web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fushë Krujë/ Digjet një makinë, dyshohet për akte kriminale

20 Shkurt 2015, 09:52, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm është djegur një automjet pranë fshatit Larushkë në Fushë Krujë. Kanë qënë banorët e zonës që kanë parë makinën tip ?BMW? pa targa të djegur terësisht dhe kanë lajmëruar uniformat blu të Fushë Krujës . Nga të dhënat e para, dyshohet se automjeti  është përdorur për akte kriminale, pasi u gjet tek vendi ku u rrëmbye javën e kaluar Enver Stafuka. Policia ka shkuar menjherë në vendngjarje për hetime të plota të ngjerjes, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.





Lajmet e fundit nga