web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja në Tiranë, pranga të dyshuarve në Durrës

26 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Arrestohen në një apartament në Durrës, 5 persona si të dyshuar për autorësi dhe implikim në vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë.

Burime policore thanë se autorët u kapën në një apartament në qytetin bregdetar, rreth orës 23:00 të mbrëmjes. Operacioni u krye nga forcat RENEA, falë një informacioni të mbërritur në mënyrë operative në policinë e Durrësit. Ngjarja për të cilët akuzohen 5 të ndaluarit ndodhi në lagjen ?Ali Demi? në Tiranë, mbrënjen e së premtes, ku Aurel Zenga u qëllua për vdekje me armë. Ndërkohë të shtunën pasdite u arrestuar një tjetër person në Tiranë, për moskallëzim krimi. Besnik Mansaku tentoi të fshihte një prej autorëve, që mendohet se ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me Zengën, që humbi jetën.





Lajmet e fundit nga