Krisje PS- LSI
...
Përshëndetje! Këto ditë dy kanë qënë zhvillimet absolute më pozitive për shqiptarët; Kuvendi historik i PartisëDemokratike, të cilin ju e paraqitët gjerësisht për qytetarët e vendit, por zhvillimi i dytë pozitiv ishte edhe konferenca që organizoi Presidenti i Republikës për drejtësinë, në të cilën morën pjesë një spektër i gjërë i faktorëve të vendit dhe faktorëve ndërkombëtar. Mendoj se kjo reformë është një nga kushtet themelore që Shqipëria të hapë negociatat, pra është një reformë e rëndësishme si për sistemin, për gjykatësit, prokurorët, punonjësit e drejtësisë, ashtu edhe për çdo qytetar shqiptar. Reformë e cila, e bazuar në parime të shëndosha europiane, do ta bëjë drejtësinë shqiptare më transparente, më të përgjegjshme, më të pavarur. Por në rast se e ndoqët këtë zhvillim, aty spikati përsëri ajo që unë rëndom e kam quajtur ?scandal based government?. Nuk kishte gjë me skandaloze sesa të dëgjoje fjalën e kryeministrit të vendit. Ishte absolutisht fjala e një të sëmuri psikik, sikur vinte jo nga zyra e kryeministrit, por sikur vinte direkt nga spitali psikiatrik.
Në fjalorin e tij të papërmbajtur dominonte disa herë fjala kancer. Në fjalorin e tij të papërmbajtur cilësohej shumica dërrmuese e gjykatësve, prokurorëve të vendit, si ripërdhunues, rivrasës, duke harruar që këta që të gjithë në darkë kur të kthehen në shtëpitë e tyre kanë familje, kanë fëmijë, të cilët do t?u shtrojnë pyetjet baballarëve dhe nënave të tyre, pse ky njëri ju quan juve rivrasës apo vrasës, ripërdhunues apo përdhunues. Absolutisht në sistemin e drejtësisë ka rivrasës dhe unë janë plotësisht dakord me këtë koncept, por këta janë një pakicë, sepse burgjet e Shqipërisë e faktojnë këtë. Janë me mijëra e mijëra vrasës që vuajnë dënimin dhe ju kujtoj këtu edhe njëherë se nëse në vitin 2008 kishte gjithsej 1800 të burgosur, para një viti kanë qenë 5200 të burgosur, të dënuar të gjithë nga kjo trupë gjyqtarësh, nga kjo trupë prokurorësh. Por a ka gjykatës vërtetë rivrasës? Absolutisht ka. A ka prokuror? Absolutisht ka. Por çfarë po ndodh me ta? Ata po i merr në mbrojtje qeveria. Vetëm para dy muajsh kam denoncuar rastin kur gjykatësi dhe vrasësi i Elbasanit ishte propozuar për masë në KLD dhe Edi Rama urdhëroi ministrin e tij të ndryshojë kërkesën e masës. Vetëm para gjatë muajsh u kërkuan të disiplinohen 10 gjykatës, por pasi i ngrohën xhepat Edi Ramës u ndryshua masa e kërkesës. Kjo është e vërteta. Psei them këto. I them për dy arsye.
Së pari, mendoj se tolerimi i një gjuhe të tillë staliniste apo naziste, quajeni si të doni, nga kryetari i ekzekutivit, është një ofendim i madh, jo vetëm për shqiptarët por për vlerat europiane, të drejtësisë dhe përpjekjet për këto vlera.
