web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyetjet e testimit/ Infermierët: Nuk janë bërë nga profesionistë por nga militantë

18 Shkurt 2015, 08:14, Aktualitet CNA

Qesharake dhe të pakuptimta janë cilësuar nga infermierët pyetjet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për testimin që do të zhvillohet më datë 28 shkurt. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi. Sipas tij, pjesa dërrmuese e pyetjeve janë pa bazë logjike dhe nuk u përgjigjen njohurive që kanë marrë gjatë periudhës së studimit. Ai ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të rishikojë pyetjet.

Infermierët shprehen se në hartimin e pyetjeve nuk kanë dorë profesionistët e vërtetë, por militantë. Janë rreth 1200 infermierë në QSU që do i nënshtrohen testimit që do të zhvillohet në datat 28 shkurt dhe 1 mars.





Lajmet e fundit nga