Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Enver Hoxha është me siguri i vetmi rast në botë i një njeriu për të cilin është krijuar një kult si një komandant i luftës për çlirimin e vendit të tij nga pushtuesit e huaj, dhe të cilin deri në fund të jetës njerëzit të cilët kishin qenë pjesëmarrës në këtë luftë, e quanin «Shoku Komandant», i cili ka vuajtur qartësisht nga Hoplophobia. «Hoplophobia» do të thotë «frikë nga armët e zjarrit». Njerëzit të cilët vuajne nga hoplophobia nuk mund t’ i përdorin dot armët e zjarrit.
Pothuajse në të gjitha fotografitë e tij të shumta të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha pozon duke mbajtur armë të ndryshme, që nga armët e brezit (revolverë) deri te pushkët e sofistikuara sniper, armët automatike etj. Enver Hoxha, me gjithë legjendën që krijoi për veten si prijës i luftës partizane, duke pozuar në fotografi me armë, megjithatë në mënyrë domethënëse i përmend shumë pak armët që ka mbajtur vetë në kujtimet e veta voluminoze. Për herë të parë një armë e përmend kur pretendon se ia dhuroi Myslim Pezës, në janar 1941. Kjo është hera e parë që Enver Hoxha 32-33 vjeçar tregon se ka prekur një armë zjarri me dorë në jetën e vet. Ai shkruan në kujtimet e veta:
«Lidhjet me Myslimin shkuan duke u forcuar. Një herë i dhurova një Mauzer të ri, një njëzetëshe. Më duket se ishte fillimi i vitit 1941. Myslimi ishte njohës i madh i armëve dhe nëpër duar kishte kaluar marka armësh nga më të ndryshmet, por, kur mori dhuratën time, i ndritën sytë:
-S? ka si bëhet peshqesh më i madh,- tha dhe e përkëdheli revolverin në duar. Ai te kjo dhuratë pa edhe respektin tonë për të, por edhe dëshirën e sinjalin e komunistëve».(Enver Hoxha: «Kur lindi Partia», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1981, f. 59- 60)
Nga këto që thotë Enver Hoxha del sikur ai ia ka dhënë me dorën e tij armën Myslim Pezës. Por ky tregim i Enver Hoxhës përgënjeshtrohet nga ato që thotë në kujtimet e veta Esat Dishnica, miku i Enver Hoxhës, për të cilin ky thotë se ishte pikërisht ai që e njohu me Myslim Pezën. Esat Dishnica, në kujtimet e tij të botuar në kohën kur Enver Hoxha ishte në pushtet, rrëfen kështu për takimin e parë që është bërë midis Enver Hoxhës dhe Myslim Pezës:
«Kur Myslimi u largua nga dyqani, unë e pyeta shokun Enver:
-Eh, si t? u duk?
-Kishe shumë të drejtë Esat,- më tha plot entusiazëm shoku Enver, kur filloi të flasë për bashkëbisedimin që bëri me bab Myslimin dhe shtoi:
-Në të gjitha çështjet Myslimi është dakord me ne, ay nuk ishte ashtu siç e quanin disa si kryeneç e kapadai, por njeri i thjeshtë, i dashur dhe i vendosur për çështjen e Atdheut.
Pastaj vazhdoi:
-Me të bisedova aqë përzemërsisht sikur të njiheshim prej 20 vjetësh dhe unë fillova të kem një simpathi të veçantë për këtë njeri. Pastaj vazhdoi.- Të lutem, Esat, çoi bab Myslimit revolverin tim si dhuratë prej meje.
-Kur unë mora revolverin Mauzer 20-she, gjysmë automatik dhe ja dhurova Myslim Pezës, në emër të Enver Hoxhës,- thotë Esat Dëshnica- ay u gëzua pa masë për këtë dhuratë të shtrenjtë».(«Partizanët tregojnë», Botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, f. 16)
Pra, Enver Hoxha ia ka çuar Myslim Pezës revolverin me anë të Esat Dishnicës dhe nuk ia ka dhënë me dorën e tij. Kjo duket më e besueshme se Myslim Peza, i cili ishte një njeri i regjur në këto punë, nuk mund të pranonte një armë nga njeri i panjohur, siç ishte Enver Hoxha. Këtu duhet shënuar se kjo është hera e parë që Enver Hoxha rrëfen në kujtimet e veta se ka prekur me dorë një armë zjarri. Se përse nuk shkoi në Pezë dhe të luftonte, por dërgonte një armë si dhuratë nga kafenetë e Tiranës për Myslim Pezën, këtë Enver Hoxha nuk e shpjegon. Enver Hoxha në kujtimet e tij thotë se për herë të dytë ka mbajtur një armë në dorë në tetor 1941, kur thotë se Miladin Popoviçi i kërkoi një revolver dhe Enver Hoxha nxorri nga brezi mauzerin dhe ia dha:
«Mbas bisedës që bëmë, kur u ndamë, Miladini na tha:
-Shokë, unë nuk kam kobure, duhet të më gjeni një.