Së dyti, dua t?ju them shqiptarëve se është e vërtet që ka gjykatës rivrasës, mund të ketë edhe vrasës po unë po them rivrasës në kuptimin që e tha z. Rama, po është po kaq e vërtetë që në grupin parlamentar të zotit Rama ka vrasës të mirëfilltë. Është e vërtete që ka gjykatës ripërdhunues, por është po kaq e vërtetë që në grupin parlamentar tëzotit Rama ka përdhunues, ka pengmarrës. Është e vërtetë që ka gjykatës që kanëvendosur pasuri në mënyrë të paligjshme, por nuk di asnjë gjykatës që të ketënjë pallat pesë katesh, pa asnjë faturë bankare, tatimore, siç ka bashkëshortjae z. Rama. Është e vërtet që ka gjykatës me pasuri të paligjshme, ndërtimshtëpie, por nuk di ndonjë gjykatës që të ketë deklaruar truallin 2 dollarë atyku shitej minimumi 40 dollarë me dokumente hipoteke siç ka bërë Edi Ramapër truallin e sarajeve të veta. Ky çdo gjë mund të bëjë, por vetëm moral nukmund të shesë dhe u thonë atyre njerëzve, jo skuadrës se avoketërve të pagur tëtij por qytetarëve të thjeshtë, se të besosh se Edi Rama ka ndërmendreformën është njësoj sikur të besosh se do t?ua bëjë shëndetësinë falas Se të besosh se Edi Rama do vërtet reformëgjyqësore reale , është absolutisht njëlloj si të besosh se do të bëjëlegalizimet falas, apo se do të ulë çmimin e energjisë në një kohë kur ai errit atë.
Ajo që ndodhi dje në një konferencë ndërkombëtare, që sigurisht nuk ia ul vlerën, por ajo ishte dëshmia më flagrante e një revanshi skizofrenik ndaj një sistemi që kërkon të zëvendësojë një drejtësi me probleme të padiskutueshme, që nuk mohohen, me drejtësinë e Edi Ramës, e cila është skëterrë e vërtete për çdo qytetar. Në fjalën e tij, ai, në një paranojë të paimagjinueshme u shpreh se Kushtetua dhe të drejtat e njeriut, grupoi të gjitha këto arritje historike të një shoqërie të lire, jane një pengesë e cila duhet të asgjësohet për të realizuar ambiciet e tij për të futur nën sqetull pushtetin e drejtësisë.
Thirrja ime ndaj komunitetit ndërkombëtarë është një qëndrim të prerë ndaj këtij njeriu të rrezikshëm për liritë, për ligjet, për Kushtetutën, për vlerat europiane në Shqipëri. Thirrja ime për socialistët është ta dërgojne të mjekohet, sepse vetëm një i sëmurë psikik mund t?i lejojë vetes fjalë të tilla. Thirrja ime është të procedohet në reformën në drejtësi nëmënyrë të vendosur, të luftohet pa asnjë kompromis korrupsioni, kapja dhe çdo fenomen tjetër i dëmshëm ne drejtësi. Çfarë mund të thuhet për këtë njëri. Imagjinoni ju një kryetar delegacioni të vendit të vetë, sepse në takimin me Stefan Fyle, Edi Rama ishte më i rëndësishmi në tavolinë dhe për rrjedhojë ai ishte kryetari i delegacionit të palës shqiptare dhe opozita shkoi aty për të dëshmuar që nuk mund të ketë pengesa nga opozita në procesin e integrimit megjithë armiqësinë që ka me Edi Ramën, dhe Edi Rama i drejtohet anëtarit të delegacionit të opozitës; – ?pyet Stefan Fylen se e di që këtu kemi deputet të opozitës që kanë vuajtur burg?, në një kohë që nuk ka vuajtur një ditë dënim nga gjykata, një ditë të vetme. Në një kohë kur zotëria është emëruar me konsensus të plotë të dy forcave politike si dhe është emëruar këshilltar nga Alfred Moisiu, etj. Vazhdon pa ndërprerë ?scandal based government?, pra ?qeveri e bazuar ne skandale?.
Çështja e dytë që dua të sjell në vëmendjen tuaj, është dramatike për shqiptarët, është çështja e rritjes ekonomike.
Të nderuar gazetare dhe gazetarë,
Të dashur qytetarë dhe qytetare qëndiqni këtë takim shtypi.
