web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi rigjallerimin e ekonomise ose lundrimin ne fund

1 Gusht 2014, 09:54, Ekonomi CNA

Nga Klodi Tomori

Nje mik me nisi me email keta dy grafike te mrekullueshem sot. (Special thanks). Keta dy grafike ju tregojne gjithe historine se pse une besoj qe ekonomia nuk po ringrihet. 

I pari me dy vija tregon prodhimin potencial (trendin) ndaj atij real. Sipas grafikut, ne tremujorin e pare te ketij viti kerkesa e ekonomise per mallra dhe sherbime (prodhimi real) ishte perafersisht 200 milione dollare me pak nga sa ekonomia eshte e afte te furnizoje (prodhimi potencial). 
Ekonomistet e njohin ndryshe kete si hendeku i prodhimit dhe ai eshte treguesi me i rendesishem per te vleresuar nese ekonomia eshte u ringritur apo jo. Megjithese ne Shqiperi per te nuk flet njeri, ne SHBA debati me i madh mes eksperteve per gjendjen e ekonomise behet pikerisht mbi kete tregues. 

Por le te kthehemi tek grafiket. Ka dy perfundime kryesore qe dalin prej tyre. I pari thote se aktualisht mireqenia e shqiptareve eshte 10 per qind me poshte se trendi natural. Ky eshte nje hendek shume i madh prodhimi, rreth 1.5 miliarde dollare te munguara, qe manifestohet ne normen e larte (dhe ne rritje) te papunesise dhe kapacitete substanciale te paperdorura prodhimi ndermjet bizneseve. 

Perfundimi i dyte qe eshte dhe me i rendesishmi thote se ekonomia jo vetem qe nuk po ringrihet, por humbjet nga kriza po thellohen si deshmohet nga zgjerimi i hendekut mes dy vijave ose nga grafiku i dyte. Une e kam thene ndryshe po lundrojme ne fund. 

Perse? Kjo duhet te jete ne fakt nje nga pyetjet qendrore te kerkimeve dhe studimeve makroekonomike. (Ne fakt nuk jam i sigurte nese ketu kryhet ndonje i tille). Por paraprakisht kemi disa kandidate. 1-Stanjacioni secular, 2- ndryshimet strukturore ne ekonomi, 3- renie e produktivitetit, 4-shpenzime te pamjaftueshme te qeverise, 5-pasiguri nga politikat ekonomike, 6-politike e shtrenguar monetare.





14:08 Ekonomi

CEZ ka falimentuar

Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e l...

Lajmet e fundit nga