Unë menjëherë nxorra nga mesi Mauzerin tim njëzetësh e dy karrikatorë dhe ia dhashë. Sa shumë u gëzua, e puthi. Ai i donte shumë armët».(Enver Hoxha: «Kur lindi Partia», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1981, f. 132)
Miladin Popoviç i donte shumë armët si të gjithë serbët kolonistë të Kosovës, që i përdornin kundër shqiptarëve. Dhe arma që i bëri dhuratë Enver Hoxha «Mauzeri» me 20 fishekë ishte një armë e shtrenjtë, e lakmuar, e denjë për t? ia dhuruar një komunisti. Atë ndryshe e quanin dhe «bolo» (bolshevik) se Rusia sovjetike bleu një sasi të madhe armësh të tilla në Gjermani pas revolucionit, për të pajisur me to çekistët dhe komisarët e kuq bplshevikë. Por Enver në mënyrë domethënëse, nuk rrëfen për momentin se kur ai vetë e siguroi atë armë dhe nisi ta mbante në brez. Dhe në kohën kur i dhuroi armën Popoviçit, Enver Hoxha ishte ende legal. Gjithsesi, legal apo ilegal, që një njeri të endej nëpër Tiranë me një revolver Mauzer, që mbante 20 fishekë, kjo ishte e pamundur, se kjo ishte një armë me përmasa të mëdha që nuk mund të fshihej dot. Enver Hoxha së paku të kishte thënë se e nxorri armën nga ndonjë vend ku e kishte fshehur në shtëpi. Por është natyra e tij prej mitomani që e bën të mos tregojë aspak përmbajtjen në gënjeshtrat e tij. Enver Hoxha vazhdimisht gjatë luftës nxjerr armë nga brezi, ose i merr nga tryeza e tij e punës dhe ua fal të tjerëve por vetë nuk i përdor kurrë. Kështu bën edhe në një rast me Anastas Lulën, disa ditë pasi ishte themeluar PKSH. Ndoshta i vetmi njeri që e ka kuptuar se Enver Hoxha vuante nga oplophoby-a ishte anastas Lulo, bashkëthemeluesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë së bashku me Enver Hoxhën. Vetë Enver Hoxha tregon në kujtimet një episod ku Anastas Lulo ka dashur ta verë në provë Enver Hoxhën, duke i ofruar që të marrin pjesë të dy në një aksion luftara. Pas episodit ku i bëri dhuratën Miladinit, Enver Hoxha tregon për këtë episod tjetër kur ai ka zënë një armë me dorë. Këtë herë e ka prekur armën me dorë në nëntor 1941, për t? ia dhënë Anastas Lulës, njërit prej themeluesve të PKSH, i cili u pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës në 1944:
«Hyri Anastasi, gjoja me një frymë dhe tha:
-Spiuni Ali Reçi po ngjit Rrugën e Spitalit, ai është vetëm, hajdeni ta ekzekutojmë!
U ngrita në këmbë, mora një nga nagantët që mbanim pranë në tryezë, drodha rrotën, u sigurova që ishte plot me fishekë dhe ia ndëra Qorrit, duke i thënë:
-Merre nagantin, shko e vraje dhe, me të dëgjuar krismat, ne do të largohemi nga kjo bazë!- Anastasi shtangu.
-Ç? pret,- i thashë unë,- nisu!
-Na,- i tha Qemali, -merre dhe këtë bombë, kije në xhep!- Anastasi shtrëngoi kasketën në kokë dhe u zhduk në errësirë. Ne vazhduam punën. Qemali tha:
-Enver, ky Anastasi i poshtër ka qenë dhe i poshtër do të mbetet.
-Ishte provokacion nga ana e tij,- i thashë Qemalit,- po nuk na e hedh dot. Ai as atentat ka bërë, as do të bëjë, prite kur të kthehet.
Dhe nuk mungoi të kthehet. Pas ndonjë ore erdhi si i dëshpëruar dhe tha:
-Iku, s? e arrita dot, dhe vuri koburen dhe bombën mbi bankë.
-S? ka gjë,- i thashë,- herë tjetër.
-Natën e mirë,- i tha Qemali i inatosur,- shko tash, se kemi punë.- Dhe, pasi doli nga dhoma, Qemali shfreu:
-Gjarpëri me syze!
Pas dy ditësh u hap mbledhja për themelimin e Rinisë Komuniste».(po atje: f. 246)
Mbledhja për themelimin e rinisë komuniste u hap në 23 nëntor 1941, prandaj kjo ngjarje ka ndodhur në 21 nëntor 1941. Enver Hoxha ka të drejtë kur i thotë Qemal Stafës se Anastas Lulo i provokoi ata. Anastas Lulo kishte mbetur i pakënaqur që nuk u bë anëtar i Komitetit Qendror të PKSH, që u zgjodh në mbledhjen themeluese të partisë, ku ai kishte qenë pjesëmarrës si kryetar i njërit prej tre grupeve komuniste në vend. Anastas Lulo shkoi te këta dy anëtarë të Komitetit Qendror prej shtatë vetave, që ishin Enver Hoxha dhe Qemal Stafa, dhe deshi t? verë në provë nëse janë vërtet për aksione të armatosura, ashtu siç thoshin me fjalë. Anastasi i gjeti ata të dy si dy burokratë ilegalë që ishin duke punuar me shkresa, për të përgatitur pushtetin e pasluftës. Nëse ishte fjala për provokacion këtu, atëherë Anastas Lula ishte duke provokuar Enver Hoxhën dhe Qemal Stafën, nëse donin ta shkrepnin armën apo jo në luftë kundër fashistëve. Kjo e tërboi Enver Hoxhën. Pse ky Enver Hoxha, që i jepte një revole dhe një bombë, ish-kryetarit të Grupit Komunist të të Të Rinjve, për të bërë një atentat, nuk shkoi bashkë me të të merrte pjesë në aksion? Çështja ishte se Enver Hoxha dhe Qemal Stafa nuk donin të bënin aksione të armatosura kundër fashistëve, se donin t? i bënin kundër komunistëve si Anastasi dhe të tjerë si ai.
Fjalët që i thotë Enver Anastas Lulos, se «Merre nagantin, shko e vraje dhe, me të dëgjuar krismat, ne do të largohemi nga kjo bazë!», tregojnë sjelljen stereotipe të Enver Hoxhës gjatë Luftës. Enver Hoxha gjatë gjithë kohës së Luftës dëgjoi nga larg krismat e armëve të luftës ku e vranë shokët e tij komunistë.
