web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A kanë qenë Sali Berisha dhe Edi Rama bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit?

2 Dhjetor 2014, 23:00, Politikë CNA

Procesi i hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të shoqërohej me publikimin e tekstit të plotë, voluminoz, të Platformës së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, që ishte një manual për funksionimin e Sigurimit të Shtetit, si dhe të gjitha udhëzimet e nxjerra në zbatim të kësaj platforme. Platforma dhe udhëzimet e nxjerra në zbatim të saj, përcaktojnë, në përgjithësi, se cilët lloje të individëve do të rekrutoheshin si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, si do të nxiteshin ata me anë të shpërblimeve, nga të cilat pagesa shtesë financiare ishte në fakt më i parëndësishmi, duke qenë shpërblimet kryesore ata që merrnin në karrierën e tyre, kudo që të punonin. Bashkëpunëtori, qoftë pedagog universitar, ose kooperativist në një fshat, nxitej të bashkëpunonte duke u shpërblyer me ecjen para të karrierës së tij në mjedisin ku punonte.
Duke njohur platformën mund të ndërtohet lehtë një ekuacion, në të cilin nga njëra ana të vihen të dhënat e Platformës së Sigurimit të Shtetit, ndërsa në anën tjetër të vihen të dhënat e personit që shqyrtohet për të parë nëse ka qenë ose jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Me këtë metodë mund të zbulohet me siguri absolute nëse dikush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Kështu do të bëhen të pavlefshme ndërhyrjet ilegale që janë bërë në arkiva, duke zhdukur gjurmët dokumentare të bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit të personave të caktuar.
Unë e di se nëse hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit, do të dalë se as Sali Berisha dhe as Edi Rama nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Por, sipas Platformës së Sigurimit të Shtetit dhe udhëzimeve për zbatimin e saj, del me siguri të plotë se Sali Berisha dhe Edi Rama kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Tropoja, vendlindja e Sali Berishës, ishte një zonë e papëlqyeshme për regjimin komunist. Në një shoqëri që jetonte nën një regjim i cili përcaktonte gjithcka që nga vendbanimi i njeriut deri te shkollimi dhe punësimi i tij, një nga kriteret më të sigurt për të parë nëse një zonë e Shqipërisë ishte e pëlqyer ose jo për regjimin komunist, ishte ai se sa njerëz nga kjo krahinë ishin vendosur me banim në kryeqytet, në Tiranë, në kohën e regjimit komunist. Në raport me popullsinë Tropoja ishte rrethi nga ku më së paku njerëz shkuan me banim në Tiranë, në vitet 1944-1990. Prandaj, ata tropojanw tw cilwt u vendoswn me banim nw Tiranw nw kohwn e regjimit komunist, qenw njerwz shumw tw besuar pwr kwtw regjim. Asgjë në historinë familjare të Berishës, nuk tregon që aim und të jetë privilegjuar për shkak të lidhjeve të familjes së tij me regjimin komunist. E shumta që mund të kishte arritur Berisha me ndikimin e rrethit familjar, ishte që të bëhej mjek në spitalin e Tropojës.
Kur një djalë fshatar nga Tropoja, si Sali Berisha, merrte një të drejtë studimi për mjekësi në Tiranë dhe punësohej njëkohësisht si pedagog në Universitetin e vetëm të vendit dhe si mjek, duke nisur një karrierë profesionale dhe akademike, kjo ishte baras sikur një djalë nga Vlora, Gjirokastra, Mallakastra, Tepelena, Skrapari, Përmeti etj., të bëhej Ministër i Shëndetësisë dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH.
Është e vërtetë se Sali Berisha ishte një djalë inteligjent, por këta djem ambiciozë fshatarë, si Sali Berisha, me talent, të lindur në zona që nuk gëzonin besimin e regjimit komunist, qenë pre e parapëlqyer e Sigurimit të Shtetit. Ata qenë shumë të zellshëm në punën e tyre si bashkëpunëtorë, veçanërisht kur arritjet e tyre në karrierën profesionale u jepeshin edhe si shpërblim për bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. Por, mund të thotë dikush, edhe nëse Berisha ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kjo lidhje u ndërpre, kur Berisha u bë anëtar i PPSH. Në Platformë ishte e sanksionuar se me t? u pranuar dikush anëtar partie, ndërpriste bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. Por, në Platformë thuhej se ky bashkëpunim mund të vazhdonte me leje të posaçme nga ana e instancave drejtuese partiake. Dhe për Sali Berishën ky bashkëpunim ka vazhduar për arsye të posaçme.
