Kunder Rrymes/JO DOREZIM POR REVOLTE MORALE
Nga Artur CaniPushtetarëve të koruptuar e të inkriminuar nuk...
Partia Demokratike organizon një konferencë për pensionet. Pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, organizatat e shoqërisë civile, të gjithë njëzëri kundër planit të qeverisë për pensionet
Partia Demokratike organizoi sot konferencën ?Reforma e pensioneve?! Goditje ndaj shtresave në nevojë, pensione më të ulëta më pak mbrojtje sociale?.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se kjo tryeze zhvillohet për të bërë transparente reformën e propozuar nga qeveria e cila prek në mënyrë tepër drastike shtresat në nevojë duke i dëmtuar ato, dhe plani për rritjen e moshës së pensionit afekton të gjithë qytetarët.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të grupeve të interesit, diplomatë, pjesëtarë të shoqërisë civile, shoqatat e pensionistëve, personave me aftësi të kufuzuar, të të verbërve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, ekspertë.
Njëzëri ata kërkuan nga opozita të ngrejë zëri fort për të ndaluar këtë reformë të qeverisë, pasi sipas tyre kjo do të vështirësojë më tej jetën e shtresave vulnerabël të shoqërisë.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të SHqipërisë Gëzim Kalaja u shpreh se reforma nuk ka marrë kërkesat e tyre ndërsa nuk bën transparente se sa do të përfitojnë shtresa të caktuara. Sipas tij, rritja e moshës së pensionit është tepër e gabuar dhe do të ndikojë negativisht në kushtet e jetesës së punëtorëve në veçanti.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e shoqatës së pensionistëve Sabrie Kapllani u shpreh se pagat dhe pensionet janë të vetmet që nuk po rriten nga qeveria.
?Unë pensionin tim e bëj ilaçe, dhe falenderoj kryeministrin që rrit çdo gjë, që rrit çmimet, që rrit ushqimet por vetëm rrogat dhe pensionet nuk po i rrit?, pohoi Kapllani, e cila shtoi se pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe jo rritjen e moshës.
Eksperti i njohur i fushës së pensioneve, Fadil Kepi u shpreh se reforma e propozuar është e pastudiuar dhe do të ndikojë negativisht në shoqëri. Sipas tij, me anë të kësaj reforme, pensionet e ulëta dhe të mesme do të ulen, ndërsa pensionet e larta nuk do të ndryshojnë. Skema, tha Kepi, nuk do të rrisë dot kontributet ndërsa u shpreh kundër rritjes së daljes së moshës në pension.
?Nëse vazhdojmë me këto ritme të rritjes së moshës së pensioneve, ulet punësimi i të rinjve të shkolluar me universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe do të mbajmë në punë më shumë të moshuar ku rendimenti i tyre dihet që është i ulët sepse në vitin 2015 meshkujt do të dalin në pension të datëlindjes 1950 kur buka dhe çdo gjë ka qenë me triskë. Dhe brezi i mëvonshëm është ushqyer me tallon. Dhe më e keqja, bie cilësia e punës në disa profesione të zakonshme por të nderuara?, u shpreh Kepi.
Nga ana e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shtoi se qeveria nuk po dëgjon zërin e grupeve të interesit duke e cilësuar si një gjendje shurdhërie e verbërie të plotë nga ana e qeverisë.
?Takimi ka vlera të mëdha dëgjimore. Pikërisht këtë qeveria nuk po e bën, nuk po dëgjon sindikatat, grupet e interesit, refuzon të hapë veshët dhe sytë për atë çka për të thënë opozita. Nxiton të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim të hapur dhe të plotë me interesat e të gjitha grupeve, veçanërisht grupeve në nevojë?, Basha.
Në prezantimin e paraqitur, deputeti Sherefedin Shehu vuri theksin tek pensionet e fshatit dhe theksoi se këta pensionistë po diskriminohen pasi do të paguajnë më shumë dhe do të marrin më pak.
?Skema ul pensionet dhe fshati nuk do marrë atë që i takon. Qeverisja e PD garantoi që pensionistet e fshatit të marrin peinsione qyteti por kjo rrëzohet me këtë reform. Po u thonë fermerëve mos paguani kontribute se do u japim vetëm 70 mijë lekë. Ata mund të kenë pension të barabartë me qytetin vetëm nëse paguajë deri 4 herë më shumë kontribute. Me këtë skemë nuk ka rritje por vetëm indeksim dhe kjo lëmoshë nuk është as e garantuar. Rama-Meta po e dërmon këtë sistem duke e bërë të papërballueshme pagesën e kontributeve?, tha Shehu.