Një tjetër episod dramatik ku Enver Hoxha gjendet i armatosur rëndë dhe në situatë kur mund t? i shkrepë armët, është ikja e tij nga Peza pas Konferencës së shtatorit 1942. Pas përfundimit të Konferencës së Pezës që u mbajt kinse për të organizuar luftën kundër pushtuesve, duhej pritur që Enver Hoxha, më së fundi, të mos kthehej më në qytetin e Tiranës, por të shkonte në mal. Por Enver Hoxha, me dy revolverë, një nagant në brez dhe një mauzer njëzetësh në çantë, kthehet përsëri në qytetin e Tiranës. Enver Hoxha shkruan:
«Ndërkaq unë me disa shokë pasi mbaruam punët që kishim, vendosëm të ktheheshim në Tiranë. Udhëtimi duhej bërë në mënyrë tepër konspirative, sepse dyshohej se armiku mund të kishte marrë vesh për mbledhjen dhe të kishte forcuar kontrollin. Veç kësaj, do të merrnim me vete një sasi jo të vogël materialesh për t? ua çuar shokëve në Tiranë e për t? i dërguar në drejtime të tjera.
Babë Myslimi na premtoi se do të na gjente një makinë me një shok të sigurt, i cili kishte kryer misione të tilla edhe më parë, sidomos në periudhën e përgatitjeve për Konferencën e Pezës. Ky ishte një shofer, i lidhur ngushtë me Partinë e me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, që më duket se e thërritnin Meti (Muhamet Qoli). Një ose dy ditë më pas, aty nga dreka, Meti erdhi me një ?mileçento? (?Fiat 1100?- shënimi im: K.M.), që ia kishte marrë borxh një miku të tij, dhe, pasdite, u nisëm për në Tiranë së bashku me Y. Dishnicën e M. Gjinishin. Të tre ishim veshur si ?intelektualë?. Unë kisha vënë edhe një palë syze dielli të errëta. Në brez, nën jelek mbaja nagantin, kurse në çantë kisha futur një ?njëzetëshe?. Në makinë, siç thashë, kishim edhe nja dy thasë me materiale, trakte dhe Rezolucionin e Konferencës.
Rrugën nga Peza deri në hyrje të Tiranës e kaluam pa incidente, po tamam kur kaluam postbllokun e menduam se s? kishte më rrezik, Tafari (pseudonimi i Mustafa Gjinishit- shënim në libër), pa u konsultuar fare me ne, i thotë shoferit:
-Ktheje andej!
-Për ku?- e pyeta i habitur.- do të na çosh tek italianët si cjapin te kasapi?- dhe i tregova me gisht kazermat që ngriheshin afër atij vendi ku atij i shkrepi të futnim makinën.
-Kazermat janë larg,- m? u përgjigj qetë-qetë,- kurse fare afër prej këtej është hani i një mikut tim. Thasët me dokumente do t? i lemë atje që në qytet të hyjmë pa asgjë të rrezikshme».(Enver Hoxha: «Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1984, f. 175- 176)
Mustafa Gjinishi, i cili gjithashtu kishte qenë delegat në Konferencën e Pezë, kishte të drejtë. Sipas rregullave të konspiracioni, ilegalët e rëndësishëm nuk duhet të udhëtonin si persona legalë, duke pasur me vete një sasi kaq të madhe materialesh kompromentuese, pasiqë i ekspozoheshin një rreziku të madh. Enver Hoxha e dinte këtë, por ai kishte arsyet e tij për të mos pasur frikë nga italianët, të cilët me sa duket ishin lajmëruar për udhëtimin e tyre, jo që t? i arrestonin, por që t? u mundësonin kalim të sigurt. Enver Hoxha shkruan në kujtimet:
«Nuk arrita dot t? i kundërshtoja, sepse makina frenoi para njëfarë hani të qelbur e thuajse të shkatërruar. S? mbetej tjetër veç të zbritnim me shpejtësi, i fshehëm thasët në një qoshe të hanit dhe u futëm në makinë. Me sa duket qëndrimi ynë prej disa minutash aty tërhoqi vëmendjen e ushtarëve e të milicëve që s? ndodheshin larg dhe, kur ne u nisëm në drejtim të rrugës së Kavajës (sot ?Konferenca e Pezës?), dy- tre karabinierë na bëjnë shenjë me dorë që të ndalojmë. Ishte ditë e shtunë dhe këtë ditë fashistët italianë e festonin; ushtarët e sidomos oficerët dilnin në qytet e kalonin kohën nëpër kafene e restorante. Për shkak të lëvizjes së madhe në rrugë ne manovronim me vështirësi. Ndërkohë vumë re që dy motoçikleta na ishin vënë prapa. Por Meti nuk ndali dhe me shkathtësi diti t? u humbiste atyre nga sytë. Kështu i shpëtuam edhe një herë rrezikut të madh dhe arritëm te Kodra e Kuqe».(po atje: f. 177)
