E dënuar për dhunë në familje/ 34-vjeçarja dërgohet në burg bashkë me foshnjen 7 muajshe
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Kryetari i Partisë Demokratike:Mirënjohje Italisë për mbështetjen pa rezerva ndaj Shqipërisë
-Situata kritike kërkon monitorim dhe analizë të thellë nga Bashkimi Europian
-Vlerësimet e përcipta të kësaj situate të mbarsur me rreziqe për stabilitetin, nuk i shërbejnë objektivave të përbashkëta për integrimin europian të Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me Ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila ndodhet në një tur vizitash në rajon në kuadër të marrjes nga Roma zyrtare të Presidencës së Bashkimit Europian.
Duke ndarë kënaqësinë e marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat, z.Basha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që ka treguar Italia mike në këto 23 vite për vendin tonë në cdo fushë e në cdo drejtim.
Partia Demokratike e konsideron marrjen e statusit si një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe është e vendosur të japë kontributin e saj në këtë drejtim.
Por situata politike në vend ka degjeneruar në parametrat e një krize të gjithanshme për shkak të zhbërjes nga dyshja Rama-Meta të standarteve demokratike dhe sundimit të ligjit, theksoi kreu i opozitës.
Në këtë kuadër, Basha u ndal në rastet konkrete të kapjes së institucioneve dhe ndërprerjes së paligjshme të mandateve ligjore e kushtetuese si për kreun e ILDKP, AMA, INSTAT dhe së fundmi dhe Shkollën e Magjistraturës.
Duke injoruar mesazhin e qartë dhe apelin e Bashkimit Europian se për reformën në drejtësi duhet gjithpërfshirje, konsultim dhe trasnparencë, qeveria tentoi të kalonte në parlament ligjet që kanë për qëlllim kapjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe sistemit gjyqësor në tërësi, dhe votoi ligjin me të cilin pezullon për një vit dhe kap Shkollën e Magjistraturës.
Kryetari i Partisë Demokratike i bëri të ditur Ministres së Jashtme italiane se sfiduesja më e madhe e ligjit në vend është vetë qeveria e cila nuk respekton dhe nuk zbaton vendimin e gjykatave, duke nisur nga ato të Gjykatës Kushtetuese, si në rastin e Ligjit për Nëpunësin Civil, për kompetencat e INUK për komisionet hetimore parlamentare, dhe qindra vendime të tjera të gjykatave të vendit.
Pasi e informoi për shkarkimin nga puna në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e gjykatave të mbi 8 mijë nëpunësve, kryetari i Partisë Demokratike, u ndal edhe tek inkriminimi i administratës dhe futja në parlament e personave të dënuar për vepra të rënda penale.
Basha e njohu Mogherinin për një sërë rastesh flagrante të inkriminimit të niveleve të larta të administratës dhe u ndal në vecanti tek rasti i kreut të Këshillit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj i arrestuar në Itali dhe i raportuar nga gazetat më të mëdha atje si i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije për gjobvënie, si dhe tek rasti i të dënuarit në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, Arben Ndoka, i bërë deputet nga Edi Rama.
Instalimi prej Kryeministrit në Parlament i instrumentit të dhunës përmes përdorimit të këtyre personave për të kërcënuar dhe goditur opozitën, ka krijuar një situatë tensioni politik dhe kjo e ka detyruar Partinë Demokratike të ndërpresë marrdhëniet me Kuvendin, për të shmangur skenaret e gjakderdhjes.
Në këtë kuadër, qartësoi z.Basha jo vetëm që nuk ka konstruktivitet dhe dialog nga ana e qeverisë, por ka eleminim të cdo hapësire ligjore për opozitën dhe dhunime fizike ndaj anëtarëve të saj. Pjesë e këtij realiteti është edhe refuzimi i përsëritur i mazhorancës për ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës e konfirmuar edhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Po kështu, theksoi Basha, dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk ka ndërmarrë asnjë reformë, por po thellon konfliktin politik në vend, duke rrezikuar stabilitetin politik dhe shoqëror dhe duke minuar ecjen e Shqipërisë drejt integrimit Europian.
Kjo situatë kritike kërkon vëzhgim të kujdeshëm dhe analizë të thellë nga ana e Bashkimit Europian, theksoi kryetari Basha, pasi vlerësimet e përcipta të kësaj situate të mbarsur me rreziqe për stabilitetin, nuk i shërbejnë objektivave të përbashkëta të integrimit europian të Shqipërisë.
Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendor, kryetarë ...
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, ka komentuar mungesën e tij në ...
Ish-kreu i qeverise Sali Berisha analizon 300 ditet e qeveri...
Shoqata për Autonomi Vendore përshëndet ndarjen e re vendore...
Deklaratë e deputetit Eduard Halimi. Ditën e djeshme Rama d...
Deklaratë e deputetit të PD, Ardian TurkuPrej 15 ditësh, opi...
Kryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafa u d...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka firm...
Me një investim prej rreth 57.8 milionë lekësh, ka përfundua...
Kryeministri Edi Rama u angazhua dje që të binte deputetët “...
Grupi i deputetëve “rebelë” mund të mos jetë as në seancën e...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pritet të jete koka e “t...
Pesë deputetë të mazhorancës, Tom Doshi, Armando Prenga, Pje...
Ish-kryetarja e kuvendit ka postuar ne FB, nje reagim ne lid...
Seanca e djeshme ne Komisionin e Ligjeve ka pasur akuza me t...
Deputeti socialist, Tom Doshi, ka justifikuar mungesën e tij...
Partia Demokratike organizon një konferencë për pensionet. P...
Nga Artur CaniPushtetarëve të koruptuar e të inkriminuar nuk...
Mazhoranca duket se ka pësuar një përçarje.7 deputetë të saj...
Parlamenti ka shtyre miratimin e tre projektligjeve të rëndë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...