Laborator për kursim të energjisë në ndërtesa
Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në SHBA konsumohet në...
Të parët që ngritën shërbime të fshehtë ishin popujt e Mesopotamisë së lashtë dhe perandori Diokleziani e bëri institucion. Por tani nuk ka më as Mata Hari e as James Bond: informacionet kapen përmes exabyte-ve në internet
Strategu ushtarak kinez Sun Tsu e kishte kuptuar që në shekullin V p.e.s. kur shkruante: ?Sovranët e iluminuar dhe gjeneralët e zotë që do të arrijnë të rekrutojnë agjentë mendjemprehtë si spiunë të tyre, janë të destinuar të kenë një sukses të madh?. Spiunazhi i ka rrënjët e lashta: u krijua fillimisht në Mesopotami dhe praktikohej në Egjiptin e lashtë. Cezari e përçmonte, por Diokleziani e bëri institucional, duke krijuar një departament të posaçëm në brendësi të administratës perandorake romake. Elisabeta I krijoi shërbimin e fshehtë britanik, dhe pikërisht në oborrin e saj u krijua figura e shërbyesit të shtetit, i specializuar në praktikën e spiunazhit, përkundër paragjykimeve moraliste që stigmatizonin figurën e spiunit. Sot jemi dëshmitarë të një tjetër hapi evolues, në të cilin veprimtaria e spiunazhit është duke u shkëputur prej elementit njerëzor. Nga kulti romantik i Mata Harit tek James Bondi, tek akseleratori bërthamor i internetit dhe profeti i tij Eduard Snouden, në të cilin interesat e politikës janë gjithnjë e më të stakuar prej atyre të ekonomisë dhe financës ndërkombëtare, dhe ku objektivi i vjetër i mbrojtjes së kufijve shkrihet përballë objektivit të dominimit global.
Momenti vendimtar
Momenti vendimtar mes dy dimensioneve të shërbimit të fshehtë është formuar në fillim të shekullit 20. Përpara asaj kohe, anglezët dërgonin hartografë dhe sociologë që të studionin terrenin dhe të negocionin aleancat: Mata Hari dhe Lorenci i Arabisë, dhe në hijen e tyre alter ego-t me të vërtetë operativë si Gertrude Bell, spiunia arkeologe që eksploroi Mesopotaminë dhe Sirinë e Madhe, Azinë e vogël dhe Arabinësi dhe favorizoi instalimin e dinastisë Hashemite në Jordani dhe në Irak; dhe Jack Philby, drejtori i zyrës indiane, i cili në fund e tradhëtoi vendin e tij, duke lehtësuar kontratat e naftës të kompanive amerikane në Lindjen e Mesme.
Në anën tjetër të shekullit është shërbimi i fshehtë, i kuptuar si një kontroll i komunikimit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, anglezët arritën të kapin në fundin e detit kabllot mbi të cilët kalonin informacionet e gjermanëve, dhe këta u detyruan të përdorin ato amerikane, për mesazhet e tyre. Megjithatë, trafiku amerikan kalonte nga Londra, dhe këtu Shërbimi i Fshehtë britanik arriti të dekriptojë tekstin e një telegrami që ministri i Jashtëm gjerman, Zimmermann i dërgonte diplomatit të tij në qytetin e Meksikos, për të kërkuar aleancën e shtetit amerikano-jugor, në rast se SHBA do të hynin në luftë kundër Gjermanisë. Po të shohësh mirë zhvillimin e spiunazhit kibernetik, të cilin po e shohim të zhvillohet në këtë fillim të shekullit 21, ai varet nga telegrami i Zimmermannit: informacioni është sot në duart e atyre që kontrollojnë trafikun e komunikimeve.
BIG DATA
Në kulmin e Luftës së Ftohtë, më shumë se 500 spiunë punonin në SHBA dhe paguheshin nga KGB, shërbimi i fshehtë sovjetik, dhe po kaq ishin agjentët që nga Bashkimi Sovjetik dërgonin informacione në SHBA. Sot numri i tyre është reduktuar shumë, por në të njëjtën kohë, numri i punonjësve në NSA është rritur dhe ka arritur 40 mijë, sipas vlerësimeve të analistëve. Gjysma e këtyre spiunëve modernë punojnë në mega qendrën e Fort Uejn në Merilend, që ka një hapësirë prej katër hektarësh. Ka gjithmonë e më pak nevojë, të paktën në vendet e botës së parë, për agjentë të infiltruar në terren, dhe ka gjithmonë e më shumë teknikë që punojnë në pozicione ku nuk ngjallin dyshime, si për shembull vetë Snoudeni në Hauai. Në kulmin e veprimtarisë së saj të kontrollit të kundërshtarëve të mundshëm të regjimit, Ovra e Mussolinit kishte dosje për 152 mijë qytetarë italianë, më pak se 3 % e popullsisë. Sot NSA është në gjendje të këqyrë fluksin e 80% të komunikimeve mes amerikanëve dhe mbledh 950 exabyte të dhëna në vit. Për t?u orientuar mes këtyre shifrave, mjafton të mendosh se ish kreu i Google, Eric Schmidt, e gjithë dija njerëzore në 2003 ishte 6 exabyte.
Ka ende në qarkullim spiunë si ata që u ekstraduan në Berlin muajin që kaloi, por thelbi i spiunazhit është kibernetik, si në nivel shtetëror, edhe në nivel privat. Dhe për një Anna Chapman që buzëqesh ende dhe fton në shtrat prenë e saj, ka me mijëra tipa që me një goditje të mausit mund të të fusin një virus si Stuxnet, i cili katër vjet më parë arriti të ndalë për muaj të tërë veprimtarinë e reaktorëve bërthamorë të Natanzit në Iran. /messaggero/
Përshtatur në shqip nga bota.al
Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në SHBA konsumohet në...
Nga Kastriot MyftarajNë 7 maj 2012 në emisionin “Opinion” të...
Fillon ne Korce, mbledhja e firmave per shkarkimin e Guverna...
Policia e Kavajës ka vendosur të nisë procedim penal për sta...
Ne oren 18 perpara Katedrales te qytetit te Korces, nje grup...
Teksti i mëposhtëm është mesazh i shqiptaro-amerikanit Geri ...
Komunitetet shqiptare në Shqipëri kanë reaguar ndaj dhunës b...
Prokuroria e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj të hëne me s...
Shkodra duket se është bërë epiqendër e krimeve këto ditët e...
Shpejtesia apo pakujdesia? Keto tashme kane pak rendesi, mje...
eklaratë e deputetit, Eduard HalimiDeri me tani u kemi faktu...
Çekia e konsideron marrëveshjen mes Qeverisë shqiptare dhe C...
Dhjetëra veprimtarë të shoqërisë civile vazhduan edhe sot mb...
“Toke toke” titullohet kënga më e re e Dr.Florit, të cilën e...
Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në ...
Veprimet e Ardian Bitrajt për vjedhjen e Bankës së Shqipëris...
Policia e Kosovës organizoi në orët e para të mëngjesit një ...
Një 26-vjeçar është vrarë pasditen e sotme në Vlorë.Ngjarja ...
Nga Kastriot MyftarajÇdo njeri që ka njohuri për Kodin Penal...
Një 23 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pas...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...