Si të dekorojmë shtëpinë për festat e fundvitit
PemaVendosja e pemës është një moment i veçantë për të gj...

Viti i Ri po troket dhe përveçse të mendohet për dhuratat, zbukurimet dhe menutë, ka rëndësi edhe planifikimi i zbukurimit të tavolinës për ditët e festave që na presin. Ja disa ide për të zbukuruar tavolinën në këtë Vit të Ri:
Ngjyrat klasike të kësaj feste janë e kuqja, e arta, e bardha dhe blu. Për një tavolinë me pamje të ngrohtë dhe ftuese, kombinimi më i këshilluar është ai midis së kuqes dhe së artës. Ndërsa për të pasur një efekt më elegant dhe të ftohtë, e bardha, bluja dhe argjendi janë përzgjedhja ideale. Në momentin që keni vendosur cilat ngjyra do të karakterizojnë tavolinën tuaj, mund të vazhdohet me zbukurimet.
Mbi të gjitha mbulesa. Nuk është tamam një zbukurim, por një element që do t'i hapë rrugën pamjes së tavolinës suaj. Edhe po ta keni zgjedhur të kuqe, të bardhë, ose blu rëndësi ka që ta lini që të zbresë sa më shumë në bordet e tavolinës. Jo aq shumë sa të takojë dyshemenë, në atë rast nuk do ishte veçse pengesë për miqtë tuaj, por në mes të lartësisë midis dyshemesë dhe tavolinës. Në këtë mënyrë do të keni një efekt të bukur skenografie.
Për të shënuar vendet e miqve tuaj, mund të përdorni objekte të vogla të bëra me shtiza-yje, bredha të vegjël, kambana ose topa të vegjël zbukurimi, për t’i lidhur rreth picetës me një fjongo me ngjyrë. Në qoftë se keni menduar t'u lini një dhuratë miqve tuaj në fund të drekës apo të darkës, mund t'i përdorni si shënues vendi, duke krijuar pako të vogla në formë dhe përmasa të njëjta dhe duke i personalizuar me një etiketë ose biletë.
Duhet pasur një kujdes i veçantë për zbukurimin e mesit të tavolinës. Ato më tradicionalë janë të përbërë prej boçe pishe, degë bredhi e qirinj, por po të doni të provoni diçka të ndryshme këtë Krishtlindje mund të mbushni një kambanë qelqi të madhe ose shumë kambana të vogla me shumë topa me ngjyrë, duke i vendosur gjatë pjesës qendrore të tavolinës. Në qoftë se tema është Krishtlindje e bardhë, mund të vendosni përgjatë tavolinës shandanë të artë ose të argjendtë dhe t'i zbukuroni me një fjongo atllazi të bardhë.
Pak më origjinale janë zbukurimet e bëra më boçe pishe: Ja se si vendshënuesi juaj do të bëhet një boçe e vogël me nuanca ari dhe shandanët do të bëhen boçe gjigante të zbukuruara me ngjyrat që preferoni.
Një ide e bukur për të thyer pak ngjyrën e mbulesës së tavolinës, është ajo e kombinimit të fashës së mesit me një ngjyrë tjetër. Mund të zgjedhim një mbulesë të bardhë me një fashë mesi të kuqe, ose mbulesë e kuqe me fashë mesi të artë ose argjendtë, sipas dëshirës./CNA.al
PemaVendosja e pemës është një moment i veçantë për të gj...
Flokë të lëshuar dhe të stiluar me onde të mëdha në formën...
Mos kini frikë të jeni festiv. Nuk ka kufizime mosh...
Kylian Mbappé konfirmon se “Nike Dunks” janë ndër atle...
Tapeti i kuq i vitit 2022 , ishte i mbushur me eksperi...
Këto ditë kemi qenë dëshmitarë të një sfilate të vërte...
Pantallonat me bel të ulët janë bërë protagoniste të g...
Ka nga ata që e përkufizojnë atë si një ves, por akti ...
Gjithnjë e më shumë yjet që shfaqen në rrjetet sociale...
Jemi në prag Krishtlindjesh dhe teksa në mendjen tuaj ...
Jenna Ortega ose “Wednesday Addams” po konfirmohet gji...
Dantella e bardhë plotëson butësinë e satenit të mënda...
1. Lërini flokët të rritenRritja e flokëve të lyer është m...
Një ndër akesorët që nuk mungon në stinën e dimrit dhe që ...
Nëse ka një sugjerim kryesor nga dokumentari Harry & Megh...
Në këto ditë të ftohta me shi mund të jetë pak e vësht...
Keni filluar të visheni me të njejtat veshje çdo ditë, ves...
Për 60 vjet e më shumë, tendencat 'më të fundit' të mo...
Të gjithë kemi ato ditët tona, kur nuk jemi në një “go...
Siç mund ta keni vënë re nga fotot e stilit të rrugës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...