web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbroni veten kundër viruseve: 5 sende në shtëpi që ju duhet të pastroni më shpesh

7 Dhjetor 2014, 11:02, Lifestyle CNA

Më poshtë keni 5 sende të cilat kanë nevojë të pastohen më shpesh dhe të cilat përmbajnë shumë mikrobe.

Mos prisni për fundjavë apo një pastrim për të pastruar dyert. Pastroni shpeshë pjesën ku ne e prekim me dorë pasi ne sjellim mikrobe nga jashtë të cilat shpërndahen edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Hulumtimet tregojnë se tastiera është sendi më i papastër. Arsyeja është sigurisht duert e palara mjaftueshëm.

Prandaj, çdo dy deri në tre muaj ndoshta duhet të pastoni  tastierën. Ka edhe mjete (kryesisht spray) vetëm për të pastruar tastierë, të cilat mund ti gjeni në dyqane të teknikave. Përveç kësaj, nga koha në kohë ju mund të merrni tastierën dhe ta shkundni në mënyrë që të largoni mbeturinat e grumbulluara në të, si dhe të pastroni tastet me një shtupë pambuku të zhytur në alkool.

Në pajisjet që ne shpehsë fusim duart dhe fytyrën janë mbledhur afër një shumëllojshmëri e baktereve që grumbullohen gjatë ditës. Telefonin në shtëpi është më mirë që ta pastroni me pambuk të zhytur në alkool. Megjithatë, telefon celular ose tableti duhet të pastrohen më zgjuar! Ekrani i telefonit celular duhet të pastrohet me një leckë të butë, në mënyrë ideale me një microfiber ose një tjetër për pastrimin e syzeve, ndoshta duke i shtuar edhe pak sapun të butë.

Shpeshë prekim telekomandën me duart me ushqim, kollitjes me të, etj, Pra kjo është ndoshta një nga arsyet përsesipas hulumtimit, ka më shumë baktere se një vend tualet. Të paktën një herë në javë pastroni atë me një leckë microfiber me pak alkool.

Askush nuk e merrë përsipër pastrmin e çantes sidomos kur kthehet i lodhur në shtëpi! Megjithatë, ne ju prezantojmë këtë praktikë dhe ju do të shihni se ky ritual mund të jetë pjesë e relaksimit, dhe çfarë juve ju nevojitet për të bërë këtë është të merrni një shami të lagur dhe të pastroni çantën!





Lajmet e fundit nga