Në ndërhyrjen e tij, Basha u shpreh se qeveria po vendos një apartheid pensionesh pasi gjysma e shqiptarëve do të jenë jashtë skemës. Sipas tij, skema e bën të pamundur mbledhjen e kontributeve çka e vendos skemën në rrezik.
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Albana Vokshi u shpreh se qeveria po ndërmerr politika anti-sociale. Sipas saj, skema e pensioneve po deformohet pasi ul numrin e të siguruarve sepse të gjithë do të kenë një pension të barabartë. Ajo denoncoi mos mbatjen e premtimeve të qeverisë duke treguar një postim në rrjetet sociale të Ministrit Erjon Veliaj 3 vite më parë në opozitë, i cili ishte kundër rritje së moshës së pensioneve ndërsa tani po bën kundërtën. Vokshi shtoi se gratë do të jenë shtresa më e goditur nga mosha e pensioneve.
Organizatat e shoqërisë civile deklaruan se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga qeveria.
Kujtim Hysensani nga shoqata e të verbërve u shpreh kundër reformës. ?Infrastruktura për personat me aftësi të kufizuara është e papërshtatshme, Personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar. Pra nuk ka asnjë arsye përse miratimi i këtij ligji të bëhet me urgjencë?, tha ai.
Përfaqësuesi i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar u shpreh se realiteti është krejt ndryshe nga sa premtohet. Ai denoncoi faktin se po hiqet pagesa për ndihmësin e personit me aftësi të kufizuar.
Besim Ndregjoni, përfaqësues i ish të përndjekurve politike, u shpreh se qeveria nuk e ka në planet e saj trajtimin e kësaj shtrese, duke deklaruar se pensioni që ata marrin është shumë i ulët dhe i pamjaftueshëm për të jetuar.
Duke u ndalur në nevojën e konsultimit sa më të gjërë për të tilla ligje, z.Basha u shpreh:
?I gjithë mekanizmi i demokracisë është ndërtuar në mënyrë të tillë që procesi i hartimit dhe aprovimit të ligjit të jetë i ngadaltë pikërisht për të lënë kohë për konsultim për transparencë, pikërisht për të mos i lënë kohë zullumit të mishërohet në lëgjislacion. Dhe sa më të rëndësishme çështjet aq më e ngadaltë është procedura, është një rregull i artë i demokracisë që ka lindur bashkë me parlamentet moderne në SHBA apo më përpara në Britaninë e Madhe. Një parim që konsolidohet dhe është konsoliduar edhe këtu tek ne, ku Kushtetuta ndalon procedurat e përshpejtuara që parashikohen në disa raste për ligje me shumicë të cilësuar?.
Basha shtoi se mungesa e konsultës, mosdëgjimi i zërit të qytetarit janë tipar dallues i qeverisë Rama-Meta, dhe kështu ka ndodhur edhe në projektin që ata kanë për pensionet.
Nga Artur CaniPushtetarëve të koruptuar e të inkriminuar nuk...
Mazhoranca duket se ka pësuar një përçarje.7 deputetë të saj...
Parlamenti ka shtyre miratimin e tre projektligjeve të rëndë...
Reforma Territoriale do të votohet në seancën e fundit të se...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka ironizuar me faktin që op...
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Ha...
Nga Jozefina TopalliEshte e pabesueshme cfare ndodh ne Kuven...
Nga Spartak NgjelaBefas lexova nërpmejt FB nje lëtër të “Hap...
Deputeti socialist, Tom Doshi ka vijuar akuzat ndaj ministri...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave votoi sot unanimisht pro...
Athina zyrtare ka reaguar lidhur me reformën teritoriale. Ka...
Me operacionet e fundit, kryesisht ndërhyrja në Lazarat, pol...
Deputeti Halimi denoncon vendimin e Kryeministrit që shtetëz...
Deklaratë e deputetit, Florion Mima mbi 300 ditët e financav...
Garda e Republikës nuk do të shkrihet, por do të ndryshojë e...
Arben Ristani ish-zv/minister i brenshem dhe deputet i PD es...
Kualifikimi i efektivëve të Policisë së Shtetit do të bëhet ...
Deputeti Spaho dënon mosreagimin e Kryeministrit, 13 ditë pa...
Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimet mbi p/ligjin për b...
Deputetja Tabaku denoncon dështimin e qeverisë më cështjen e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...