“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Presidenti Barack Obama thotë se anëtarët e Kongresit, që janë me pushime këtë muaj, nuk do të lihen jashtë ndonjë vendimi të rëndësishëm lidhur me politikën amerikane ndaj grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri. Disa ligjvënës po i bëjnë thirrje Kongresit të zhvillojë debat dhe të votojë mbi një zgjerim të mundshëm të operacionit ushtarak, kur anëtarët e Kongresit të kthehen në punë në shtator.
Një grup i vogël, por i përbërë prej ligjvënësish nga të dyja partitë po i bën thirrje Kongresit të debatojë dhe votojë në se Presidenti Obama duhet, ose jo të autorizojë zgjerimin e operacioneve ushtarake amerikane kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak, ose ndoshta edhe matanë kufirit, në Siri. Një prej tyre është kongresmeni republikan Walter Jones i Karolinës së Veriut, i cili komentoi të premten për Zërin e Amerikës:
“Mund ta dini se unë ju bashkova ligjvënësve demokratë Jim McGovern dhe Barbara Lee për t’i shkruar një letër Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Boehner, për t’i kërkuar atij që të zhvillohet një debat në Kongres mbi një rezolutë, ku t’i thuhet Presidentit që për çdo zgjerim i veprimeve tona ushtarake në Irak, apo në rajone të tjera, se ai duhet t’i kërkojë mbështetje Kongresit.”
Administrata tashmë ka autorizuar vëzhgimin e fluturimeve mbi hapësirën ajrore të Sirisë, dhe disa ligjvënës republikanë po i bëjnë thirrje presidentit të ketë një strategji gjithëpërfshirëse, jo thjesht ta shkatërrojë Shtetin Islamik, por të mposhtë grupin ekstremist suni, para se ai të përbëjë kërcënim për Shtetet e Bashkuara.
Disa republikanë shfrytëzuan një koment që bëri presidenti të enjten, i cili u shpreh se nuk ka ende një strategji për t’iu kundërvënë militantëve islamikë, duke e cilësuar këtë diçka shqetësuese.
Zoti Obama shpjegoi se është duke punuar për një strategji me këshilltarët e tij të lartë ushtarakë dhe me aleatët. Ai tha se një veprim nga Kongresi do të ishte parakohshëm tani për tani;
“Ne duhet të sigurohemi se kemi plane të qarta, të cilat jemi duke i zhvilluar. Atëhere unë do të konsultohem me Kongresin dhe do të sigurohem që zërat e tyre do të dëgjohen. Por unë nuk kam pse t’i kërkoj Kongresit të veprojë, para se të di me saktësi se çfarë do të na kërkohet për ta kryer misionin tonë.”
Presidenti Obama tha se anëtarët e Kongresit patjetër që do të duhet të përfshihen në këtë çështje, ligjvënësit tha ai, do të duhet të autorizojnë fondet për sulme ajrore nga SHBA kundër Shtetit Islamik.
Tani nuk mund të mohohet më se Rusia po zhvillon luftë kundë...
Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të merren në t...
Thuhet se e vërteta të cliron. Por për shumëkënd, mashtrimi ...
Vetëm pak muaj më parë, udhëheqësit e Eurozonës besonin se, ...
Sipas disa zyrtarëve dhe ish –zyrtarëve amerikanë, të njohur...
Vajza e Saddam Hussein kërkon hakmarrje. Me milionat e saj, ...
NJE “FJALOR” I KRIZES NE LINDJEN E MESMEMesopotamia – “Skena...
Turistëve, që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në sezonin v...
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë ...
Zvicra ka gati 8 milionë banorë. Pothuajse po kaq të rinj në...
Një javë para samitit të NATO-s në Uells, disa ditë para viz...
Vlladimir PutinDeklarata e Presidentit Putin u publikua në f...
Kombet e Bashkuara thanë sot se 43 nga paqeruajtësit e saj j...
Vitin e kaluar, Christine Lagarde arriti të shpëtonte prej n...
NATO me sa duket do ta bëjë përsëri mbrojtjen e përbashkët s...
Në lindje të Ukrainës vazhdojnë luftimet nö mes ushtarëve uk...
Qëllimi i takimin kokë më kokë mes kreut të Kremlinit Vladim...
Çfarë kanë të përbashkët Franca dhe Spanja? Të dyja vendet k...
Pritshmëritë nga takimi në Minsk mes presidentit rus Vladimi...
Rritet lista e atyre shteteve që duan të mbështesin me armë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...