web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ISIS i presin kokën një tjetër gazetari amerikan, Steven Sotloff

2 Shtator 2014, 17:35, Kosova & Bota CNA

Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video, ku tregohet se si ata i presin kokën një tjetër gazetari amerikan, Steven Sotloff.

Gazetari mbahej peng nga militantët islamikë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ata po konfirmojnë raportimet.

Sotloff u zhduk në Siri në vitin 2013.

Ai u shfaq në një video muajin e shkuar, kur militantët islamikë vranë kolegun e tij, James Foley.

Pas vdekjes së gazetarit Foley, nëna e Sotloff i bëri thirrje liderit të ISIS, Abu Bakr al- Bahdadi që të shpëtonte jetën e të birit.

SHBA kanë kryer së fundmi një seri sulmesh nga ajri mbi objektivat e ISIS në Irak.

Korrespondenti i BBC për sigurinë tha se prerja e kokës është një mënyrë hakmarrje e ISIS ndaj SHBA.





13:40 Kosova & Bota

Mësimet nga lufta

Më 1 shtator të vitit 1939 Gjermania nisi Luftën e Dytë Botë...

Lajmet e fundit nga