52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
PËRMBAJTA E HABEREVE
1.QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQ
CICA PËR VETERENI…
2.EDITORIAL
?KREMI I ËMBËLSIRËS KOMUNISTE?
1.QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQ
CICA PËR VETERENI…
Dje në orën 7.00 nisa krosin nga kodrat e Liqenit Artificial. Ndjek këshillën e Hipokratit: Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë! Kur varesha poshte kodrave, takova një veteran. Pasi mw shtërngoi fort dorën, dhe më dhuroi dy pythje ?alla shqipo? më thotë:
-Edhe unë kam një nip, si puna jote. Më të madh. Po shkon në klasën e tretë. Babai i ka blerë një Laptop. Më futi dhe mua lezetin. Ma mësojë ?zanatin?. Tani lexoj badjava gazetat dhe haberet e tua. Do të ta them si miq që tani jemi ne FB? Lexoj vetëm ato habere, që u këndohet cicave?! Përtërihem. E di përmëndsh njerën: Thumbi I cicës si lajthi/ Do e pi o me raki?Kaqë e shkurtër të jetë?…Mbase ka edhe ndonjë strofë, që se fut dot në FB për miletin?…Ma recito mua, të keqen burazeri?!
-Të kuptoj! I thashë.- Kur të punonte kandari, ke pasur qejf atë bukuroshen e fjetur nga ka dalë rraca njerëzore?Tani që je me proteza, u lëpihe vjershave me cica. Je orrno ( tamam) si zotëria ime! Dëgjo një perllë përmetare:
Dola në pazar,
bleva dy limua
t’i kisha yrnek
për cicat e tua.
Dy cicat e tua
kullumbri prej gjëmbi
c’u plakce i mjeri
nuk m’i zë dot dhëmbi.
-Të të bëj edhe nje rixha?-Më thotë I eksetuar veterani.- Kam me vete bllok dhe kalem! A mund të mi shkruash! Dua ti mësoj përmëndësh?
..I ktheva bllokun?.Më shtërgoi dorën. U largua duke tërhequr një këmbë zvarr. Përfitova nga rasti ta pyes:
Unë:-Këmbën ta ka marrë hemoragjia cerebrale?
Ai:-Jo, ma ka marrë gjermëni! Ishte kohë lufte. Na, në llogore. Kur fap një plumd në kofshë?
Unë:-Pse, me gjermanët luftonit me këmbë përpjetë?
Veterani:-Qerrata Mitro! Lëshoke edhe thumba! Nuk ta marr për keq: Je I larë me cicat që më fale.
Shënim: Vargjet i ka publikuar në FB, shoku im i klasës Dashmir Zaçe
2.EDITORIAL
?KREMI I ËMBËLSIRËS KOMUNISTE?
Në maj të vitit 1991 Vaclav Havel, President i Republikës Çeke ishte në Kopenhagë. Sebepi? Kishte fituar çmimin Sonning. Me këtë rast mbajti një fjalim. Po citoj disa radhë:
-Do të ishte absurde që një burrë shteti të mungojë në bisedimet me partnerë të huaj për shkak të problemeve që mund të ekzistojnë në transportin publik. Për këtë arsye ai ka një veturë dhe një shofer që shteti ja ka vënë në dispozicion. Një burrë shteti që do të kalonte kohën me tiganët e kuzhinës së tij për të përgatitur një darkë për një mikun e tij të huaj, do të tingëllonte si diçka qesharake. Për këtë arsye në shtëpi kemi kuzhinierë dhe kamerierë… Le t?i biem shkurt: unë vizitohem tek mjeku im personal, nuk e ngas makinën, shoferi im shkel rregullat e qarkullimit, unë nuk gatuaj, nuk bëj pazar…Pra: unë jetoj në një jetë të mbushur me privilegje, përjashtime dhe përkujdesje të veçanta…Unë, si President, rigjendem i futur në botën e ?kremit të ëmbëlsirës komuniste?, të cilën nuk kam rreshtur së kritikuari gjatë gjithë jetës sime.
