web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lirohet biznesmeni qe akuzoi Ramen

25 Tetor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimeve hajredin Fratari, i arrestuar dy ditë më parë nga policia nën akuzën e ndërtimit të paligjshëm u lirua me urdhër të prokurorit dhe pa vendim gjykate.

Biznesmeni u arrestua me akuzën e ndërtimit të paligjshëm të një pallati në zonën e Selitës, por sipas mbrojtësit ligjor të 72 vjecarit  arrestimi ishte i paligjshëm.

Sipas policisë, biznesmenit i kishte përfunduar leja e ndërtimit dhe punimet ishin ndërprerë nga INUK në 14 tetor 2014, por biznesmeni Fratari i ka rinisur sërish punimet.

Familjarët e tij pretendojnë se, biznesmeni ka bërë kërkesë për rinovimin e lejes së ndërtimit dhe është në pritje të rinovimit të kësaj leje.

Ka qenë kjo arsyeja sipas familjarëve që punimet kanë vazhduar. Opizita nga ana e saj e quajti hakmarje politike ndalimin e Fratarit. Sipas PD,ai u borgos sepse akuzoi per korrupsion kryeministrin Rama.





22:00 Aktualitet

Zgjohu, mo!

Nga Artan FUGALajme nuk ka.Punë nuk ka ka.Lekë, jo se jo.Kaf...

Lajmet e fundit nga