web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klosi, Tahiri dhe Nikolla urojnë bektashinjtë: Më shumë shpresë e jetë për shqiptarët

22 Mars 2015, 12:57, Aktualitet CNA

Blendi Klosi, Saimir Tahiri dhe Lindita Nikolla kanë përcjellë urimet për komunitetin bektashi nga Selia e Kryegjyshatës Botërore. Ata i kanë shprehur Haxhi Baba Edmond Brahimajt urimet më të mira në këtë ditë të shenjtë në emër të gjithë drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste.

?Në këtë ditë të madhe e të shenjtë për bektashinjtë, në këtë ditë feste për të gjithë bektashinjtë, në emër të Partisë Socialiste urojmë gjithë shqiptarët të marrin më të mirën. Të marrin mesazhet më të mira që kjo festë e bektashinjve përcjell, të marrin nga ngjyrat dhe shpresat që ka kjo festë. Të marrin nga kjo ditë e madhe e rilindjes atë çka është më e mira. Të marrin shpresë dhe besim për të ardhmen ata të cilët sot janë të përmbytur, ata të cilët sot janë të varfëruar. Të marrin shpresë, besim e optimizëm të gjithë ata që presin në një ditë të mirë si dita e sotme, tha para medieve Blendi Klosi.





Lajmet e fundit nga