web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në Shkodër bëhen gati për festë, premio e madhe për titullin kampion

4 Prill 2026, 14:11, Sport CNA

Në Shkodër bëhen gati për festë, premio e madhe

Në prag të sfidës vendimtare kundër Partizanit, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar një mbështetje financiare të konsiderueshme për ekipin e Vllaznisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci bëri të ditur se ka propozuar një shpërblim prej 15 milionë lekësh të rinj (150 milionë lekë të vjetër) për stafin teknik të drejtuar nga Edi Martini dhe futbollistët, në rast se ata arrijnë të shpallen kampionë të Kategorisë Superiore në fund të këtij sezoni.

Ky motivim ekstra vjen në një moment kyç të kampionatit, teksa shkodranët kërkojnë të rikthejnë titullin që mungon prej 25 vitesh.

Kryebashkiaku e cilësoi këtë si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën e qytetit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përballjes së sotme ndaj Partizanit, të cilën e konsideroi si një "finale" në garën për kreun e renditjes.

Postimi i kryebashkiakut të Shkodrës

Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lekë të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti. Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë. Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë.

Forca djem!

E gjithë Shkodra është me ju!





Lajmet e fundit nga