web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujtimet e Lubonjës për rrahjen e Edi Ramës: Është rrahur për motive politike

20 Shkurt 2015, 10:11, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme, pas intervistës së kryeministrit Rama në televizionin italian ?La 7? se ishte rrahur në ?97-n, është rikthyer debati brenda dhe jashtë parlamentit për atë ngjarje të rëndë. Sali Berisha u shpreh se Rama është rrahur për krim pasioni dhe jo për motive politike, ndërsa shtoi se Fatos Klosi ka dijeni të plotë për ngjarjen në fjalë.

Por, Fatos Lubonja, i cili ka shkruar në një libër për këtë ngjarje, thotë se Rama me shumë mundësi është rrahur për motive politike. Lubonja, që në libër i referohet vetes me emrin ?Qorri?, thotë se u ngashërye kur e pa Ramën të rrahur.

?Pse kishin zgjedhur Edi Ramën? Kush e kishte krye goditjen? Ishte akti spontan i ndonjë militanti fanatik të nxitur nga klima e urrejtjes apo urdhri i dikujt që e kishte programuar qëllimisht? Kësaj nuk mund t?i përgjigjej me siguri, por anonte nga kjo e dyta.

?Nuk ishte e lehtë të rezistoje para asaj fytyre të nxirë e të buhavitur, gjysma e së cilës ishte e mbuluar kryqazi me dy fasha të bardha që takoheshin të gjakosura mbi hundën e thyer?

Edi Rama diç tentoi t?i thoshte, por nuk mund të fliste. Qorrin e pushtoi një ndjenjë e përzier nga ngashërimi, që i ndodhte shumë rrallë. Edi Rama, pasi qe goditur, kishte kryer një akt që iu duk sa i çuditshëm, aq edhe një mrekulli për shtypin.

Ashtu siç kishte qenë, i shpërfytyruar nga goditja, me fytyrën të larë në gjak, nuk kishte pritur të vinte ambulanca, por kishte trokitur te dera e një komshiu të tij fotograf dhe i kishte kërkuar ta fotografonte??, shkruan Lubonja.





Lajmet e fundit nga