Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë të qartë evropiane dhe me plan të saktë kohor. Kjo nuk duhet të degradojë në një perspektivë fiktive, e cila të serviret rregullisht me gjysmë zëri si një gjest simbolik. Pavarësisht veljes prej zgjerimit që ndihet kudo në popullsinë gjermane, qeveria gjermane duhet ta mbështesë në mënyrë aktive perspektivën e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE. Kjo nuk është lëmoshë për vendet e varfëra në juglindje të këtij kontinenti. Jo, afrimi me BE është në interesin e Gjermanisë. Politikisht, strategjikisht, në kuptimin e sigurisë dhe atij ekonomik.
Këtë mendim e shprehën edhe përfaqësuesit e ekonomisë gjermane në Konferencë. Natyirsht që ata mendojnë edhe për avantazhet e vetan dhe në radhë të parë kanë interesa për tregjet e reja dhe zonat e prodhimit me kosto të ulëta dhe me fuqi punëtore të kualifikuar mirë. Këto deklarata kanë edhe efektin e një sinjali të fortë politik, sepse bosët e ekonomisë nuk hezitojnë që të flasin hapur për problemet si: mungesa e shtetit ligjor, luftimi i çalë i korrupsionit, dobësitë lidhur me sigurinë e investimeve dhe infrastruktura e keqe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesit e ekonomisë e ngrenë shumë më tepër zërin me kërkesën për reformat e nevojshme dhe nuk kujdesen shumë për doket e diplomacisë. Ndaj edhe üpër këtë ishte e rëndësishme, që çështjet ekonomike ishin pikërëndesë e konferencës. Papunësia e lartë, problemet e mëdha sociale dhe varfëria janë rreziku më i madh për stabilitetin e shumë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Vendosmëria e Berlinit
Njëkohësisht nuk duhet të nënvleftësohet në asnjë mënyrë rëndësia strategjike e afrimit të këtij rajoni në BE. Në sfondin e zhvillimeve dramatike në Ukrainë, pavendosmëria e Berlinit sa i përket antarësimit të mundshëm të këtyre vendeve bëhet edhe më e pakuptueshme. Ky qëndrim me gjysmë zemre ka qenë kundërproduktiv dhe për këtë arsye mbështetja e deklaruar tani qartë prej kancelares është në fakt një shpresë e re për të gjithë rajonin.
Disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar investime kohët e fundit edhe në vende të tjera të botës. Dhe i kanë marrë këto investime. Nga Rusia, Kina apo dhe nga Turqia e vendet arabe. Serbia është shembulli më i mirë i të tilla zhvillimeve, por të ngjahsmejanë zhvilliemt edhe në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kjo nuk duhet t’u merret për keq këtyre vendeve, sepse gjendja në tregjet e tyre të punës punës është aq katastrofale, sa çdo investim pranohet me mirënjohje dhe pa asnjë mëdyshje. Gjithashtu partnerët e rinj nga ana e tyre nuk shtrojnë pyetje të lidhur me demokracinë apo lirinë e shtypit, që i venë këto vende në siklet.
Benjamin Pargan
BE-ja e velur prej zgjerimit
Edhe më të rëndësishme janë premtimet nga Berlini për mbështetje konkrete në projektet e mëdha të infrastrukturës si dhe për afrimin e vendeve, të cilat ende nuk janë në BE, edhe më shumë ekonomikisht e politikisht me BE-në. Kjo me siguri që nuk do të jetë e lehtë, sepse afrimi me BE-në mund të arrihet vetëm me mbështetjen e plotë të qeverive përkatëse. E pikërisht kjo duket – krahas veljes prej zgjerimit në vendet e mëhershme anëtare – të jetë një nga problemet e mëdha. Disa përfaqësues qeverishë, që ishin të ftuar në konferencën për Ballkanin Perëndimor, nuk janë partnerë të besueshëm për Berlinin dhe Brukselin. Për shumë prej tyre ka dëshmi që janë të korruptuar. Disa prej tyre, madnje përfaqësues të nivelit të lartë, shpesh thonë në Berlin atë që duan të dëgjojnë prej tyre partnerët e bisedimeve, ndërsa në vendin e tyre vazhdojnë të ndjekin politikën, që nuk ka të bëjë aspak me integrimin europian. Madje disa syresh vitet e fundit nga shpresa e madhe europiane që kanë qenë janë kthyer në diktatorë të vegjël. Këtyre njerëzve duhet t’u bëhet e qartë, se ky populizëm banal dhe futja e mediave nën tutelë janë në dëm të objetivit që synohet të arrihet. Mbetet të shpresohjmë, që pala gjermane si organizatore e kësaj nisme në bisedimet direkte t’i shtrojë edhe kto çështje të pakëndshme. Për shembull mosrespektimin e të drejtave të minoriteteve në shumë shtete të Ballkanit Perënimor. E të shpresojmë gjithashtu, se të ftuarit e kanë kuptuar, që nacionalizmi i verbër dhe nxitja kundër homoseksualëve nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat evropiane.
Perspektiva e qartë europiane për vendet e këtij rajoni e theksuar prej kancelares Merkel është dhe mbetet një deklaratë ambicioze. E diskutueshme është jo vetëm nëse vendet kandidate për antarësim brenda një kohe të parashikueshme do të mund dhe duan t’i realizojnë detyrat e shtëpisë. Por nga ana tjetër e tryezës të enjetn në Berlin ishin ulur edhe shumë përfaqësues qeverishë, të cilët janë mjaft mirë në dijeni pë rshqetësimet e popullsisë gjermane. Ata e kanë të qartë, se duhet t’i vlerësojnë me seriozitet këto shqetësime dhe se numri i azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia si dhe të ashtuquajturit emigrantë të varfërisë nga Rumania e Bullgaria mund të shkaktojnë frikëra të tjera. Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor që u proklamua fort këtë të enjte mund të kthehet në një sprovë të vërtetë për qeverinë gjermane.
Zvicra ka gati 8 milionë banorë. Pothuajse po kaq të rinj në...
Një javë para samitit të NATO-s në Uells, disa ditë para viz...
Vlladimir PutinDeklarata e Presidentit Putin u publikua në f...
Kombet e Bashkuara thanë sot se 43 nga paqeruajtësit e saj j...
Vitin e kaluar, Christine Lagarde arriti të shpëtonte prej n...
NATO me sa duket do ta bëjë përsëri mbrojtjen e përbashkët s...
Në lindje të Ukrainës vazhdojnë luftimet nö mes ushtarëve uk...
Qëllimi i takimin kokë më kokë mes kreut të Kremlinit Vladim...
Çfarë kanë të përbashkët Franca dhe Spanja? Të dyja vendet k...
Pritshmëritë nga takimi në Minsk mes presidentit rus Vladimi...
Rritet lista e atyre shteteve që duan të mbështesin me armë ...
Poroshenko dhe PutinNegocatat direkte mes Rusisë dhe Ukrainë...
Presidenti i Francës, François Hollande e ka ngarkuar mandat...
Forcat elitare britanike dhe trupat speciale amerikane do të...
Një zyrtar i lartë ukrainas tha sot se tanke dhe automjete t...
Një tërmet i fortë prej 6,9 ballësh ka tronditur jugun e Per...
E gjitha ndodhi brenda pak minutash, dhe prandaj edhe lind e...
Situata në botë nuk është aspak më e mirë sesa para fillimit...
Ndërkohë që forcat speciale britanike vazhdojnë gjuetinë për...
Shërbimet e sigurisë po përpiqen të identifikojnë militantin...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...