Edhe pse Enver Hoxha ishte armatosur mirë, as këtë radhë fashistët nuk i dhanë rastin ta përdorte njëzetëshen «Mauser». Çfarë lloj fashistësh qenë këta që ndeshte Enver Hoxha, dhe që ndryshonin kaq shumë nga ata që ndeshën ilegalët e tjerë komunistë që u vranë? Nuk duket e besueshme që një «Fiat 1100», që nuk ishte një veturë shumë e shpejtë, por ishte lloji më popullor dhe i lirë i kësaj marke automjetesh, të mund t? u ikte dy motocikletave që e ndiqnin atë. Për më tepër që në atë zonë, gjendej edhe aeroporti civil ku kishte forca të mëdha italiane që e ruanin atë, dhe të cilat do të viheshin në lëvizje për t? i prerë rrugën automjetit ku ishte Enver Hoxha, të njoftuar që nga pika e kontrollit që kërkoi të ndalonte automjetin. Nëse atë ditë fashistët donin t? i kapnin vërtet Enver Hoxhën dhe ata njerëz që ishin me të, atëherë do të kishin shkuar drejtpërdrejt tek hani, kur ishin atje, ose do t? i kishin arritur shumë shpejt se i ndoqën me motoçikleta. Gjithmonë Enver Hoxhës kështu i ndodhte me fashistët. Atij i ndodhte të kishte të bënte me fashistë idiotë apo…kjo ishte lojë që bëhej për të rritur reputacionin e Enver Hoxhës. Enver Hoxha shkruan në kujtimet:
«Të tërbuar që s? na kapën dot, fashistët ishin kthyer në palo hanin e Gjinishit, kontrolluan dhe i gjithë materiali që sollëm nga Peza (Rezolucioni dhe traktet) ra në duart e tyre. Ndonëse e kishim për tjetër destinacion, ?ngushëlluam? veten me faktin që fashistët ishin ndër të parët që mësonin sihariqin e madh: populli shqiptar kishte vendosur të bashkohej i tëri në luftën për shfarosjen e tyre».(po atje: f. 177)
Nëse ishte vërtet kështu, atëherë përse Enver Hoxha nuk shkoi nga Peza në male për të marrë pjesë në këtë luftë, por u rikthye në Tiranë që të… punonte, çka është fjala e tij më e përdorur në kujtimet e tij, për atë që bënte ai gjatë luftës? Mustafa Gjinishi, i cili kishte qenë dëshmitar në këtë ngjarje kuptimplotë të Enver Hoxhës gjatë Luftës, do të vritej dy vite më vonë pas shpine, me urdhër të Enver Hoxhës.
Rasti tjetër kur Enver Hoxha prek me dorë një armë është në takimin e tij të parë me Vojo Kushin, vitin 1942, në shtëpinë e Dullë Ketës, disa muaj para se të vritej Vojo Kushi:
«Ndërsa po bisedonim nxorra nagantin tim të ri dhe ia zgjata. Atij i shkëlqyen sytë, e mbështolli armën në duar dhe e puthi:
-Do ta bëj të këndojë si bilbil kundër armiqve, shoku Taras,- më tha, dhe pastaj si të ishte kujtuar për diçka, më vështroi në sy dhe shtoi:
-Po ju mbetët pa të!
-S? ka gjë, do të gjej tjetër,- i thashë.
Vojoja më falenderoi përsëri dhe duke i shtrënguar duart njëri-tjetrit u ndamë për atë ditë».(Enver Hoxha: «Mes njerëzve të thjeshtë», Shtëpia botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1984, f. 57- 58)
Enver Hoxhës nuk iu desh kurrë arma gjatë luftës, ndërsa Vojo Kushit iu desh shpejt, pas ditës që ia dhuroi Enver Hoxha. Në një rast Enver Hoxha del që t? ju ketë dhënë këshilla për armët komunistëve ilegalë. Në tetor 1942, Enver Hoxha vizitoi Vojo Kushin dhe dy shokët e tij në mbrëmjen para se të rrethoheshin dhe vriteshin në një shtëpi te Kodra e Kuqe në Tiranë:
«U nisa me biçikletë, duke bërë xhiro rrugicave për të humbur gjurmët. Pasi u sigurova se nuk më ndiqte ndonjë spiun u futa në rrugicën e shtëpisë së Ijes dhe i rashë derës me sinjalin që kishim.
Hyra brenda. Përqafova Xhoxhin, që rrinte në divan, pastaj Sadikun, Vojon dhe e fillova bisedën me një qortim për Xhoxhin. Ky qe çuar ndenjur në krevat, kishte zbërthyer krejt ‘dhjetëshen turke’ dhe e fshinte çdo pjesë.
-Ke kobure rezervë që ma ke bërë armën fije- fije?- i thashë. Xhoxhi ishte i ri, i zgjuar, e kuptoi dhe, duke u skuqur, m? u përgjigj:
-Nuk kam, por kanë Vojoja dhe Sadiku të tyret.
-Çdo ushtar duhet ta ketë gati armën e vet, prandaj shpejt mbërtheje. Ne komunistët duhet ta kemi kurdoherë armën gati. Nuk dimë ç? na ngjet». (Enver Hoxha, «Mes njerëzve të thjeshtë», Shtëpia botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1984, f. 63)
Enver Hoxha, i cili nuk e kishte shkrepur kurrë armën e vet në luftë as atëherë, as më vonë, jepte leksione për armët. Por kur do të pastroheshin armët, derisa shumica e ilegalëve dhe partizanve nuk kishin më tepër se një? Qortimi i Enver Hoxhës për Xhoxhi Martinin ishte tërthorazi një qortim për Vojo Kushin, i cili ishte komandant i njësiteve guerrile të Tiranës. Vojo Kushi, një ushtarak profesionist, me temperament sanguine, mund t? i ketë folur ashpër Enver Hoxhës atë natë, për shkak të këtyre fjalëve.
