web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kompensimi i energjisë elektrike/ Kush s'plotëson formularin do kthejë përfitimin

18 Shkurt 2015, 07:37, Aktualitet CNA

ISSH ka nisur ndarjen e kompesimit të dritave për rreth 81 mijë pensionista. Në cdo degë të sigurimeve shoqërore janë shpërndarë edhe formularët që duhet të plotësojnë pensionistët për të marrë 648 lekë/muaj për shkak të rritjes së cmimit të dritave. Por jo të gjithë pensionistët do të jenë përfitues të kompesimit, shkruan e përditshmja ?Panorama?.

Sipas ISSH në rast se pensionistët që do të përfitojnë aktualisht 648 lekë/ muaj për kompesimin e dritave, nuk plotësojnë formularin e ri, atëherë ata do të detyrohen të kthejnë paratë e përfituara. Pra në rast se pensionistët kanë përfituar kompesimin e ri dhe brenda prillit nuk e plotësojnë formularin, apo ndryshojnë kushtet e përfitimit, atëherë ata do të kthejnë ose do t?i mbahet automatikisht nga pensioni shuma e përfituar padrejtësisht. Gjithashtu pensionistët e marrin përfititmin vetëm në rast se nuk kanë asnjë të punësuar në certifikatën familjare.





Lajmet e fundit nga