web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Chanel", për herë të parë në Afrikë/ Organizon eventin e modës në Dakar

10 Dhjetor 2022, 13:25, Trending CNA
"Chanel", për herë të parë në Afrikë/
Pamje nga eventi

Për të zbuluar koleksionin e saj më të fundit “Métiers d'Art”, të prezantuar çdo herë në një vend të ndryshëm ndërkombëtar, “Chanel” këtë herë ka zgjedhur Afrikën.

Shfaqja e modës, e organizuar në “Pallatin e Drejtësisë” në Dakar, u hap me një performancë kërcimi dhe kënge.

Nuk ishte thjesht një sfilatë mode, por një ngjarje kulturore, pjesë e tri ditëve festimesh që i bënë homazh skenës së artit senegalez, nga kërcimi, muzika dhe filmi.

"Duke zgjedhur Dakarin, "Chanel" dëshiron të bëjë që "savoir-faire" e Métiers d'art të rezonojë me energjinë artistike dhe kulturore të qytetit," u shpreh shtëpia e modës.

Për më tepër shihni disa nga pamjet në sfilatë./ CNA.al

"Chanel", për herë të parë në Afrikë/

"Chanel", për herë të parë në Afrikë/

"Chanel", për herë të parë në Afrikë/

"Chanel", për herë të parë në Afrikë/

"Chanel", për herë të parë në Afrikë/

"Chanel", për herë të parë në Afrikë/

"Chanel", për herë të parë në Afrikë/





Lajmet e fundit nga