web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cilat janë ushqimet qe ndihmojnë memorien dhe funksionet e trurit fal prezencës se antioksidanteve te fuqishëm?

12 Dhjetor 2014, 08:30, Lifestyle CNA

Ja te gjithë ushqimet qe nuk duhet te mungojnë ne dietën tuaj.

Mesa duket ekziston një diete e pasur me ushqime te cilët ndihmojnë për te parandaluar ne kohe ?rënien? natyrale te trurit. Ja cilat janë ushqimet e duhura qe forcojnë memorien, vëmendjen dhe përqendrimin.

1- Peshku

Peshku është një nder ushqimet qe i bëjnë mire trurit, si salmoni, sardelet, acugat (lloj sardele), skumbri etj janë shume te pasur me acide yndyrore te cilat janë te rëndësishme për funksionin e sistemit tone nervor. Por do te ishte mire qe peshkun te mos e konsumoni te skuqur sepse ne te kundërt do te humbiste vlerat e tij ushqyese.

2- Brokoli

Janë te pasur me vitamine C, forcojnë enët e gjakut duke përfshirë edhe ato te trurit dhe përmirësojnë elasticitetin. Sipas studimeve te ndryshme mesa duke brokoli parandalon edhe rrezikun nga Alzheimer dhe për me tepër gjithmonë sipas studimeve, femrat qe konsumojnë brokoli rregullisht kane një memorie me te mire, vëmendje me te madhe dhe me shume zotësi ne folur.

3- Domatja

Edhe domatja është shume e pasur me antioksidante përveç se dhe me vitamine C, mesa duket është një aleat shume i mire për funksionin e trurit, për me tepër domatja bën mire për lëkurën dhe prostatën.

4- Arrat

Duke qene se janë shume te pasura me omega 3 mund te jene nje alternativ e mire e zëvendësimit te peshkut për ato njerëz qe janë vegjetarian. Përmbajnë vitamine E i cili është një ushqyes i rëndësishëm për trurin. Këshillohet një përdorim modest 4-5 arra janë te mjaftueshme.

5- Shafrani i Indisë

 

Është një erz qe ngjan shume me zaferanon, përmban antiinflamator shume te rëndësishëm për trurin dhe është një fare parandaluesi për Alzheimer.

6- Veza

E verdha e vezës përmban koline një substance e nevojshme për membranat qelizore dhe për mbaresat nervore për me tepër është e pasur me Vitamina E.

7- Agrumet

Limon, portokall, qitro përmbajnë koline një përbërës absolutisht te shëndetshme për hollimin e gjakut te pasura me vitamina C.

8- Frutat e pyllit

Fal prezencës se flavonoideve te cilët janë antioksidante te fuqishëm ruajnë dhe mbajnë ?gjalle? Funksionet e trurit dhe fal prezencës se vitaminës C dhe E forcojnë strukturën e enëve te gjakut.

9- Uji

Qe uji bën mire për shëndetin dhe qe është i domosdoshëm për organizmin tone. Ne fakt edhe një dehidratim i vogël mund te ketë efekte te menjëhershme ne trurin tone.

10- Çaji jeshil

Një antioksidante i rëndësishëm dhe jo me kot ekspertet e këshillojnë te paktën një filxhan ne dite por pa sheqer.





10:52 Lifestyle

Vjehrra dhe nusja

Janë kryer një sërë studimesh nga universitete botërore lidh...

10:04 Lifestyle

Polici dhe femija

Nje femije vete ne pazar, aty shikon nje polic edhe e pyet x...

Lajmet e fundit nga