web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas padise reagon ish-kreu i pronave. Avenir Peka: AKKP ka deshtuar, qeveria ka interesa klienteleiste

4 Prill 2014, 20:36, Aktualitet CNA

AKKP ka depozituar nje kallxim penal ndaj Jush dhe stafit te AKKP per shperdorim detyre ne lidhje me nje vendim te dhene per pronat e Gardes se Republikes. Cili eshte qendrimi Juaj?

AKKP po perdor cdo mjet dhe menyre per te mbuluar deshtimin e vet ne lidhje me procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit te prones. Deshtimi i AKKP eshte spektakolar, pasi ne 6 muaj nuk ka dhene asnje vendim te vetem. Kjo ne vetvete perben shperdorim detyre dhe veper penale.

Si qendron e verteta sipas jush?

Gjykoj qe nuk ka asnje shkelje te vetme. As ligjore, as procedurale, as administrative. Nga sa kam lexuar ne media, jane ngritur nje sere pretendimesh, te cilat nuk qendrojne dhe po i shtjelloj me poshte;

i) eshte pretenduar qe AKKP me kete vendim ka njohur pranare disa persona. E verteta eshte qe keta persona jane njohur pronare me vendim te ish- KKKP se vitit 1996, dhe shteti ligjerisht eshte debitor ndaj ketyre pronareve. Vendime keto te pa kontestuara, dhe ne fuqi. E verteta eshte qe ketyre pronareve u eshte kthyer prona, me keto vendime per te cilat akuzohem, vetem pasi ato jane nxjerre nga inventari i Gardes se Republikes. Pra, pasi ka rene interesi publik. Ne vetvete, kjo eshte edhe detyra e AKKP.

ii) eshte pretenduar qe AKKP ka vepruar me procedure te pershpejtuar. Nuk eshte e vertete. Vendimi eshte dhene brenda afatit ligjor te percaktuar me ligj.

iii) eshte pretenduar se Vendimi permban date me te hershme se kerkesa. Nuk eshte aspak e vertete. Pas vendimit nga ana e Ministrise se Brendshme per nxjerrjen nga inventari te pronave brenda territorit te Garde se Republikes, pronaret i jane drejtuar Gjyjates se Shkalles se Pare ne Tirane, per rivendosje ne afat, qe nenkupton urdherimin e AKKP nga Gjykata per shqyrtimin e ketyre kerkesava. Kerkesat pra, jane pranuar, administruar, protokolluar ne baze te vendimit te gjykates dhe me kerkese te subjekteve.

iv) Eshte pretenduar se nuk eshte konfirmuar me Ministrine e Brendshme nje shkrese e derguar nga Ministri. Nuk eshte e vertete. Ne fakt, jo vetem qe eshte konfirmuar, por ne ekses te kerkesava ligjore te AKKP, grupi i punes eshte derguar ne Ministrine e Brendshme nga ku eshte marre me procesverbal jo vetem shkresa e Ministrit te Brendshem, por e gjithe praktika e Gardes se Republikes dhe e Ministrise se Brendeshme ne lidhje me proceduren e ndjekur per nxjerrjen jashte inventarit te kesaj prone. Pra, jo vetem shkresa e Minitrise por e gjithe dosja e tyre eshte marre dhe eshte bere pjese e dosjeve te AKKP-se.

Pra nuk ka asnje shkelje.

Ne kete prone ka interesa klienteliste te qeverie se tanishme, interea qe do te behen te njohura ne ditet ne vijim.





Lajmet e fundit nga