web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot raundi i 5 i Dialogut i Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, e kryeson Hahn

24 Mars 2015, 07:29, Aktualitet CNA

Komisioneri Hahn ka mbërritur dje në Tiranë për një vizitë dy ditore ku do të takohet me autoritetet më të larta shqiptare si dhe do të marrë pjesë në raundin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë midis BE-së dhe Shqipërisë.

Ditën e sotme Hahn ka në axhendën e tij, takimet me krerët më të lartë të shtetit, përfshirë, Presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, kreun e PD-së Basha dhe kryediplomatin Bushati.

Në tryezën e pestë të dialogut të lartë, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, do raportojë mbi ecurinë e prioriteteve të vendosura në BE. Ndërkohë pas ministres, fjalën do ta marrë kryetarja e Komisionit të Intëgrimit, njëherësh drejtuesja e Këshillit Kombëtar për Integrimi, Majlinda Bregu për të sqaruar mbi ecurinë e qeverisë në raport me kërkesat e paraqitura nga BE.

Pas dialogut, Komisioneri Hahn së bashku me kryeministrin Rama pritet të dalin në orë 13:00 në konferencë për shtyp në ?Hotel Tirana?.





Lajmet e fundit nga