Serbi/ Nikoliç bojkoton inagurimin e homologes kroate
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, nuk do të jetë i pranishë...
Nga Klodian TOMORRI
(Banka e Shqipërisë është angazhuar në një politikë të pastër represioni financiar, nga e cila përfitojnë vetëm bankat private dhe qeveria, por mund të humbasin gjithë të tjerët)
Prej dy vitesh Banka e Shqipërisë është investuar në një kurs të paprecentë të politikës monetare. Përmes 11 vendimeve të njëpasnjëshme, autoriteti i cili qeveris sistemin financiar të vendit, e ka ulur normën bazë të interesit nga 6 për qind që ishte në 2010-ën në 2 për qind aktualisht. Në të 11-ta rastet argumenti ka qenë i njëjtë; masa ndërmerret për të nxitur ekonominë. Ky është objektivi i deklaruar. Por siç e tregojnë numrat, i dështuar me kohë. Ekonomia po vuan dhe lehtësimi i politikës monetare nuk e ka zbutur krizën. Në vend të kësaj, ajo që Banka po bën me uljen ekstreme të normës, është një represion i pastër financiar me rreziqe të shumëfishta për ekonominë.
Përmes uljes agresive të normës në këto nivele, efektivisht Banka e Shqipërisë ka krijuar një taksë të fshehtë, e cila konfiskon pasurinë e qytetarëve që kursejnë për llogari të qeverisë dhe bankave private. Kjo është një taksë tinzare, të cilën publiku shpesh nuk e kupton. Por pikërisht tani, përmes saj banka e Shqipërisë është duke u marrë qytetarëve me dhjetëra në mos qindra milionë dollarë në vit për tja transferuar bankave private dhe qeverisë. Mekanizmi është i thjeshtë. Edhe pse në dukje norma bazë është më e lartë se inflacioni, në tregun e kursimeve interesat realë prej gati një viti kanë hyrë në territor negativ.
Aktualisht në bankat private interesat e depozitave kanë rënë deri në 0.5 për qind në vit, edhe për kursimet afatgjata 5 vjecare. Mjafton një inflacioni vjetor vetëm 2 për qind, dhe ata që kursejnë lekë me këto interesa, jo vetëm që nuk përfitojnë asnjë të ardhur, por humbasin pasi vlera e kursimeve të tyre bie. Për ta thënë shkurt, ata që sot hapin një depozitë 5 vjeçare, me këto interesa dhe inflacionin e pritshëm, në fund do të marrin mbrapsh 10 për qind më pak nga sa kanë kursyer.
Norma bazë e interesit tashmë është një instrument i ezauruar për të mbështetur ekonominë. Banka e Shqipërisë e di këtë. Të gjitha studimet e saj tregojnë se kur norma bie nën nivelin 2.5 për qind, politika monetare nuk ka më fuqi ta ndikojë rritjen ekonomike. Ne e kemi kaluar këtë kufij. Ndaj qëllimi i vetëm i këtij kursi, tashmë është ai i lehtësimit të qeverisë në kurriz të atyre që kursejnë. Në ekonomi, ky njihet si represioni financiar, situata ku banka manipulon tregun për të transferuar pasurinë nga individët tek qeveria dhe sistemi financiar. Në mënyrë tinzare dhe të vetëdijshme.
Prej dy vitesh Banka po përpiqet dëshpërimisht të krijojë rritje artificiale të çmimeve për të inflacionuar borxhin e qeverisë. Kjo politikë duket se do të vazhdojë. Por teksa norma bazë ulet vazhdimisht nga një minimum historik në tjetrin, rreziqet për ekonominë rriten. Normat e ulëta të interesit, krijojnë një sërë rreziqesh. Ato inkurajojnë investimet joproduktive, mbajnë në këmbë biznese të falimentuara. Por mbi të gjitha njerëzit reagojnë ndaj represionit duke i nxjerrë paratë jashtë sistemit. Dhe kjo është duke ndodhur prej disa muajsh.
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, nuk do të jetë i pranishë...
Kompania Apple sapo ka lancuar versionin më të ri të sistemi...
Ceremoni përkujtimore për viktimat e holokaustit mbahet edhe...
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e tij...
Masat e marra për sigurinë rrugore kanë rezultuar me uljen e...
Dhoma Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj për ndryshimet...
Zëdhënësi i partisë konservatore greke ”Demokracia e re”, që...
Sekuestrimi i pajisjeve të lojërave të fatit nuk është harru...
Sikundër zonjat e tjera të para, veshjet e Michelle Obama-s ...
Liderja e re e lëvizjes gjermane antiislamiste, Pegida ka dh...
Pas deklaratës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinis...
U bë më shumë se dhjetë vjet që Konkordi i famshëm u hoq nga...
Në fund të 2014 në Kinë numri i makinave private ka shkuar n...
Deri ditën e zgjedhjeve, kreditorët e huaj të Greqisë ngushë...
Mediat botërore kanë kritikuar veshjen që kishte zgjedhur ba...
Dy persona u vranw dhe shtatë të tjerë u plagosën pas një su...
Sikurse pluhuri i ngjitet euros në çastin kur BQE publikon l...
Protestat e dhunshme, që u zhvilluan në Prishtinë, vetëm sa ...
Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar që ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...