web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy aksidente, bilanci një i vdekur, një i plagosur rëndë

26 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qafë Kashar në kryeqytet. Një automjet tip taksi ka përplasur një këmbësor rreth 50 vjeç identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Mësohet se i aksidentuari është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Një tjetër aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Rrupaj, në aksin Rrupaj-Fiershegan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një shtetas ka gjetur vdekjen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve. 





Lajmet e fundit nga