Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Për Vitin e Ri trokiten gotat – me verëz të gazuar apo shampanjë dhe ato përmbajnë, dihet, alkool. Edhe në sasi në vogla ai ndikon në trup dhe tru. Por çfarë ndodh saktësisht?
Vera e gazuar shijon, ngre humorin, ndoshta të bën më të lirshëm dhe të zgjidh edhe gojën – sidoqoftë alkooli që ajo përmban ndikon në tru dhe trup. Fillimisht alkooli depërton në qarkullimin e gjakut përmes mukozave të gojës dhe më pas në zorrën e hollë. Atje ai absorbohet dhe përmes sistemit të gjakut drejtohet për në mëlçi. “Mëlçia është stacioni i parë dhe më i rëndësishëm. Ky organ disponon enzima që mund të shpërbëjnë alkoolin”, shpjegon studiuesi nga Heidelbergu Helmut K. Seitz.
Mëlçia i transporton jashtë trupit lëndët helmuese. Alkooli është një ndër to. Në kalimin e parë përmes mëlçisë ajo nuk e shpërbën të gjithë alkoolin. Një pjesë del sërish jashtë dhe arrin në të gjitha organet e tjera. “Kjo prek p.sh. pankreasin, muskulaturën, kockat dhe sjell ndryshime përkatëse”, thotë Seitz. Alkooli mund të përkeqësojë rreth 200 sëmundje ose madje edhe të shkaktojë.
Çfarë ndodh në tru?
Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit; ndoshta ndjen një lloj qetësie të këndshme. Por teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes. Veçanërisht rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome tek të rinjtë. Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta. Bilanci i trishtuar për vitin 2012: në të gjithë botën abuzimi me alkoolin, aksidentet dhe dhuna nën ndikimin e alkoolit kanë shkaktuar çdo dhjetë sekonda vdekjen e një njeriu. 3,3 milionë vetë kanë humbur jetën për shkak të alkoolit.

Profesori Helmut K. Seitz
Kur alkooli qarkullon në trup ai prek edhe trurin. Rreth gjashtë minuta zgjat derisa ai arrin atje. “Molekula alkool-ethanol është një molekulë e vogël. Ajo është në gjak, në të gjitha pjesët e lëngshme, e tretshme në ujë. Njeriu përbëhet në 70 deri 80 për qind prej ujit, alkooli shpërndahet atje dhe mbërrin kështu në tru.”
Alkooli ndikon të ashtuquajturit neurotransmetues. Këto janë substanca të cilat përcillen në fundet e nervave në sistemin qendror nervor. Nën ndikimin e alkoolit ndodh një përcjellje e gabuar ose e ndryshuar. Kështu mund të ndodhin dëmtime akute. Nëse situata është kronike pra në rast konsumi të rregullt për vite me radhë apo dekada me radhë, dëmet janë respektivisht edhe më të rënda: “Ndodhin çrregullime të mëdha tek vitaminat dhe elementet mineralë që luajnë një rol të madh në sistemin qendror nervor. Vitamina B1 p.sh. është shumë e nevojshme për trurin tonë. Nëse ajo mungon mund të shfaqet sindroma Korsakov-Vernicke.” Kjo është një sëmundje e sistemit qendror nervor. Nga alkoolizmi kemi një mungesë vitaminash dhe kjo nga ana e saj sjell sëmundje. Në tru ndikimet e alkoolit mund të çojnë deri në demencë.
Çfarë ndodh në trup?
Në gojë alkooli sulmon mukozat, për shembull në ezofag. Atëherë trupi nuk mund të mbrohet më nga lëndët helmuese. Mëlçia që është përgjegjëse për shpërbërjen e helmeve është në radhë të parë e zënë me shpërbërjen e alkoolit. Substanca të tjera toksike nuk trajtohen. Ndër të tjera kjo mund të çojë në një inflamacion të pankreasit. “Duhet të sjellim në mendje lloje tumoresh si ato të gojës, të fytit, ezofagut, por edhe tumore të mëlçisë apo të gjirit te gratë. Shpesh harrohet se alkooli është një faktor rreziku për tumoret e gjirit tek gratë dhe edhe një rrezik për zorrën e trashë.”
Në radhë të parë është megjithatë ciroza e mëlçisë. Kur alkooli shpërbëhet në mëlçi, atje çlirohen lëndë toksike. Ato dëmtojnë qelizat e mëlçisë. Afërsisht 20 deri 30 mijë njerëz në vit vdesin në Gjermani për shkak të kësaj ciroze. “Alkooli shpërbëhet në mëlç dhe atëherë mund të mendohet se helmi është zhdukur. Por është një lëndë dytësore që çlirohet. Ky është Acetaldehyd, e cila reagon në shkaqe më të vogla, mund të shkatërrojë shumëçka dhe madje të shkaktojë edhe dëme në kodin gjenetik.” Kemi të bëjmë me një produkt të frikshëm të metabolizimit nga alkoolit, thotë Seitz me tej, dhe një substancë që mund të shkaktojë tumore.
Por alkooli ka edhe një anë të mirë, edhe pse një të vetme, thotë studiuesi i alkoolit: “Ai ka efekt pozitiv ndaj arteriosklerozës, pra kalçifikimit të enëve të gjakut. Kur jemi më të moshuar dhe kemi një rrezik për infarkt apo ndoshta edhe kemi pasur një infarkt, atëherë ndoshta një gotë verë mbrëmjeve nuk është e keqe, por jo më shumë.” Dhe këtë e dinte edhe Paracelcus. Mjeku, shëruesi dhe teologu predikonte që në fillim të shekullit të 16-të: “Të gjitha gjërat janë helm dhe asgjë nuk është pa helm, por doza është ajo që vendos që një gjë të kthehet në helm.” Pra ashtu si për shumë gjëra të tjera: sasia është vendimtare.
Nga Mitro CELA Më 31 dhjetor kryeministri bisedon shtruar me...
Shkelzen Doli dhe Edison Pashkon sot nga Orkestra e Filharmo...
Situata e rrugëve në disa qarqe të vendit vazhdon të mbetet ...
04:00-05:00 | 17:00-18:00“Impossible” nga e Hena ne te Premt...
Një ngjarje e hidhur është shënuar në orët e para të mëngjes...
Personi më i korruptuar i vitit 2014 është shpallur presiden...
Para ikjes nga Shqipëria si ambasador i SHBA-ve, Arvizu ka u...
Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka zgjedhur një mënyrë të veça...
Vetëm 10 minuta pas ndërrimit të viteve ka ndodhur edhe inci...
Foshnja e parë për viti 2015 i përket gjinisë mashkull dhe k...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar në fjalën e sa...
Kryebashkiaku i Tiranes dhe kryetari i PD Lulzim Basha, nepe...
Gezuar 2015 nga Australia...
Përmes një postimi në facebook, Astrit Patozi ka dhënë një u...
George dhe Amal Clooney festojnë së bashku këtë vit festat e...
Nëse ju jeni të ndershëm me veten, atëherë ju e dini se jo t...
Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka prere MUSTAQET. Tas...
Presidenti i Republikes ka uruar sot shqiptaret per vitin e ...
Celuliti ashtu sikurse e dini është ne gjendje te përfshijë ...
Policia e Tiranës, gjatë ditëve të festave të fundvitit, ka ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...