web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë, prishet skaneri, pacientët të detyruar të shkojnë tek privati

26 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Skaneri në Spitalin Rajonal të Korçës, është prishur sërish. Funksionimi rregullisht i tij prej kohësh është kthyer në një mision të pamundur. Në harkun kohor të një viti skaneri është prishur katër herë. Shpesh herë janë hedhur dyshimet nga pacientë por jo vetëm, për defekte të qëllimta të tij. Riparimi i radhës i kësaj aparature ka qenë në muajin dhjetor, por ka mundur të funksionojë deri në muajin shkurt. Sipas Drejtorisë së Spitalit në Korçë, aparatura e skanerit në shkurt të këtij viti ka pësuar një tjetër defekt, këtë herë në transformatorin e rrymës së lartë, me një vlerë dëmi të përllogaritur në 3 milionë lekë. Defekti i radhës së skanerit në Korçë ka krijuar jo pak probleme për pacientët të cilët i drejtohen klinikave private, duke marrë këtë shërbim me një kosto disa herë më të lartë. 





Lajmet e fundit nga