Enver Hoxha nuk shqetësohej për fatin e ilegalit që kishte zbërthyer armën, por shqetësohej si oplofobik, se ata që vuajnë nga oplophobya nuk e durojnë dot pamjen e një arme të zbërthye. Për ta kjo pamje është njëjtë si e atyre që nuk e durojnë dot pamjen e gjakut, kur shohin një kafshë të therur së cilës i kanë nxjerrë të brendshmet jashtë trupit. Është ironike që Enver Hoxha thotë më lart se: «Ne komunistët duhet ta kemi kurdoherë armën gati. Nuk dimë ç? na ngjet». Se Enver Hoxha qartësisht e dinte se atë natë shokëve që ishin strehuar në atë shtëpi do t? ndodhte diçka. Se vetë Enver Hoxhës nuk i hyri kurrë në punë arma dhe ai nuk e përdori atë. Sipas stereotipit të situatave që i ndodhnin atij, ai në mëngjes herët dëgjoi krismat e armëve të luftës së shokëve me të cilët sapo ishte ndarë:
«Ende pa aguar dita u dëgjuan të shtëna pushkësh, krisën bataretë e mitralozave dhe plasjet e bombave. Shuam dritat dhe dolëm në dritare. Me ankth e me një hidhërim të pafund në zemër i dëgjoja ato gjëmime se isha i sigurt që diku shokët po luftonin në rrethim.
Pas ndonjë gjysmë ore, Nexhmija, si komuniste e patrembur, doli dhe pas një kohe u kthye. Ajo u fut në dhomë dhe ia plasi të qarit, më pushtoi dhe më tha:
-Të na rrojë Partia, por na vranë Vojo Kushin, Sadikun dhe Xhoxhin. Ata luftuan heroikisht. Vojoja iu hodh armikut me bomba mbi tank, u vranë shumë fashistë.
Mua m? u këputën këmbët dhe rashë mbi një minder, duke qarë si i vogël».(po atje: f. 66)
Edhe në këtë rast, të vetmen «trimëri» e bëri Nexhmija me të cilën Enver Hoxha kishte shkuar të kalonte natën në një shtëpi, pasi u nda me Vojon dhe shokët e këtij.
Një gojëdhënë prej atyre që e kanë njohur nga afër Enver Hoxhën në atë kohë, thotë se revolet e shtrenjta dhe pushkët me të cilat ai pozonte në fotografi gjatë luftës, nuk qenë të mbushura me fishekë, dhe kur dikush nga të rrethit të tij të ngushtë i propozonte që ta mbushte armën, ai i thoshte: Jo se e shkreh shejtani!
I vetmi rast kur Enver Hoxha tregon se e ka shkrepur armën gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë në fshatin Helmës të Skraparit, në pranverën e vitit 1944. Në 13 tetor 1971, në një takim që Enver Hoxha pati në Tiranë me anëtarë të familjeve që kishin qenë baza të luftës nacionalçlirimtare, ai rrëfeu një histori të tij nga koha e qëndrimit të tij në Helmës, në 1944, me Nevrus Bilimanin, që atëherë kishte qenë fëmijë:
«Ky zeshkani më qepej pas si manar. Unë ia kisha vënë emrin «Negus». Ai më thoshte se donte të bëhej partizan, ama më rokanisi. ?Mirë,- i thashë,- do të bëhesh partizan, por ama në qoftë se do të kalosh provimin, ndryshe s? të marr?. ?Po? më thoshte djali, që ishte katër vjeç atëherë. Ja pra, provimi është ky: ?E para,- i thashë,- unë do të shtie me kobure, por po mbylle sytë nuk kalon?… ?Mirë? pranoi ai. Atëherë, një ditë qita me kobure dhe ?Negusi?, tëk mbylli sytë. Kjo ishte e natyrshme për të, se ai ishte fare i vogël. ?Atëherë, Negus, i thashë,- provën e parë nuk e kalove».(Enver Hoxha: Vepra, vol. 47, Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1985, f. 69- 70)
Më në fund e shkrepi armën Enver Hoxha, për të trembur një fëmijë katër vjeç! Fakti që Enver Hoxha në kujtimet e veta tregon se nuk e ka shkrepur kurrë armën përveçse për të trembur një fëmijë (projektoi frikën e tij tek fëmija) në Helmës, e provon tërthorazi vërtetësinë e kësaj historie.
Kur në tetor 1943 erdhi gjenerali britanik Davies, si shef i misionit britanik, Enver Hoxha, për ta impresionuar gjeneralin britanik, në takimin e tyre të parë i doli para me një pushkë snajper në krah. Por kur gjenerali e ftoi Enver Hoxhën që të bënin një aksion kundër gjermanëve ku ai të kishte rast ta përdorte këtë armë, Enver Hoxha refuzoi. Gjenerali Davies kujton:
«Përpara se të niseshim në mëngjes, unë theksova rëndësinë për t? u përgënjeshtruar gjermanëve udhëtimin e sigurtë në rrugët kryesore. Veturat e shtabit dhe autokolonat udhëtonin pa u shqetësuar nga pritat dhe snajperët në pjesën më të madhe të vendit. I hodha Enverit sfidën e një gare snajperësh në kodrat që mbulonin rrugën kryesore Tiranë-Elbasan për të parë se cili do të godiste më shumë patrulla dhe vetura oficerësh. Kjo nuk ishte për mua një ?gjueti buajsh?, por një përpjekje e çiltër për t? i nxitur të sulmonin rrugët. Enveri pranoi, por kur përpiqesha të filloja ndeshjen atij gjithmonë i dilte ndonjë punë tjetër për të kryer. E ndërroi pushkën me dylbi që ua kishin zënë gjermanëve pranë Tiranës, me një automatik, pasi ishte më i lehtë për t? u mbajtur gjatë ecjes».(Edmund Davies, «Aventura ilire», Botime «Pakti», Tiranë 2006, f. 59- 50)
Është e qartë se Enver Hoxha nuk e shikonte veten si një prijës guerriljesh, i cili mund të marrë pjesë në luftime, por si një politikan, një shtetar të ardhshëm, i cili e mban armën për të fituar kapital politik. Enver Hoxha, duke mos e mposhtur dot natyrën e vet prej komediani, rrëfen këtë episod, në Odriçan, në qershor 1944, që provon atë thotë Gjenerali Davies, se ai nuk kishte asnjë dëshirë për të luftuar kundër gjermanëve:
«Edhe ne që ishim vendosur në Odriçan ndodheshim brenda zonës së ofensivës armike dhe në çdo çast mund të bëheshim objekt i një sulmi, sidomos po qe se gjermanët e ballistët merrnin vesh se këtu qe vendosur udhëheqja e Partisë dhe Komanda e Përgjithshme. Prandaj u kishim dhënë porosi shokëve si dhe banorëve të fshatit që të ruanin konspiracionin më të rreptë, njëkohësisht kishim marrë masat që në rast rreziku të shpërnguleshim me shpejtësi.
