web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spahiu, thirrje Bashës: Grisni mandatet dhe çoni vendin në zgjedhje të parakohshme

22 Mars 2015, 13:14, Aktualitet CNA

Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleancës Kuq-e-Zi-së i ka ofruar një zgjidhje politike opozitës, për të çuar vendin në zgjedhjet e parakohshme më 23 Qershor: Z,Basha, nëse doni revolucion politik, niseni me grisjen e mandateve dhe bojkotoni zgjedhjet!
Në emër të AK-së, Spahiu ka deklaruar se AK nuk është e nuk do të bëhet satelit i asnjë partie dhe ka si kusht bashkëpunimi, ?dhënien e së drejtës së votës, emigrantëve.? Ai kërkoi ?shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. ?Ne nuk japim partneritet as me PS e as me PD nëse nuk arrestohen 29 deputetë që figurojnë të dënuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe Interpoli,?- tha Spahiu.
?Sot Gjykata është duke marrë krahun e më të fortit, ? ui shpreh lidhur me çështjen ?Doshi.? ? Mesazhi më i turpshëm që po jepet është: ?Arresto atë që denoncon krimin?. Njeriu që pagoi 4 milionë euro për të bërë Edi Ramën, kryeministër, po shpërblehet me burg. Nesër mbrëma Tom Doshi do të jetë i rrethuar nga forcat e policisë. Ndaj, i bëj thirrje Kryetarit të PD-së: Nëse doni revolucion demokratik, niseni me grisjen e mandatit dhe bojkotoni zgjedhjet! Këto janë mundësitë për të çuar vendin në zgjedhjet e parakohshme më 23 Qershor! Mos u impresiononi nga deputetë tuaj, që kanë qënë ministra, po të marrim përsipër fatet e kombit dhe jo rrogat e 20 ish-ministrave që iu dhimbet vetja se po dolën nga parlamenti nuk bëhen me deputetë.?





Lajmet e fundit nga