Por prisni se ka edhe më keq se kaq: në të vërtetë unë do të isha qesherak dhe do të bëja veprim të dënueshëm nëse nuk do merrja pjesë në në një mbledhje, sepse do të kaloja kohën në radhë tek kasapi ose duke pritur një taksi…E gjithë puna është a e dimë dhe a jemi në gjendje ta dimë, se ku përfundojnë sakrificat për të mirën e vendit dhe ku fillojnë privilegjet duke abuzuar me emrin e interesave të vendit??
Duke bluar në mendje ?kremin e ëmbëlsirës komuniste?, mora rrugën drejt TOP CHANNEL. Para ministrisë së Integrimit ishte bllokuar rruga! Policë me tabela në duar. Civilë me celularë tek veshi. Po kalonte kryeministri?! Skena të tilla kam parë edhe kur kalon Presidenti.
Por le të ndjekim disa çudira. Janë të larta interesat bankare për popullin kur kërkon të marri kredi për shtëpi. Përjashtim bën populli kur është ministër, deputet a nënpunës i lartë. Ata marrn kredi me interesa minimale për shtëpi!
Qeveria e dalë nga populli, gatojë ligjin që burrat shqiptarë të dalin në pension 65 vjeç. Gratë 60. Ministart e deputetët 55 vjeç?! Me bekimin e FMN-së, qeveria Rama do i nxjerrë burrat në pension 67 vjet. Gratë 65 vjeçe. Përjashtim bëjnë deputetët: Duke qënë të dërmuar nga punët dhe të sfilitur nga hallet e poipullit, do të dalin në pension 55 vjet.
Po më tej? Kur ka shumë qytetarë të pa strehë, deputetët, ministrat, e ish politikanë, kanë nga 250-300 metra katror apartament banimi në Tiranë. Bile edhe dy. Pa folur për vilat në Durrës, Vlorë, Pogradec e lag qoftë në Greqi, Austri. Spanjë a Amerikë?! Ligji u jep të drejtë nënpunësve të lartë, të jenë në dy borde shpk-ësh ku marrin si honorare mujore sa katër pensionë katundi!
Për të mirën e populli në pushtet, shteti ?mba në kembë? edhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Në vartësi të saj janë disa ambjente në Tiranë, në Pogradec, në Vlorë. Në Durrës mbahet i rrethuar me tela dhe ushtarë një pjesë e ish bllokut komunist!
Por udhëheqësit tanë, rrallë e më rrallë shkojnë në vilat e shtetit. Parapëlqejnë hotelet private, sidomos ato jashtë kufijve të Shqipërisë! Rrofshin bizesmenët që sposorizojnë, sidomos ata që janë punësuar në shtet. Timonin e bizneseve e mbajnë gratë ose i lënë nën kujdesarinë e miqve dhe shokëve?! Sa janë këto biznese? Kurrë nuk mund ta marrim vesh, përderisa këto pasuri i mbron edhe vetë ligji i deklarimit të pasurive.
Pushteti ka shumë fytyra. Mbi të gjitha ofron mirëqënie me kosto të ulët. Njeriu me pushtet humbet nocionin e stinëve: rroftë kondicioneri! Nuk dinë se si janë katandisur disa shkollat në zona malore: fëmijët e tyre marrin kulturë në Athinë, Londër, Paris, Amerikë. Nuk i ndjejnë gropat në rrugët e Vlorës a Rrogozhinë: udhëtojnë në makina luksi. Nuk u bën përshtypje ndotja e plazheve në Divjakë, Seman, Velipojë: ata pushojnë në hotele me pesë cepa!
Pushtetarët me status nuk paguajnë taksa kur kapërcejnë kufijtë; nuk paguajnë doganë kur importojnë makina. Shumë individë në pushtet nuk e kontrollojnë dot veten. Janë produkt i shëmtuar i fuksionit. Ata i mbron ligji i cunguar I deklarimit të pasurive dhe… Maliqi?!
Agjencia zyrtare e kontrollit të pasurive zyrtarizoi një kër...
Nga Roger MyersonA ka ndonjë armë të fshehtë Presidenti i Ru...
Kemal DervişIsh Ministër i Cështjeve Ekonomike i Turqisë dhe...
Fareed ZakariaGjatë 2 muajve të fundit, kemi parë atë që duk...
Nga Mero BazeSaimir Tahiri bëri mirë që nuk u tundua nga bet...
“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...