web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një simbol në të shkuarën, një “domosdoshmëri” në të tashmen/ 10 modele dorezash që mund të përdorni gjatë dimrit

12 Dhjetor 2022, 10:06, Trending CNA
Një simbol në të shkuarën, një
Modele, foto ilustruese

Në të kaluarën ata ishin një simbol dallues i një klase të caktuar shoqërore, madje ndërroheshin disa herë në ditë. Burrat përdornin një palë doreza të shkurtra për të ngarë karrocën gjatë daljes pasdite, ndërsa gratë preferonin doreza të gjata, me kopsa deri në majë.

Dorezat vazhdojnë të jenë një aksesor në trend, një simbol i elegancës, shpesh të pranishme në shumë sfilata të stilistëve të mëdhenj, me një rol po aq të rëndësishëm por edhe praktik.

Megjithatë, do të ishte mirë që dorezave t'u riatribuonim atë fuqi të së shkuarës, faktin që ato janë një element herë pas here simbolik, por mbi të gjitha i domosdoshëm dhe dallues, pothuajse si syzet e diellit, një aksesor pa të cilin nuk bën dot.

Dorezat nuk janë një element skene, përkundrazi, por edhe i nevojshëm gjatë një moti të acartë, ku nuk mjafton thjesht të futësh duart në xhepa.

E duke qenë se jemi pikërisht në stinën ku mund t’i veshim thuajse çdo ditë, në galerinë e mëposhtme mund të gjeni disa prej modeleve që janë më në trend./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga