Shqipëria, mes 7 vendeve më të përballueshme në Europë për udhëtarët
Europa zakonisht përshkruhet si një kontinent i shtrenjtë ...

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet turistike më të kërkuara në Europë, sipas një vlerësimi të publikuar nga Matador Nework, i cili e rendit vendin tonë si zgjedhjen kryesore mes lexuesve për udhëtimin e radhës.
Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria priti rreth 11.7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024, me një rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë. Deri në tetor 2025, flukset turistike shënuan një rritje tjetër prej 6.7%, pothuajse dyfish më shumë se niveli i vitit 2019, në një vend me më pak se 3 milionë banorë.
Megjithëse numrat janë në rritje, Shqipëria mbetet ende një destinacion relativisht i pashkelur për udhëtarët nga Amerika e Veriut, pasi shumica e vizitorëve aktualë janë nga rajoni. Pikërisht kjo e bën vendin edhe më tërheqës për turistët që kërkojnë alternativa ndaj destinacioneve të mbingarkuara si Franca, Italia, Greqia apo Kroacia.

Ekspertët e udhëtimeve theksojnë se diversiteti natyror është një nga pikat më të forta të Shqipërisë: bregdetet e Adriatikut dhe Jonit, Alpet Shqiptare, liqenet dhe qytetet historike janë të gjitha të arritshme brenda një dite udhëtimi. Rritja e linjave ajrore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe çmimet ende të përballueshme e forcojnë më tej pozicionin e vendit si destinacion konkurrues.
Riviera Shqiptare, veçanërisht segmenti mes Vlorës dhe Sarandës, po përjeton një bum turistik, ndërsa qytete si Berati dhe Gjirokastra, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vazhdojnë të tërheqin vizitorë për trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore.

Sipas vlerësimeve, pranvera dhe fillimi i vjeshtës janë periudhat më të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë, për shkak të klimës së butë dhe shmangies së mbingarkesës turistike. Me investime në rritje dhe interes ndërkombëtar gjithnjë e më të madh, Shqipëria pritet të jetë një nga historitë më të forta të suksesit turistik në Europë gjatë viteve të ardhshme./ CNA
Përshtatur nga CNA. Marrë nga Matador Network
Europa zakonisht përshkruhet si një kontinent i shtrenjtë ...
Revista e njohur amerikane ‘National Geographic’, në rubri...
E shtuna e 21 qershorit ka shënuar një ditë historike për ...
Pas një rritjeje të jashtëzakonshme në popullaritet si des...
Ribalb është një nga kompanitë më të mira që operon në fus...
Një mori destinacionesh u renditën bazuar në sigurinë, për...
Papa Françesku u shua sot në moshën 88-vjeçare. Më 21 shta...
Plazhet e zbrazëta, malet dhe monumentet historike intrigu...
Një nga pyetjet më të njohura që bëhet është se sa kush...
Zonja e Parë, Melania Trump njoftoi sot se Shtëpia e Bardh...
Miliona njerëz në të gjithë Azinë dhe në botë po mirëpr...
Tranzicioni paqësor i pushtetit është një gur themeli i de...
Trump është kthyer në Zyrën Ovale dhe tradita e gjatë e ri...
Melania Trump u kthye në Uashington, për herë të dytë si Z...
I njohur ndryshe si 'tatuazhet e syve', keratopigmentimi p...
Italia është një vend i bukur me plazhe të mrekullueshme, ...
Është koha për të studiuar palltot që do të veshim në muaj...
Çizmet e kamoshit janë trendi i kësaj vjeshte. Ato mund t...
Çanta e femrave është aksesori më i rëndësishëm i garderob...
Është një nga nderimet më të larta të kuzhinës që i jepet ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...