web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liberalizohen “duty free shops”, dyqanet pa taksa tashmë në aeroporte, porte dhe pika kufitare

20 Shkurt 2015, 07:42, Ekonomi CNA

Qeveria përgatitet të liberalizojë në të gjithë vendin dyqanet e çliruara nga taksat, ose siç njihen ndryshe ?duty free shops?. Aktualisht Ministri i Financave mund të autorizojë hapjen e ?duty free shops? vetëm në aeroporte. Me ndryshimet në ligjin nr.8449, datë 27.1.1999, ?Kodi doganor i Republikës së Shqipërisë? që qeveria ka dërguar në Kuvend për diskutim, kërkohet që veç aeroporteve, Ministri i Financave të mund të autorizojë hapjen e ?duty free shops? dhe në aeroporte e pika kufitare tokësore.

Këshilli i Ministrave synon të zgjerojë gamën e magazinave doganore të llojit ?dyqane të çliruara nga taksat? (duty free shops), duke parashikuar mundësinë e krijimit të këtyre dyqaneve edhe në pikat kufitare tokësore dhe detare.

Përparësitë kryesore të dyqaneve ?duty free shops? në pika kufitare dhe porte, krahas atyre në aeroporte, janë: Blerjet që kryhen në territorin doganor të huaj mund të kryhen në territorin shqiptar. Kjo ndikon në mbajtjen e valutës së huaj në vend apo qarkullimin e monedhës brenda vendit, duke ndikuar në fuqinë e operatorëve ekonomikë që shërbejnë në pikat kufitare, si dhe ndihmon ekonomitë lokaleë Rritet fuqia konkurruese e pikave kufitare, tokësore, aeroport/eve dhe porteve shqiptare në krahasim me aeroportet dhe portet evropiane, ose ato fqinje, sipas rastit.





Lajmet e fundit nga