noon, drunk by three?? (bërë deri në mesditë, dehur rreth treve).

Honore de Balzak ? Me sa duket rituali i njeriut për të pirë një kafe dhe më pas për të filluar punën, te Balzaku është shndërruar në një varësi dhe mani. Ai pine aq shumë kafe, gjë që do ta kishte vrarë po të ishte në moshë më të re. Ai konsumonte kafe gjatë 24 orëve deri sa shkruane.

Viktor Hygo ? Kur po shkruante pjesën e tij ?Notre-Dame de Paris? ka qenë plotësisht i zhveshur. Më saktësisht, është zhveshur, i ka thënë shërbëtores që t?ia fshehi të gjitha rrobet dhe në këtë mënyrë është vetë-detyruar që të rrijë i mbyllur në shtëpi dhe të shkruajë. Përndryshe, e kishte zakon që ?punën e sotme ta linte për nesër?.





Lajmet e fundit nga