Një natë vijnë me urgjencë Behar Shtylla dhe Stefo Grabocka e më lajmërojnë se forca gjermane ishte drejtuar për në Përmet, duke çarë nëpër malësinë e Korçës. Mora hartën, shënuam vendin nga ishin nisur gjermanët, kohën kur ishin nisur dhe llogaritëm kur mund të kalonin nga Odriçani ose aty afër. Na mbeteshin vetëm disa orë kohë. Lajmëruam batalionin e Riza Kodhelit, me komisar Misto Treskën, që të afrohej e të zinte me shpejtësi pyllin përballë Odriçanit, mbi rrugën që të çonte në Alipostivan dhe karshi rrugës që dilte nga fshati Pagri. Morëm masa për të vendosur në një vend të sigurt gratë, fëmijët e pleqtë dhe ne të Komandës së Përgjithshme kaluam të fundit matanë Odriçanit. Thirra Riza Kodhelin dhe Misto Treskën, të cilët më raportuan ku i kishin vendosur forcat, dhe u dhashë urdhër të gjithëve që asnjë të mos qëllonte pa dëgjuar tri të shtënat e mauzerit tim.
Rrinim të gatshëm, në pritje dhe në heshtje. Në rast se gjermanët do të digjnin fshatin, atëherë ishte e sigurt se kishte marrë informata, që ne ishim atje dhe se duhej të gjendeshim në pyjet rreth e rrotull, kështu që ata do të futeshin në rrugën e Alipostivanit. Gjermanët erdhën, kolona e tyre doli nga Odriçani dhe nga Pagrija, me mushka të ngarkuara me armatim të lehtë dhe me mortaja, vazhdoi udhëtimin dhe doli në rrugën në pyll. Dy orë të tëra ne i vrojtonim dhe ata na kalonin si në paradë. Nuk dogjën as Odriçanin, as Pagrinë, por u drejtuan për në Përmet, të cilit i vunë zjarrin për herë të fundit; s? bënë gjë tjetër veç ridogjën gërmadhat. Gjermanët, pra, nuk kishin informata se ne ndodheshim në zonën e operacionit. U rikthyem në Odriçan dhe vazhduam punët.
Çdo mbrëmje, ose në shtëpi, ose në hajatin e kishës së vogël në fund të fshatit, ku zbrisja vetë, i mblidhja shokët dhe i vija në dijeni për situatën dhe ngjarjet e reja dhe këshillohesha me ta. Nga Odriçani ndiqnim edhe zhvillimin e ofensivës gjermane».(Enver Hoxha «Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1984, f. 434- 435)
Mauzeri i famshëm i Enver Hoxhës, me të cilin ai pozonte në fotografi, nuk u shkrep as këtë radhë. Edhe këtë herë Enver Hoxha ishte në dilemë si atë ditë në maj 1941, kur së bashku me Esat Dishnicën, po mendonte t? i bënte atentat Victor Emanuele III. Por as këtë herë nuk qëlloi. Enver Hoxha nuk donte të vepronte se ai nuk e shikonte veten si një komandant guerriljesh, por si një politikan që përfitonte nga lufta për të marrë pushtetin. Ai ishte një burokrat i luftës partizane. Në këtë episdo është bërë dhe fotografia e famshme e Enver Hoxhës gjatë luftës ku ai, i veshur ushtarak, studion një hartë, duke u nënkuptuar se po drejtonte operacionet luftarake partizane. Të vërtetën e kësaj fotografie na e rrëfen Behar Shtylla, të cilin Enver Hoxha e përmend më lart si njeriu që e njoftoi se po vinin gjermanët. Behar Shtylla, i cili pas luftës do të ishte për më shumë se dy dekada ministër i Punëve të Jashtme, tregon në kujtimet e veta:
«I kërkoi Irfan Peshtanit një hartë të zonës. Shoku Enver u ul mbi hartë e po më tregonte drejtimin që do të merrja. Ishte ende ditë. Aty u ndodh Spiro Koleka me aparat fotografik në dorë dhe mori shokun Enver në fotografi tek po vështronte hartën».(«Kujtime për Enverin», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1990, vol. 2, f. 208)
Ja dhe misteri i fotografisë së famshme me hartën, që është një element i rëndësishëm në kapitullin e «hagiografisë» së Enver Hoxhës të kohës së luftës! Ajo nuk ka të bëjë me drejtimin e luftës, por me ikjen në panik nga një fshat, për të shmangur një betejë me gjermanët!
