Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
INSTAT-i i qeverisë njoftoi dje rezultatet për vlerësimin e ecurisë së ekonomisë kombëtare për 3 Mujorin e dytë të 2014, duke konfirmuar atë që qytetarët shqiptarë si konsumatorë dhe njerëzit e biznesit e kanë thënë dhe e thonë çdo ditë: ekonomia e vendit në tremujrin e dytë të këtij viti ka rënë me -0.61 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. E thënë ndryshe, INSTAT-i i qeverisë, edhe pse me metodikë të modifikuar në përllogaritjen e treguesit sintetik të ekonomisë, nuk mundi dot t?i mbajë më iso kryeministrit dhe tellallëve të tij në paradën e përditshme mediatike për gjoja suksese dhe progres.
Sipas rezultateve të raportuara, rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto me -0.61 pikë përqindje, nga 2 pikë përqindje që ka programuar qeveria, përbën paralajmërimin fatkeq për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë së vendit. Kjo para së gjithash për faktin se degët kryesore të ekonomisë, ato që krijojnë punësimin dhe garantojnë qëndrueshmëri, kanë pësuar rënien më të madhe.
Industria gjatë tremujorit të dytë të këtij viti shënoi një rënie prej 1,29 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013. Dhe për më tepër, brenda këtij grupi, rritja në industritë e nxjerrjes së mineraleve me 7.56%, nuk mundi të mbulojë rënien e thellë në industritë përpunuese me -6.62% apo të energjitikës me -29.20%.
Dega e ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2014 shënon një rënie prej 22,39 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013, çka përbën gjobën e rëndë që duhet të paguajë ekonomia e vendit për shkak të politikave bllokuese në investimet publike, veprimeve antiligjore dhe terrorit policor në ndërtimet e qytetarëve.
Dega e Transportit, shënon një rënie me 23,05% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare, duke dëshmuar kështu se rënia në qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve në nivele të tilla, përbën faktin e autentik të zvogëlimit të këmbimeve tregtare dhe të konsumit.
Me rënie prej -1.02% janë edhe Posta dhe Komunikacioni. Të vetmet degë me rritje sipas INSTAT-it të qeverisë janë Bujqësia me 3.18, Tregëtia dhe hoteleritë me 7.09 dhe shërbimet e tjera me 4.55%.
Të dhënat tronditëse për ecurinë e ekonomisë së vendit përgjatë këtij viti, në të vërtetë nuk kanë qenë as të papritura dhe as të panjohura për qytetarët shqiptarë. Sadoqë Rama kërkon ti fshehë sirtarëve të zyrave apo xhepave të qeveritarëve, qytetarët ia kanë lexuar dhe i dinë, sepse ata shohin sesi çdo ditë humbin vendet e punës, sesi çdo ditë u rriten çmimet, u pakësohen të ardhurat, u rriten taksat, u shtohet pasiguria për të nesërmen. Prej rreth një viti bankat kanë bllokuar, bile ulur kreditimin e ekonomisë, investimet në ekonomi janë mëse përgjysmuar, investitorët e huaj po largohen nga vendi.
Dhe shkaktarja kryesore e kësaj rrokullisje fatkeqe të ekonomisë së vendit, është vetë qeveria, janë rritjet progresive të taksave që skanë të ndalur, është pasiguria e përgjithshme që vjen nga arbitrariteti i qeveritarëve që nuk njohin më ligj; është brutaliteti i Ramës dhe shpurës së tij që ka krijuar një atmosferë asfiksuese për ekonominë e biznesin, është revanshi i pafre për tu hakmarrë ndaj çdo gjëje të aritur deri më sot nga shqiptarët.
Në tre tremujorë të qeverisjes Rama, dy janë me rënie ekonomike. Prisni se skeni parë asgjë akoma.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi përmes nj...
Arben RISTANIKemi mungese drejtesie ne vend, drejtesi te kor...
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PS-së është shoqë...
Arsimi shqiptar duhet të zbatojë një model të qendrushëm nga...
Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet të zgjerojë kompetencat d...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nëpërmjet rrjetit soci...
Nje nje postim te disa muajve me pare ne rrjetin social Face...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përme...
·Opozita ka vizionin, platformën dhe vullnetin për një refor...
Zv. Ambasadori amerikan në Tiranë Henry Jardine ka drejtuar ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa përsëriti vul...
Kreu i shtetit në fjalën e tij që celi tryezën disa orëshe t...
Në fjalën e tij, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, duke e cilësuar ...
Për kryeministrin Edi Rama, tryeza e thirrur nga Presidenti ...
Ish Ministri i Inovacionit Genc Pollo duke folur për median ...
Kryetari i MEGA, partisë rivale të PBDNJ për minoritetin gre...
Nga Spartak NgjelaKryeministri Rama kërkoi të emërojë në pos...
Ish-kryeministri i vendist Sali Berisha ka shkruar ne rrjeti...
Kryetari i PD dhe Bashkise te Tiranes Lulzim Basha i pergjig...
Përfundon afati i aplikimeve pranë Presidentit të Republikës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...