web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Skandalet në Teatrin Kombëtar janë një turp kombëtar i paparë!

15 Shkurt 2015, 17:44, Politikë CNA

Ish Kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se skandalet që kanë përfshirë Teatrin Kombëtar janë një turp kombëtar i paparë.

Berisha shkruan:

“Pasi larguan nga Teatri artistet me te talentuar, emblemat e skenes se tij, Kumbaro dhe drejtori fitojne dhe ndajne njeri me tjetrin fondet e motres ministre. Per te justifikuar doren ne tave, drejtori medioker kthehet ne artist ne projektet e vellaçko Kumbaros.

Ne mungese te plote transprence, njoftojne se Teatrin Kombetar do ta transferojne ne nje godine afer parkut Zoologjik. Mesa duket aty ku eshte aktualish ne zemer te Tiranes, Rama do ndertoje mdonje rrokaqiell me miqt e tij.

Se fundi, sjelljet e padenja te drejtorit, i cili perdor kritere jo morale ne perzgjedhjen e artisteve, qendrimet e tij ndaj tyre bene qe nje artiste, regjizore e talentuar, e njohur brenda dhe jashte vendit, Sesilia Plasari te braktise ne nje akt te paprecedent shfaqjen! Ajo akuzon Çulin e Rames si njeri me sjellje rrugaçi ndaj artisteve e regjizoreve Artistja e njohur Plarsari denoncon faktin e padegjuar se vendimet ne Teater, provat e shfaqjeve, vleresimin e interpretimeve i ben sekretaja omnipotente e drejtorit, gje qe nuk ka ndodhur kurre ne historine e Teatrit. Rama me vasalin e tij po eleminon gradualisht Teatrin tone kombetar, kete pasuri te pacmuar, simbol i kultures sone kombetare!! sb”





Lajmet e fundit nga