Enver Hoxha, i cili nuk e shkrepi kurrë një armë gjatë gjithë luftë, më pas kur erdhi në pushtet, nuk do të mungonte që të përdorte talentin e vet prej komediani, për të sajuar një histori sikur ai bashkë me mikun e tij të orgjive, Esat Dishnicën kishin qenë duke organizuar një atentat kundër mbretit-imperator Victor Emanuele III, kur ai vizitoi Shqipërinë, në maj 1941. Për të treguar këtë gënjeshtër, Enver Hoxha në 5 maj 1973, shkoi për vizitë në familjen e atentatorit të vërtetë, Vasil Laçit, familja e të cilit atëherë banonte në Durrës, Historia që tregoi Enver Hoxha ishte kjo:
«Kur Vasili kreu atentatin kundër mbretit të Italisë, unë isha në Tiranë ilegal, se më ndiqnin. Në atë moment ndodhesha në një shtëpi në fund të rrugës së Durrësit tek Esat Dishnica dhe po bisedoja me të, po i flisja se ne nuk ishim akoma të organizuar, megjithatë, i thashë, po sikur t? i bëjmë ndonjë gjë këtij ?qeni?, Viktor Emanuelit, atë ditë që do të ikte. Kur, ja, krisi pushka dhe ne u ngritëm në këmbë. ?Mos bënë atë që duhej bërë??, thashë unë. Vallë kush qenë ata që e bënë këtë atentat, se të gjithë ne, komunistët e grupeve, ishim në lidhje me njëri-tjetrin, dhe dinim çdo gjë që do të bënim. Nxora kokën në dritare dhe pashë një katrahurë të madhe. Rrugëve rendnin me vrap milicë e karabinierë. U rrethua gjithë mëhalla. Çfarë të bënim që të merrnim vesh ç? kishte ndodhur? Pak më vonë mësuam se si një djalë i ri nga Bregu i Detit kishte qëlluar me armë mbretin e Italisë. Ca thoshin se atentatori e vrau, ca të tjerë thoshin e plagosi. Një entuziazëm të madh kishte kudo në popull. ?Si e thonë?? pyeta unë. ?Vasil, më thanë,- dhe e arrestuan, nuk e vranë?. Atë ditë lajmërova shokët, i pyeta në kishte njeri lidhje me Vasilin dhe njëri prej tyre më thotë se kishte patur muhabet me të dhe në bisedat që bënin Vasili fliste me urrejtje kundër fashizmit».(Enver Hoxha: Vepra, vol. 51, Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1986, f. 8)
Gënjeshtra më e vogël e Enver Hoxhës në këtë tregim të tij është kur ai thotë se tashmë ishte ilegal në ditën që Vasil Laçi bëri atentatin ndaj Mbretit-perandor Victor Emanuele III. Vasil Laçi e bëri atentatin ndaj Victor Emanuele III në 17 maj 1941. Në këtë datë Enver Hoxha ishte legal. Datën e saktë të daljes së tij në ilegalitet, 29 tetor 1941, Enver Hoxha na e ka thënë vetë në kujtimet, kur shkruan se pasi fashistët erdhën ta arrestojnë në dyqanin e tij «Flora», të nesërmen e demonstratës së 28 tetorit 1941, në Tiranë, ai kaloi në ilegalitet:
«Demonstrata u bë e madhe, e fuqishme, e furishme, ashtu siç e kishim parashikuar. U përleshëm e u gjakosëm me karabinierinë dhe me milicinë fashiste… Që të nesërmen u detyrova të hidhesha në ilegalitet». (Enver Hoxha: «Kur lindi Partia», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1981, f. 158-160)
Me këtë Enver Hoxha është kapur në flagrancë si mitoman (gënjeshtar patologjik). Enver Hoxha, i cili sipas vetë kujtimeve të tij rezulton që të mos e ketë shkrepur kurrë armën gjatë gjithë luftës, më lart na thotë se për pak ai dhe Esat Dishnica, i cili gjithashtu rezulton që të mos e ketë shkrepur kurrë armën gjatë luftës, na kanë qenë duke i bërë atentat Perandorit Victor Emanuele III! Dhe çfarë na i paska penguar që ta bënin këtë atentat? Arsyeja ishte se nuk donin që të ndërprisnin orgjinë që bënin në atë shtëpi. Se kjo shtëpi e Esat Dishnicës, një bej i pasur i cili kishte disa shtëpi në Tiranë, Korçë etj, është pikërisht ajo për të cilën Enver Hoxha ka shkruar në kujtimet, duke treguar një episdo që ka ndodhur në prill 1942:
-Po tani, ku do të shkosh ti?- e pyeta Nexhmijen.
-Nuk e di,- më tha,- qëkur ika nga shtëpia, erdha drejt e këtu. Akoma nuk kam menduar për bazat se ku do të strehohem….
-Mund të vete në bazën tonë, te Rruga e Shëngjergjit, te 66-ta,- tha Nexhmija.
-Në asnjë mënyrë,- i thashë,- atje është larg, hajde me mua!…
-Dakord,- tha Nexhmija dhe rrëshqitëm si era në bulevard, nga Rruga e Fortuzit, e pastaj poshtë Rrugës së Durrësit.
U futëm pa asnjë incident në bazë. Ishte një shtëpi e vogël përdhese, pranë ndërmarrjes Bellotti, prapa centralit elektrik të Tiranës. Atë e kishte marrë me qira një miku im i pakompromentuar në sy të armikut dhe unë e kisha si bazë për situata të vështira. Kjo njihej vetëm nga shoku Gogo dhe, tani që e solla këtu, edhe nga Nexhmija. Aty banonin dy motra, njëra nga të cilat ishte e fejuara e shokut tim?.(po atje: f. 298- 299- 300)
Pra, shtëpinë e frekuentonin tre meshkuj, miku i Enver Hoxhës, i cili ishte qeramarrës, vetë Enver Hoxha dhe Gogo Nushi. Ky Gogo Nushi më pas do të bëhej anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKSH. Në shtëpi banonin vetëm dy vajza, për të cilat ishte marrë me qera shtëpia. Në këtë shtëpi Enveri strehoi edhe Nexhmijen. Kështu, u bënë tre meshkuj dhe tre femra.