Ne kemi një fjalë, fjalë që mbart një të vërtetë pothuajse absolute, ?gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra?. Tani ju lutem më ndiqni një moment. Në tremujorin e parë, meqenëse nuk kishin asnjë lloj alternative, nxorën në mënyrë marrëzore rritjen ekonomike nominale -1% dhe rritjen ekonomike reale +1.7%. Kjo ishte një gjë qesharake, e turpshme, që nuk mund të ndodhte vetëm në një rrethanë, nëse shpërthejnë shatërvana të mëdha nafte, po të dilnin miniera të mëdha diamantesh apo floriri në të cilat të krijohet një prodhim i madh dhe ato e përmbysin situatën në këtë mënyrë, po në rast tjetër kurrë. Çfarë ka ndodhur tani. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Kanë tre muaj që merren me shifrat e tremujorit të dytë dhe prap së prap ju del Papandreu, del reçension, del dramë e vërtetë për shqiptarët. Ju të gjithë e ndieni, e dini, sepse ju gjithë ditën bisedoni me qytetarët, bisedoni me biznesmenët. Sot nuk ka biznesmen që të thotë se është pa punë, se këtu nuk punohet, apo se këtu janë mbyllur të gjitha shtigjet. Kjo është universal. Por shifrat janë kokëforta. Detyrohet të pranojnë se kemi rënë në reçension dhe se ka një rritje ? 61%, ky është prapë mashtrim. Ku e bazojnë mashtrimin. Këta zotërinj na thonë se nuk është më e madhe se kaq reçensioni, për arsye se shërbimet e tjera, ku futet arsimi, shëndetësia, etj, bënë bum të jashtëzakonshëm këtë tre mujor. Dëgjoni sa e bukur është kjo. Këto shërbime të tjera, kanë qenë në tre mujorin respektiv të vitit 2013 me një kontribut prej 093 dhe ky kontribut, sipas tyre, plasi, shpërtheu si shatërvan, dhe ka arritur ne 4.55 na është rritur 5 herë. E kuptoni ju? Po si ka mundësi do të thoni ju? Si ka mundësi që Gjergji i Ramës, që kishte dalë dje vetë si meit me dy të tjerë anash që i kishtesi robër lufte, si dëshmitarë të rremë, për t?u bërë vetë i besueshëm. Si ka mundësi? Sepse gënjeshtra sjell gënjeshtrën. Këtu keni numrin e të punësuarve. Në tremujorin e e parë të vitit 2013, Gjergji i Ramës na thotë se ka 935 mijë e 600 të punësuar. Kaq thonë ata se ka. Po çfarë na ndodh në tre mujorin e dytë? Plasi puna!
Në tremujorin e dytë thonë se ka 1 milion e 6307 të punësuar ose në tre muaj janë punësuar 70 mijë e 707 punonjës. Në fakt janë Zero! Po ku janë punësuar? Janë punësuar në ndërtim thonë, ndër të tjera, kur ndërtimi këtu ka rënie pikiat. Këtë numër punonjësish të falsifikuar këta e fusin në modulin e shërbimeve dhe prandaj na nxjerr këtë. Kemi tani më shumë, 70 mijë e 700 arsimtarë, mjek, infermiere, sanitarë. Plasi! U bë Shqipëria arsim, shëndetësi, në tre muaj. Këta janë të papërgjegjshëm dhe qesharak.
Jua bëra këtë për të treguar se çfarë statistike, sa të paskrupull janë këta në paraqitjen e statistikavethemelore të shtetit. Këto janë statistika themelore të shtetit. Çdo të thotëkjo? Unë nuk dua të bëj as profetin as kasandrën. Kurrë! Sepse sa herë që tentoj dështoj, ndaj dhe unë kam mësimin tim. Por një gjë dua të them. Kur këta zotërinjtë sollën dekretin e parë në Parlament e quajta ?dekretin e gropës?. Pse? Sepse e rritën ne 4 muaj, pa asnjë nevojë, 420 milion borxhin. Vazhduan me buxhetin tjetër. Rama tha se tani jam kryeministër dhe po përdor fuqinë time ekzekutive për të thënë se ky buxhet është më i madhi. Pra tha se do bëj buxhetin më të madh në histori. Po si e bëri? Duke marrë borxh 1.2 miliard dollarë. Po të kishin dy pare mend, kjo mund të nxiste rritjen, të paktën vitin e parë, paçka se të bën gjëmën vitet e tjera. Po në vitin e parë kishte rritje padiskutim, futej në investime, mbahej solide kontributin e rritjes publike në rritjen e përgjithshme dhe kjo nxiste rritjen. Kurse