E dënuar për dhunë në familje/ 34-vjeçarja dërgohet në burg bashkë me foshnjen 7 muajshe
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Deklaratë e deputetit Eduard Halimi. Ditën e djeshme Rama dhe Meta, miratuan ndryshimet në ligjin për Shkollën e Magjistraturës, me arrogacë të plotë dhe duke shpërfillur thirrjet e partnerëve ndërkombëtare.
Bashkimi Europian, SHBA dhe OSBE i kërkuan hapur dyshes Rama-Meta që të mos miratonin asnjë ligj të Reformës në Drejtësi, pa konsultim, gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim me aktorët e sistemit dhe faktorin ndërkombëtar. Të gjithë i bënë thirrje Edi Ramës që të respektojë parimet dhe standartet euroatlantike, dhe se ligjet nuk bëhen për individë dhe nuk bëhen me nxitim e brenda natës.
Në injorim të plotë të thirrjes së tyre, Rama-Meta e ndryshuan ligjin, duke mbyllur për 1 vit Shkollën e Magjistraturës.
Ky veprim hakmarrës ndaj juristëve që presin të konkurojnë, ndaj magjistratëve në detyrë dhe gjithë sistemit gjyqësor, është i paprecedentë në historinë 16 vjeçare të Shkollës së Magjistraturës dhe ka si qëllim futjen në këtë sistem të gjyqtarëve, jo nga rradhët e studentëve të Shkollës së Magjistraturës, por nga rradhët e militantëve politik të Edi Ramës që vijnë nga dera e Partisë Socialiste.
Në vitin 2008 kur PD ishte në pushtet, hartuam ligjin e ri të pushtetit gjyqësor, ku kërkuam që hyrjet në sistemin gjyqësor të bëhen 100% nga radhët e studentëve të Shkollës së Magjistraturës. Edi Rama dhe PS vendosën si kusht për miratimin e ligjit lejimin që gjyqtarët mund të vinin jashtë rradhëve të studentëve të Shkollës së Magjistraturës, pra të hynin nga dritarja dhe jo nga dera e shkollës.
Sot që janë në pushtet, hoqën përsëri maskën dhe treguan se fytyra e vërtetë e tyre është dëshira autoritariste për të kapur sistemin gjyqësor dhe se qëllimi është që të rikthejnë sistemin gjyqësor në gjendjen që ishte në vitin 2005, si sistemi gjyqësor më i kapur politikisht në 23 vjet demokraci.
Rama kërkon që të kontrollojë politikisht sistemin gjyqsor, duke na kthyer në vitin 2005, ku Kryetar i Gjykatës së Lartë ishte ish-Ministri i Drejtësisë i PS, ku Kryetar i Gjykatës Kushtetuese ishte ish-Deputeti dhe ish-Krytari i Komisionit të Ligjeve të PS, ku gjyqtarë, kryetarë, në gjykatat më të larta të vendit apo dhe anëtarë KLD ishin deputetë apo zëvëndësministra dhe të PS.
Ky është qellimi dhe strategjia e vërtetë e Edi Ramës dhe Ilir Metës për sistemin gjyqësor. Kjo eshte arsyeja pse rrezojnë njeri pas tjetrit kandidatë për Gjykatën e Lartë sepse duan njerëzit e tyre nga jashtë sistemit. Duan një sistem gjyqësor nën sqetullën e tyre dhe vendosjen e njerëzve që i kanë nën kontrollin politik të tyre.
Duke mbyllur Shkollën e Magjistraturës, Edi Rama me një akt të paprecedentë autoritarist dhe antieuropian, i preu ëndrrën qindra studentëve të drejtësisë për të konkuruar për 18 vendet vakante si gjyqtarë apo prokurore te vendit. Njëkohësisht hoqi mundësinë që nëpërmjet plotësimit në kohë të vendeve vakante në gjyqësor të rritej eficenca e sistemit dhe të shkurtohej koha e gjykimit për qytetarët që presin të përfundojnë proceset e tyre gjyqësore me vite e vite me rradhë.
Partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë janë sensibilizuar me shqetësimin tonë dhe i kanë kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dyshes Rama-Meta që të ndërpresin cdo tentativë për gjunjëzimin dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, dhe për ta vënë në shërbim të klanit të tij politik dhe familjar. Rruga e injorimit me arrogancë e faktorit ndërkombëtar është padyshim rrugë e gabuar dhe e shkurtër për çdo qeveritar autoritarist dhe oligark.
Partia Demokratike është e vendosur të bashkëpunojë me aktorët e sistemit dhe faktorin ndërkombëtar, kundër kapjes dhe kontrollit politik të sistemit të drejtësisë, si armiku kryesor i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale ashtu si dhe në një lufte reale ndaj korrupsionit të drejtësisë në vend, po aq të ekzekutivit.
Deklaratë e deputetit të PD, Ardian TurkuPrej 15 ditësh, opi...
Kryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafa u d...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka firm...
Me një investim prej rreth 57.8 milionë lekësh, ka përfundua...
Kryeministri Edi Rama u angazhua dje që të binte deputetët “...
Grupi i deputetëve “rebelë” mund të mos jetë as në seancën e...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pritet të jete koka e “t...
Pesë deputetë të mazhorancës, Tom Doshi, Armando Prenga, Pje...
Ish-kryetarja e kuvendit ka postuar ne FB, nje reagim ne lid...
Seanca e djeshme ne Komisionin e Ligjeve ka pasur akuza me t...
Deputeti socialist, Tom Doshi, ka justifikuar mungesën e tij...
Partia Demokratike organizon një konferencë për pensionet. P...
Nga Artur CaniPushtetarëve të koruptuar e të inkriminuar nuk...
Mazhoranca duket se ka pësuar një përçarje.7 deputetë të saj...
Parlamenti ka shtyre miratimin e tre projektligjeve të rëndë...
Reforma Territoriale do të votohet në seancën e fundit të se...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka ironizuar me faktin që op...
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Ha...
Nga Jozefina TopalliEshte e pabesueshme cfare ndodh ne Kuven...
Nga Spartak NgjelaBefas lexova nërpmejt FB nje lëtër të “Hap...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...