web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në botë ka 3 miliard përdorues të internetit, shumica në vendet e pasura

6 Dhjetor 2014, 20:50, Aktualitet CNA

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka kryer një studim mbi përdoruesit e internetit në mbarë botën. Sipas këtij studimi rezulton se 3 miliard njerëz janë të lidhur me internetin, një rritje kjo me 6.6% që nga viti i kaluar. Lajmi i mirë është se një masë e tillë aksesimi e internetit mund të ketë një impakt të madh tek femrat, të rinjtë dhe ata persona me aftësi të kufizuara. Lajmi i keq është se interneti nuk përdoret nga ata që vërtet kanë nevojë për të.  Nga 4.3 miliard njerëz që akoma nuk kanë akses në internet, 90% e tyre jetojnë në vende të zhvilluara. Kjo do të thotë që numri i përdoruesve në vendet e largëta apo të varfra është relativisht jo shumë i madh. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit deklaroi se vendet që kanë ambicie për tu futur në tregun e teknologjisë ose që aktualisht janë të zhvilluar në këtë këndvështrim, regjistrojnë rritjen më të shpejtë të numrit të përdoruesve të internetit. Gjithashtu u deklarua se njerëzit që banojnë në zonat rurale ishin më pak të predispozuarit për të pasur akses në internet, sidomos ata në vendet e varfra.  Kjo vjen si pasojë e pamundësisë për të paguar për internet dhe mungesës së infrastrukturës. Për të reduktuar këtë problem, ITU prezantoi një plan që konsiston në rritjen e numrit të përdoruesve të këtyre zonave me 1.5 miliard në 5 vitet e ardhshme duke ofruar më shumë pika shpërndarje të wirelesit. ITU shpreson se duke zbatuar këtë plan do të mundë gjithashtu të ulë kostot duke ju ofruar internet të varfërve.





20:14 Aktualitet

GJYQI I NYRENBERGUT

Në nëntor 1945, 41 vetë qëndronin në bangën e të akuzuarve n...

Lajmet e fundit nga