web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kunder Rrymes/JO DOREZIM POR REVOLTE MORALE

24 Korrik 2014, 15:17, Politikë CNA

Nga Artur Cani

Pushtetarëve të koruptuar e të inkriminuar nuk mund ti bëjmë dot asgjë. është e kotë ti biem rrotull, është e kotë që fshihemi mbas korajos civile të atyre që i denoncojnë, është e kotë që të kapemi e të shpresojmë pas këmbngulies së zëdhënësve të partive politike, qofshin këta edhe deputetë apo kryetarë partie. Pushtetarët e inkriminuar nuk mund të dënohen sepse ata së bashku janë më të fortë se sa ligji. Madje , për të qënë më të saktë, ata janë vetë ligji. Mos ushqejmë asnjë iluzion se ?rilindasit? e Ramës apo kushdo qoftë nga të tijët do të thotë fjalën e fundit e do të largojë një herë e përgjithmonë të inkriminuarit nga qarkullimi. Ta shohim realitetin në sy, e ti themi gjërat sic janë: proceset ndaj të inkriminuarve, në rastin më të mirë kur nuk është vendosur në favor të tyre, kanë ndaluar në një binar të vdekur të drejtësisë sonë, të destinuar që të ndryshken aty duke pritur deri sa të vijë dita e të plotësohen afatete e parashkrimit të veprës. Dosiet e proceseve ndaj tyre të zgërlaqura nga tonelatat e pluhurit të shtyrjeve, rigjykimeve dhe sofizmave të sajuara nga më të zotët ekspertë e avokate të studiove ligjore që pak mund ta kenë lluksin që të mbrohet prej tyre. Procese të frenuar nga mijëra shkopinj që u vihen në rrota, ndërkohë që dësbmimtarët dhe akuzuesit e tyre gjënden ndaj presioneve të papara në front të gjërë, nga dhunues të pafund prezent në cdo hap të jetës modeste të këtyre të fundit. Përball arogancës së pushtetarëve ligjvënës ndoshta pak shërben të përsërisësh frazën: kjo nuk kishte ndodhur më parë. Por kjo që po asistojmë ditët e fundit e bën vërtet të patolerueshme njollosjen që i bëhet parlamentit shqiptar, mbasi kjo e bën të paevitueshme përfundimin e hidhur që shkakton fakti që: një njeri i dënuar për krime mund të jetë deputet. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, e unë shpresoj që të mos ndodh më përsëri, që drejtuesi i një partie, ti kërkojnë një deputeti, për më tepër femer, që mbasi ka sakrifikuar, ka punuar e premtuar elektoratit, ti lëshojë vendin nje kandidati tjetër për më tepër mashkull dhe si të mos mjaftonte kjo edhe të dënuar më parë për favorizim prostitucioni.
Nuk ka ndodhur kurrë më parë e unë shpresoj të mos ndodh përsëri që ndaj një cështje kaq të rëndë të sundojë heshtia totale nga shumica në pushtef. Indiferenca e ortakësia më krimin bëhet edhe më evidente kur flasim për një kryetar partie, e një kryeministër që nuk lë rast pa folur e pa na dhënë leksione të vyera, për fasonet, për bujqësinë, për financat, për pensionet, për urbanistikën, për ? vëtëm për të inkriminuarit në radhët e tij JO. Për ta nuk flitet ata janë, shteti, janë pushteti, janë ligji, madje janë edhe më shumë.
Le të mendojmë për një cast që roli ?institucional? i kryeministrit nuk e lejon atë të shprehet për rastin në fjalë, por për koincidencë kryeministri është, për vullnetin politik të tij e të partisë që ai drejton, edhe kryetar i partisë deputeti i së cilës ka dalë se ka vuajtur dënimin me burg për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe heqie të paligjëshme të lirisë së individit. 
Nuk është parë kurë më parë, e unë shpresoj që të mos shihet kurrë me, një cfaqie e tillë. Gjërat nuk po funksionojnë në gjykimin dhe dënimin e politikanëve tanë të koruptuar e inkriminuar. Madje nuk funksion edhe në përcaktimin e bashkësisë së regullave që duhet të paërcaktojnë përfaqësuesit e popullit. Llogjika indiferentiste, ca di unë është kryetari që përzgjedh e vendos për gjithcka na ka cuar në këtë derexhe. Le te krahasojme per nje moment perfaqësuesit e popullit ne parlamentet e meparëshme shqipare e ti krahasojme me këtë aktualin për të kuptuar më mirë se ku po shkojmë e si po katandisemi.
Per fat të keq viktimat e këtij indiferentizmi me pasojë këtë mosndëshkueshmëri, jemi ne qytetarët e thjeshtë, jo përfaqësuesit tanë në politikë, sado të inkriminuar, koruptuar apo të pashkolluar që të jenë, përfitimin e kanë të garantuar. Por përpara e mbi të gjithë viktima, të kësaj situate, janë ata që denoncojnë shkeliet, vjedhjet, krimet mbasi shohin me sytë e tyre që shpata e Demokleut është tashmë në posedim e përdorim thjesht e vetëm të politikanëve. 
Përpara kësaj situate, të ngjall mrekullim në se një njeri i ndershëm e me mënd në kokë do të thoshte ?Këta të heqin edhe dëshirën për të denoncuar e luftuar krimin e korupsionin?
Unë, natyrisht, shpresoj tek qytetarët e ndershëm, shpresoj që ata , pamvarësisht të gjithave, do të vazhdojnë ta denoncojnë e luftojnë krimin dhe do të kenë besim tek drejtësia. Por, sigurisht që nuk do të mund t’ju kërkojmë atyre me duar të lidhura të luftojnë kundra politikanëve potentë e te koruptuar. Nga ky kënd vështrim sigurisht që të thuash se deputetit nuk i ndodh asgjë edhe kur është i dënuar për vepra kriminale, ndoshta nuk është dorëzim, por fillimi i një revolte morale.





Lajmet e fundit nga