web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy kolumbianët e kokainës ndryshojnë avokatët

18 Shkurt 2015, 07:51, Aktualitet CNA

Dy kolumbianët e arrestuar në laboratorin e drogës në Xibrakë më 14 janar të këtij viti, kanë marrë si mbrojtës të tyre avokatët e dy të dyshuarve të tjerë të grupit. Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se avokati Ardian Leka që mbron interesat ligjore të të arrestuarit Gentjan Gjonajt, i dyshuar si organizator në këtë trafik ndërkombëtar të kokainës, ka marrë në mbrojtje njërin nga kolumbianët, Cesar Morena. Po ashtu mësohet se mbrojtësi i Ilir Hysenit, i cilësuar si koka e grupit të trafikut të drogës, Ferdinant Doja, ka marrë nën mbrojtje kolumbianin tjetër Valter Morenon.
Të njëjtat burime nga prokuroria pohuan se ndryshimi i avokatëve mbrojtës dyshohet se bërë me qëllim për t?u mbyllur gojën kolumbianëve, që të mos flasin asgjë para hetuesve për bashkëpunëtorët e tjerë të grupit të kokainës.
Fillimisht ata janë mbrojtur nga dy avokatë të zgjedhur kryesisht nga drejtësia shqiptare. Pas bllokimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, autoritetet shqiptarë i kanë kërkuar ndihmë specialistëve amerikanë të DEA-s, apo agjencisë së ngarkuar me luftën kundër trafikut të drogës brenda dhe jashtë të territorit të Amerikës, raporton gazeta ?Sot?.





Lajmet e fundit nga