web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INSTAT: Në qershor deficiti tregtar u rrit 27,5 për qind

30 Korrik 2014, 05:40, Ekonomi CNA

Deficiti tregtar në muajin qershor llogaritet 26 miliard lekë, duke shënuar një rritje me 27,5 % krahasuar me qershorin e 2013, bëhet e ditur në raportin e tregtisë së jashtme të publikuar sot nga Insituti i Statistikave. Sipas INSTAT-it, në muajin qershor 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 22 miliard lekë, duke u rritur me 8,2 % në krahasim me qershor 2013 dhe ulur 11,3 % në krahasim me maj 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve ?tekstile dhe këpucë? me 24,1 %, ?materiale ndërtimi dhe metale? me 23,9 % dhe ?produkte kimike dhe plastike? me 14,1 %. Ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit ?makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi? me 23,7 %. Në muajin qershor 2014 importi i mallrave arriti vlerën 49 miliard lekë, duke u rritur me 17,9 % në krahasim me qershor 2013 dhe 1,4 % në krahasim me maj 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve ?prodhime druri dhe letre? me 35,2 %, ?lëkurë dhe artikuj prej tyre? me 31,8 %, ?produkte kimike dhe plastike? me 24,6 % dhe ?makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi? me 18,9 %. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliard lekë, duke shënuar një rritje me 27,5 % krahasuar me qershor 2013 dhe 15,5 % në krahasim me maj 2014. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65,4 % të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,1 %), Greqia (7,2 %), Turqia (6,5 %) dhe Kina (5,1 %)





14:08 Ekonomi

CEZ ka falimentuar

Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e l...

Lajmet e fundit nga