web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Huawei shënon shitje rekord gjatë vitit 2014

28 Janar 2015, 19:15, Aktualitet CNA

Huawei është një nga konkurrentët kryesor për të zënë vendin e tretë, pas Samsung-ut dhe Apple-it, në tregun e telefonave inteligjentë. Kompania është në garë me Xiaomi-n, Lenovo-n edhe disa kompani të tjera. Duke parë rezultatet financiare gjatë vitit 2014, mund të themi me siguri se gjiganti kinez Huawei e ka fituar këtë garë, duke u renditur si kompania e tretë më e madhe në botë për krijimin e telefonave inteligjentë.

Huawei zbuloi se të ardhuart e saj u rritën me 30% në vitin 2014. Si pasojë, kompania arriti të grumbullojë 12.2 miliardë dollarë, një shifër rekord, duke qenë se kompania nuk e ka kaluar asnjëherë shifrën e 10 miliardë dollarëve sa i përket të ardhurave të grumbulluara gjatë një viti. Kompania arriti të shesë 138 milionë pajisje në total gjatë vitit 2014, një rritje me 7.8% nga viti në vit. 75 milionë prej tyre ishin telefona inteligjentë. Huawei shiti 4 milionë telefona inteligjentë Ascend P7 gjatë një periudhe gjashtë mujore, pas daljes në treg në qershor të 2014-ës. Ajo shiti gjithashtu 2 milionë fabletë Ascend Mate7 që nga muaji shtator, kur edhe doli në treg, deri në dhjetor të 2014-ës.

Huawei do të fokusohet në krijimin e pajisjeve me parametra mesatarë dhe të lartë gjatë vitit 2015, duke shpresuar që të shesë më shumë se 100 milionë njësi. Le të shohim se çfarë do të prezantojë Huawei në Kongresin Botëror të Telefonave, që do të zhvillohet në muajin mars





Lajmet e fundit nga