web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthimi i Spiderman, një hero me shumë probleme

25 Prill 2014, 23:45, Aktualitet CNA

Peter Parker, në identitetin e fshehtë të Spider Man (po përse duhet ta themi, kur tani e di dhe e dashura e tij??) fluturon mes qiellgërvishtësve të Nju Jorkut, duke mbrojtur banorët. Por, dy kërcënime të mëdhenj paraqiten në vijën e famshme qiellore të qytetit. I pari është Electro, një varfanjak i transformuar rastësisht në dinamo njerëzore me fuqi vdekjeprurëse. Tjetri është Goblini i gjelbër, alias Harry Osborn, dikur mik i Peterit. Dy super të këqinjtë i bashkon OsCop, një kompani shkencore që i kushtohet eksperimenteve të ADN-së. Dhe përgjegjëse, vec të tjerash, për transformimin e Peter Parkerit në Spider Man. Kemi zbuluar pak? Kemi zbuluar shumë?  Gjatë shfaqjes së filmit për shtypin është kërkuar të mos bëhen zbulime që mund të kompromentonin spektatorin. Rekomandim i cuditshëm ky? Bëhet fjalë për The Amazing Spider Man 2. Fuqia e Electros duket fotokopje e shumë filmave të tjerë me superheronj. Që nga dyfishimi i të keqit, tek problemet sentimentalë të Njeriut Merimangë, i cili dashuron bjonden Gven por nuk dëshiron t?i vërë jetën në rrezik për shkak të punës së tij.

Jemi gjithmonë në anët e ?heronjve të mëdhenj me probleme të mëdhenj?, të nxjerrë nga kompania Marvel. Nëse në identitetin e supernjeriut të maskuar, protagonisti duket se shijon një botë të tillë, në atë të Parkerit, ai vuan nga mundimet e një dashurie të pamundur dhe është i detyruar të hyjë në një seri telashesh që e bëjnë të humbasë sensin e humorit.

E dinim që heroi ynë kishte nëj sindromë prej skizoidi. Por këtu bëhet më evidente. Dy superkundërshtarë, njëri Electro, që urren Spider Manin dhe tjetri, Goblini që urren Peter Parkerin. Thënë kjo, filmi është një tjetër ?blockbuster? i gjatë dy orë e njëzetë minuta, i mbushur me yje, skena aksioni, efekte specialë. Ndonëse 3D ka humbur shumë prej joshjes fillestare, për shkak të përsëritjes së madhe me të cilën ofrohet, xhirimet e Njeriut Merimangë vazhdojnë të realizohen dhe shpërndahen edhe në version tredimensional. Me efekte disi të kotë: gjithmonë nëse nuk dëshiron të shohësh cdo 15 minuta rrjetat e Spider Manit që të vijnë drejt platesë, apo shkarkimet e energjisë së armikut të tij, Electro.





Lajmet e fundit nga