Enver Hoxha gënjen edhe kur thotë se pas atentatit të Vasil Laçit, ai (Enver Hoxha) mblodhi shokët (nënkupto: komunistët) dhe i pyeti nëse kishte lidhje ndonjëri prej tyre me Vasilin, me ç? rast doli njëri i cili tha se e njihte. Dhe Enver Hoxha, sipas praktikës së tij në raste të tilla, nuk e përmend as emrin e këtij shoku që e njihte Vasilin.
Enver Hoxha arriti që ta mposhtte hoplophobia-n e tij vetëm shumë më vonë, kur erdhi në pushtet, dhe ishte i detyruar që të merrte pjesë në sportin e pëlqyer të liderëve të vendeve komuniste, që ishte gjuetia në pyje dhe në male. Enver Hoxha, duke mos dashur që të zbulonte hophlophobia-n e vet para tyre, bënte kinse merrte pjesë në gjueti, dhe në kujtimet e veta i zmadhon shumë bëmat e tij në këto gjueti. Enver Hoxha shkruan në ditar në 18 janar 1959 për një episod gjuetie gjatë vizitës së tij në Çekosllovakinë komuniste, në: «Jemi në malet e larta Tatra në Javorina. Koha është jashtëzakonisht e mirë, dielli shkëlqen mbi borë. Jemi në një vilë të bukur të rrethuar me pisha. Po clodhemi e po përgatitemi të shkojmë për gjah.
Pasdreke e filluam gjahun. Unë shkova për dhi të egra. U ngjita në Tatra Llomnica me teleferik, pastaj kalova gërxhet përpjetë me këmbë, mbi borë e gurë. Lodhje e madhe, djersët çurkë, po dhitë asgjëkundi nuk dukeshin».(Enver Hoxha: «Ditar: 1958-1959», Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1987, vol. 2, f. 257)
Për të gjetur dhitë e egra Enver Hoxhës i duhej të lodhej shumë më tepër se për të gjetur gjermanët, kur Gjenerali Davies e ftonte për gara snajperësh. Dhitë e egra «reaksionare» nuk i dalin para udhëheqësit komunist si gjermanët. Por më në fund:
por më së fundi ja, si pika të zeza në borë, në hon u duk një tufë dhish të egra rreth 250 m larg. Ngrita pushkën me dylbi, qëllova dhe dhia u godit. Ajo bëri edhe disa dhjetëra metra përpara e plagosur, pastaj mbeti në borë. Të tjerat «fluturuan».(po atje: f. 262)
Këtu më fund shihej Komandanti duke qëlluar me armë kundër një «armiku» në resortet e aristokratëve. Eh ta dinte gjenerali Davies ku do ta përdorte pushkën me dylbi Komandanti! Në «Operacionin e dimrit» të gjuestisë së dhive të egra, në Malet Tatra. Të nesërmen, Komandanti, i inkurajuar nga ky sukses, shkoi përsëri në «luftë» dhe vrau një tjetër «armik». Ai shkruan në ditar, në 19 janar 1959:
«Pasdreke shkuam përsëri për gjah. Udhëtuam me karrocë, larg nga kufiri polak, thellë në mal. Gjë e mrekullueshme. Kasollet ishin përgatitur, qenë përgatitur gjithashtu ushqimet (gështenjë dhe bar) për kopetë e drerëve. Nata duhet të na zinte në kasolle dhe atje të mbyllur, të heshtur, pa pirë as cigar, duke vëzhguar nga dritaret e vogla, të prisnim ardhjen e drerëve… Prit e prit, pastaj larg nesh u duk një dre, po s? lëvizte. Duke e fiksuar aq shumë me sy, na dukej sikur ai e ndiente rrezikun. Më në fund u afrua, e qëllova në kokë, mbeti në vend. Gjah i bukur. E hodhëm në karrocë dhe u kthyem».(po atje: f. 263)
Asgjë të ngjashme nuk ka bërë Enver Hoxha me një fashist gjatë luftës.
Enver Hoxha gjatë asaj që e quajti Lufta Antifashiste Nacional-çlirimtare nuk ishte lideri i një shteti që gjendej i përfshirë në luftë, por drejtuesi i një lëvizjeje guerrilje. Dhe drejtuesi i lëvizjes guerrile merr pjesë vetë në luftime, madje pikërisht për meritat në luftë bëhet drejtues i lëvizjes guerrile. Edhe Enver Hoxha kur u bë komandant i përgjithshëm i ushtrisë partizane supozohej që ai ta kishte merituar këtë gjë si pjesëmarrës në luftë, gjë që nuk ishte e vërtetë. Kur Enver Hoxha u bë Komandant i Përgjithshëm në maj 1944, ai nuk e kishte shkrepur asnjëherë armën kundër armikut dhe asnjëherë më pas nuk e shkrepi atë gjatë luftës.
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri ...
Nga Mero BazeMë çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin...
Nga Mero BazeAi është kthyer në apartamentin e tij në Tiranë...
Nga Mero BazeNjë gjest i dy grave militante të Partisë Demok...
Nga Mitro Çela QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQNë vitin 1981 ish...
Nga Mero Baze – Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ...
Nga Mero Baze-Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të detyroh...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevzi...
Me vendimin nr. 117 dt. 5 shtator 1945, të Kryesisë së Këshi...
PËRMBAJTA E HABEREVE 1.QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQ CICA PËR...
Agjencia zyrtare e kontrollit të pasurive zyrtarizoi një kër...
Nga Roger MyersonA ka ndonjë armë të fshehtë Presidenti i Ru...
Kemal DervişIsh Ministër i Cështjeve Ekonomike i Turqisë dhe...
Fareed ZakariaGjatë 2 muajve të fundit, kemi parë atë që duk...
Nga Mero BazeSaimir Tahiri bëri mirë që nuk u tundua nga bet...
“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...