Sali Berisha ishte i martuar me një grua babai i së cilës kishte lindur jashtë Shqipërisë, në fshatin shqiptar Vuthaj të Malit të Zi, ndërsa nëna e saj ishte serbe. Të dy prindërit qenë a priori njerëz të dyshimtë për regjimin komunist. Normalisht, them sipas normës së punës së Sigurimit të Shtetit, kjo martesë e Sali Berishës, duhet të kishte zgjuar dyshimet e Sigurimit të Shtetit dhe të organizatës-bazë të partisë ku militonte, siç thuhej në gjuhën e kohës, Sali Berisha. Një tropojan, pra një njeri nga një krahinë kufitare me Jugosllavinë, për më tepër një krahinë që nuk gëzonte besimin e regjimit komunist, po martohej me vajzën e një shqiptari të lindur në Jugosllavi, i cili ishte martuar me një serbe! Menjëherë do të lindte dyshimi se përse ky djalë tropojan po e bënte këtë martesë. Kjo do të thoshte se në letër ai duhet të ishte një njeri i dyshimtë për regjimin komunist të Enver Hoxhës, gjatë gjithë kohës. Në atë kohë djemtë ambicioze nga Shqipëria e Veriut, të cilët donin të bënin karrierë, martoheshin me vajza nga Shqipëria e Jugut, familjet e të cilave të kishin lidhje me regjimin komunist. Sali Berisha në fakt u përpoq që të bënte një martesë të tillë. Por atij i erdhi udhëzimi nga Sigurimi i Shtetit që të bënte pikërisht këtë martesë. Fakti është se Sali Berisha nuk pati kurrë probleme për shkak të martesës së tij.
Kriteri më i sigurt për qëndrimin ndaj një personi nga ana e regjimit komunist, ishte nëse ky person lejohej që të udhëtonte jashtë vendit, posaçërisht në Perëndim. Në kohën e regjimit komunist kishte njerëz të cilët qenë në nivelet e larta të nomenklaturës komuniste, por që nuk qenë të besueshëm për t? u lejuar të udhëtonin jashtë vendit, për më tepër në Perëndim. Për të udhëtuar një njeri nga Shqipëria komuniste për në botën e jashtme, kishte dy lloj vizash. Përveç vizës, si të thuash të jashtme, të cilën e jepte ambasada e vendit ku do të udhëtonte personi, duhej marrë edhe viza e brendshme, të cilën e jepte Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, por që në fakt e jepte Sigurimi i Shtetit. Pra, kishte edhe një vizë daljeje nga Shqipëria, përveç vizës së hyrjes në vendin ku do të shkohej. Duke dhënë vizën e daljes Sigurimi i Shtetit bëhej praktikisht garant se personit përkatës mund t? i besohej për të udhëtuar jashtë vendit, domethënë se ky person nuk do të spiunonte për shërbimet e fshehta të huaja dhe se nuk do të arratisej, duke kërkuar strehim politik në vendin ku do të shkonte. Berisha pasi u bë komunist, nisi të udhëtojë jashtë vendit, në Perëndim, në vitet 70-80, madje në një rast qëndroi për rreth një vit në Francë, për një specializim profesional. Drejtuesit e Sigurimit të Shtetit nuk do të guxonin t? ia jepnin vizën një njeriu si Sali Berisha, nëse nuk do ta kishin atë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, të sprovuar në misione speciale.
Prandaj, pavarësisht se dokumentet për bashkëpunimin e Sali Berishës me Sigurimin e Shtetit janë zhdukur, është e sigurt se ai ka qenë bashkëpunëtor. Ai rezulton i tillë me formulën e pagabueshme të Platformës së funksionimit të Sigurimit të Shtetit.
E njëjta logjikë vlen edhe për Edi Ramën. Kryeministri Rama, teknikisht, i përket një familjeje të deklasuar dhe të dyshimtë për Sigurimin e Shtetit. Gjyshi i Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, kishte qenë shofer personal i Mbretit Zog. Gjyshja e Edi Ramës nga babai, Veronika Maria kishte qenë kameriere në oborrin e Mbretit Zog. Kaq mjaftonte që kjo familje të regjistrohej si e deklasuar dhe armike, nga ana e regjimit komunist. Aq më tepër që kjo familje nuk kishte bërë asgjë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare për ta shlyer me gjak këtë të shkuar të saj. Për arsye të veçanta, pinjoj të kësaj familjeje mund të bënin karrierë në kohën e regjimit komunist, por njerëzit e kësaj familjeje, për siguri, do të rekrutoheshin si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit përgjatë shtatë brezave. Edi Rama ishte për regjimin komunist djali i Kristaq Ramës, zyrtarit të lartë të kulturës në Komitetin Qendror të PPSH, skulptorit të oborrit komunist, dhe anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, që nënshkruante dënimet me vdekje, por ishte njëkohësisht edhe nipi i shoferit të Mbretit Zog, si dhe i kamerieres të oborrit mbretëror. Askush nuk do të guxonte të shkelte Platformën e Sigurimit të Shtetit dhe të mos e rekrutonte bashkëpunëtor Edi Ramën.
Sali Berisha dhe Edi Rama kanë qenë të dy agjentë, shkalla më e lartë e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit. Madje agjentë-provokatorë. Të dy kur bëjnë deklarata politike tradhtojnë instruktimin e tyre si agjentë-provokatorë të Sigurimit të Shtetit





23:00 Politikë

Demokrati

Nga Edison YPIDemokrati është edhe sjellësi edhe shpërdorues...

Lajmet e fundit nga