web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Muriqi bën heroin ndaj Real Madrid, shënon në shtesë dhe i jep fitoren Mallorcas

4 Prill 2026, 18:26, Sport CNA

VIDEO/ Muriqi bën heroin ndaj Real Madrid, shënon në shtesë

Real Madridi ka pësuar një humbje 2-1 në transfertë kundër Mallorcas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të La Ligës.

Takimi u vendos në minutat e fundit, ku sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, shënoi golin e fitores në minutën e 91-të, duke i dhënë tre pikë skuadrës ishullore në luftën për qëndrim në kategori.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Morlanes në minutën e 41-të. Madrilenët baraspeshuan shifrat vetëm në minutën e 88-të me mbrojtësin Eder Militao, por festa e tyre zgjati pak pasi Muriqi realizoi golin e tij të 19-të sezonal në kampionat pak çaste më vonë.

Ky është sezoni më efikas i sulmuesit shqiptar në Spanjë. Me këtë rezultat, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, 4 më pak se Barcelona kryesuese e cila ka një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Mallorca ngjitet në vendin e 17-të me 31 pikë.





Lajmet e fundit nga