këta çfarë bënë? Këtaborxhin e morën dhe investuan gjithsej vetëm 35% të planit. Investuan vetëm 1/3e asaj që këta duhet të investonin, sepse nuk janë qeveri. Dhe erdhi reçensioni, në mënyrë të pabesueshme, dhe unë e deklarova edhe ne parlament se ne do të ecim drejt recensionit, por të them të drejtën vitin e parë nuk e parashikova. Se viti i parë, ky borxh që merret futet në investime, dhe viti i parë mban rritjen, nuk ka diskutim. Ky e jep efektin e tmerrshëm pas dy-tre vitesh sepse do të detyrohesh të marrësh taksa më shumë për ta paguar dhe atëherë fillon spirali që vithisesh, filloi që ketë vit, filloi me këtë tre mujor. Rrokullisën vendin në mënyrën më të pamëshirë. Çfarë do të thotë reçension? Reçension do të thotë mjerim. Po pse mjerim? Sepse reçesionin ata që janë me të ardhura të mesme dhe të larta e ndjenë pak, sepse ata kafërdisen, po tmerr është për ata që janë me të ardhura të ulëta dhe të papunë. Ata që janë me të ardhura të ulta, ata rrezikojnë të humbasin vendet e punës, sepse ky është rasti i parë në botë, është për guiness, që recensioni këtyre u shoqërohet me rritje të punësimit. Reçensioni shoqërohet me rënie dramatike të punësimit, reçensioni shoqërohet me rënie dramatike të blerjeve, reçensioni shoqërohet me rënie dramatike të ekonomisë. Këta thonë për bujqësinë. Mburrej ai dje për bujqësinë. Sa e kishte bujqësinë? E ka 3.18. Bujqësia gjithmonë ka një ciklitet. Një vit shumë të mirë një vit jo kaq të mirë, është ligj në gjithë statistikën. Ky thotë se bujqësinë e kemi shumë mirë. Po ja që bujqësia që ky thotë se e ka 3.18 ne në vitin 2012 e kemi patur bujqësinë 4.36, pra e kemi patur shumë më mirë ndaj nuk është e vërtet që bujqësia është mirë, edhe bujqësia është jo mirë, sepse është në vitin e saj më të mirë, pasi në cikël ky vit i takon të jetë viti i saj më imirë.
Na gajasi dje kur ky zotëria pretendoi se kjo situatë vjen pasi krahasohet me vjet që ka pasur shumë shpenzime në tremujorin para zgjedhjeve, dhe ato kanë qenë 3.27. Po ju them këtyre zotërinjve se në tremujorin e vitit 2008 kanë qenë 8.7, në tremujorin evitit 2011 kanë qene 5.8, pra kanë qenë shumë më të mëdha sesa vjet. Këto janë veçse llogaritje të gënjeshtarëve analfabet që nuk dinë nga t?ia mbajnë dhe nxjerrin çdo lloj gënjeshtre në treg. Tha se janë si shifrat gjermane, por po i rikujtoj më gjërë atij. Me 30 maj 2013 ka një deklaratë publike, ka njëvizitë të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë në Gjermani, ka një takimme ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, ka një marrëveshje të nënshkruar midis dy qeverive për bashkëpunim, ka një kënaqësi të veçantë të shprehur nga qeveria gjermane për bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në fushën e luftës kundër krimit dhe ka një deklaratë ku thuhet se ?Shqipëria nuk është më vend burim i prostitucionit?, origjinë e trafikut të prostitucionit.
Këto të gjitha janë të vërteta, nuk ka diskutim që ka pasur probleme, por problemet e mëdha janë probleme të lidhura direkt me qeverinë e Edi Ramës, me parlamentin e inkriminuar të EdiRamës.
Vijmë tek e treta, që është po kaqe dhimbshme. Më vjen keq që mediat injorojnë çështjet më kryesore dhe shkojnë dhe merren me çështje dytësore, pasi bëjnë mëkat para publikut. Dje, përveç recensionit që ishte një lajm dramatik por që e kishim paralajmëruar tre muaj para dhe ka qenë rreth -2.7 dhe ky është rreth -2 e ca, nuk është kaq kurrë, lajmi tjetër dramatik ka qenë 6-fishimi i azil kërkuesve në 6 muaj. Unë e kam ndjekur këtë fenomen, këtë dukuri, me shumë shumë vëmendje gjatë këtyre muajve dhe në mënyrë absolute po ecim drejt rikthimit të vizave.
