ZYRTARE/ Muçi bëhet me skuadër të re, zbulohen detajet
Ernest Muçi është larguar nga Besiktas për të vazhduar kar...

Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencën për media nga stadiumi “Air Albania”, në prag të sfidës Shqipëri – Letoni.
Futbollistët kuqezi folën për objektivat e këtij takimi, ndërsa komentuan gjithashtu fitoren 0-1 në miqësoren e fundit ndaj Gjilbraltarit.
Juljan Shehu theksoi se ndeshja e radhës ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme dhe objektivi kryesor është të marrim tri pikët.
Ndeshja me Gjilbraltarin. – Objektivi për ndeshjen me Gjilbraltarin ishte që të provoheshin lojtarët e rinj, disa mënyra loje. Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Lojtarëve që iu dha mundësia të luanin, besoj se luajtën mirë dhe treguan vlerat e tyre si futbollistë të ekipit kombëtar. Ishte ndeshje pozitive.
Gjendja e skuadrës për ndeshjen e ardhshme. – Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishmja. Gjendja në skuadër është shumë e mirë, kemi entuziazëm dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Ky është edhe objektivi kryesor, që të marrim tri pikët.
Kritikat për ndeshjet e fundit dhe ndryshimet që duhet të bëjë skuadra në lojë. – Besoj se nuk kemi zhvilluar ndeshje të këqija, por më e rëndësishmja është që të kemi rezultate, për të cilat ne luajmë 90 minuta. Besoj se në këto ndeshje, bashkë me lojën e mirë të kemi dhe rezultate. Ndaj Letonisë duam të marrim tri pikët dhe gjithçka është më e lehtë pastaj.
Çfarë keni përgatitur për të korrigjuar gabimet e ndeshjes së kaluar me Letoninë? – Nuk besoj se është çështje përqëndrimi. Çdo ekip, qoftë Letonia, qofshin ekipe të tjera që në letër janë më të dobëta se ne, edhe ato luajnë futboll dhe nuk është e lehtë të fitosh kundër tyre. Sidomos në fushat e tyre. Në këtë ndeshje do të bëjmë akoma më shumë për të marrë tri pikët.
Çfarë ju ka penguar që nuk shënoni te kombëtarja si te klubi? – Klubi nuk është njëlloj me kombëtaren. Tek ekipi, pozicioni im natyral është mesfushor difensiv. Por që në varësi të taktikave të trajnereve, ndonjëherë edhe lojtarët ndërrojnë pozicionet. Kjo nuk është e përcaktuar gjithmonë. Ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më përpara, ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më mbrapa. Te kombëtarja, trajneri ka vendosur që unë të luaj si mesfushor difensiv dhe unë duhet të bëj më të mirën në atë pozicion dhe në detyrat që më jep trajneri.
Mirlind Daku komentoi ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe foli për sfidën e radhës kualifikuese ndaj Letonisë, duke theksuar se objektivi është fitorja në “Air Albania”.
Ndeshja me Gjibraltarin? – Ishte një ndeshje që kemi pasur shumë testime të lojtarëve të rinj që kanë ardhur dhe ishte hera e parë që kemi luajtur bashkë. Sa i përket aspektit sulmues kishim disa raste, por nuk ishte ai përqendrimi maksimal duke marrë parasysh që ndeshjet miqësore janë vetëm për të parë ekipin si vendoset dhe skemat që i përgatisim. Besoj që ndeshjet miqësore janë normalisht për t’u fituar dhe për të parë ekipin në lojë se çfarë duhet për t’u përmirësuar.
Letonia? – Në ndeshjen e parë kundër Letonisë kemi pasur shumë raste, por ndoshta vinim pas një ndeshjeje këtu në “Air Albania” kundër Serbisë me shumë volum dhe intensitet, por prapëseprapë ishim pak agresivë te pjesa e finalizimeve, por rastet nuk mungonin. Kjo është ajo që nuk duhet të brengosemi, pasi kemi pasur raste dhe mund të fitonim, por shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë.
Si është gjendja e skuadrës? – Forcën duhet ta gjejmë dhe besoj që shumë shpejt dhe duke filluar nga ndeshja e Letonisë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar rrjedhën e ndeshjeve që kemi me shumë intensitet dhe duhet patjetër të gjejmë forcën dhe të japim maksimumin për t’i fituar këto ndeshje, për të qenë më të qetë sepse ndeshjet më të vështira që i ka ndonjë skuadër është kur luan kundër këtyre ekipeve që në letër nuk kanë çfarë të humbin dhe futen në fushë për çdo gjë. Prandaj duhet të gjejmë forcën, të jemi të bashkuar dhe të luftojmë deri në fund për qëllimet tona që i kemi.
Si ka qenë paraqitja e skuadrës deri më tani në këto kualifikuese? – Besoj e keni parë dhe po i referohem ndeshjes me Serbinë që kemi qenë shumë të përgatitur dhe më të mirë në atë ndeshje se kundërshtari. Besoj që vetëm kundër Anglisë që kemi luajtur atje, të gjitha ndeshjet e tjera i kemi dominuar dhe duhet edhe këto ndeshje të bëjmë një hap më shumë deri tek ëndrra që kemi, për të siguruar Kupën e Botës. Edhe pse kanë mbetur shumë pak ndeshje, por është një rrugë shumë e gjatë, sepse duhet shumë punë dhe angazhim për të arritur deri atje, sepse kemi kundërshtarë shumë të fortë, por besoj te ky grup dhe te gjithë ne që me mund, sakrificë dhe angazhim do t'ia dalim.
Shqipëria do të luajë të martën në orën 20:45 në stadiumin "Air Albania" ndeshjen ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Ernest Muçi është larguar nga Besiktas për të vazhduar kar...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e n...
Kombëtarja shqiptare U-21 luajti pasditen e sotme ndeshjen...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës...
Shqipëria fitoi minimalisht ndaj Gjibraltarit në miqësore....
Ndeshjet kualifikuese të Botërorit, prodhuan surpriza të m...
Lukas Paquetá, pas fitimit të betejës ligjore kundër Feder...
Daniel Levy ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të...
Kombëtarja shqiptare fitoi 1-0 në miqësoren ndaj Gjibralta...
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Gjibraltarit në miqës...
Shqipëria përballet me Gjibraltarit në miqësore, në një sf...
Trajneri Silvinjo, ka publikuar titullarët për ndeshjen mi...
Partizani ka bërë një afrim të rëndësishëm për sezonin e r...
Gianluca Scamacca është detyruar të largohet nga grumbulli...
Inter-i ka mbyllur merkaton verore duke bërë disa afrime t...
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli në prag të n...
Kombëtarja shqiptare zbret në fushë sot për të zhvilluar n...
Kombëtarja ka zhvilluar seancën e zyrtare stërvitore në qe...
Kombëtarja shqiptare do të përballet për herë të parë në h...
Alfred Mensah është lojtari i ri i Tiranës. Klubi bardhebl...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...