Më vjen keq që unë të paralajmëroj një gjë të tillë. Nuk më shkonte mendja kurrë se do të arrinte. Po unë paralajmëroj sepse kam shumë të dhëna. Mekanizmi i ri i vizave është i gatshëm, kuadri është i përgatitur dhe ju garantoj se Shqipëria do të jetë vendi i parë. Pse? Sepse Shqipëria, nga një vend jo problem, e shprehur në mënyrë të përsëritur, sot normalsht zë vendin e dytë me 8300 azilkërkues, kundrejt Serbisë që ka mbi 10 mijë, por Serbia ka dyfishin e numrit të popullsisë me Shqipërinë. Në këtë kontekst, me këto ritme, Shqipëria do të tejkalojë çdo vend tjetër të rajonit dhe ky është një shqetësim shumë i madh, për jo një por për disa nga qeveritë e Bashkimit Europian dhe mekanizmi i vendosjes së vizave është absolutisht real nëse nuk merren masa drastike për të ndryshuar situatën, çka nuk po ndodh.
Së pari; unë ju bëj thirrje qytetarëve shqiptar. Unë kuptoj motivet që ju çojnë ju drejt vendeve të tjera për të kërkuar strehim politik, por dëmin që ju i bëni vendit dhe shoqërisë me nxitjen e vendimit për rivendosjen e vizave është për mua një krim i vërtetë ndaj shoqërisë dhe vendit dhe duhet të hiqni dorë nga kërkesat për azil politik. Ju vërtet krijoni një favor të përkohshëm por dënoni shqiptarët në mënyrë më të pamerituar. Ajo është një arritje e shekullit për qytetarët ekëtij vendi, të cilët e kanë pasur më të nevojshme se të gjitha kombet e tjera.Dhe tani të shkojmë dhe të kontribuojmë sejcili negativisht dhe të nxisim këtë, është me të vërtetë një akt shumë shumë i rëndë. Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë gjithçka të dalin të shpëtojnë nga kjo qeveri, e cila nuk meriton të qeverisë qoftë edhe një ditë të vetme më. Të kuptojnë se në një vendtë stërkequr ka një ndjeshmëri më të ulët sesa të zakonshme për të keqen. Rëndom ndodh që tregohet një tolerancë që nuk duhet të tregohet kurrë ndaj korrupsionit, rëndom ndodh që vese të rënda, akte shumë të rënda korruptive apo lidhje të tjera me krimin të politikanëve të kalohen me një qeshje, por këto kanë një çmim shumë të shtrenjtë. Kombet e qytetëruara duhet të qëndrojnë në mënyrën më të fuqishme ndaj këtyre akteve dhe koha fton për një protestë të përgjithshme mbarë popullore, për t?u ndarë sa më shpejt nga kjo aleancë, që e quajti veten haptas dhe publikisht ?aleanca e qelbësirave? dhe që vazhdon të kundërmojë në skenën politike shqiptare dhe më gjerë në mënyrën më të paimagjinueshme.
...
Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë Arben Ahmetaj deklaroi sot...
INSTAT-i i qeverisë njoftoi dje rezultatet për vlerësimin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi përmes nj...
Arben RISTANIKemi mungese drejtesie ne vend, drejtesi te kor...
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PS-së është shoqë...
Arsimi shqiptar duhet të zbatojë një model të qendrushëm nga...
Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet të zgjerojë kompetencat d...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nëpërmjet rrjetit soci...
Nje nje postim te disa muajve me pare ne rrjetin social Face...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përme...
·Opozita ka vizionin, platformën dhe vullnetin për një refor...
Zv. Ambasadori amerikan në Tiranë Henry Jardine ka drejtuar ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa përsëriti vul...
Kreu i shtetit në fjalën e tij që celi tryezën disa orëshe t...
Në fjalën e tij, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, duke e cilësuar ...
Për kryeministrin Edi Rama, tryeza e thirrur nga Presidenti ...
Ish Ministri i Inovacionit Genc Pollo duke folur për median ...
Kryetari i MEGA, partisë rivale të PBDNJ për minoritetin gre...
Nga Spartak NgjelaKryeministri Rama kërkoi të emërojë në pos...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...