Kombëtarja gati për miqësoren, zbulohet gjendja e lojtarëve
Kombëtarja ka zhvilluar seancën e zyrtare stërvitore në qe...

Kombëtarja shqiptare zbret në fushë sot për të zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, një përballje që shërben si test gjeneral përpara sfidës shumë të rëndësishme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Për kuqezinjtë, kjo ndeshje ka një rol të dyfishtë, nga njëra anë për të testuar gjendjen e skuadrës, dhe nga ana tjetër për të provuar alternativa të ndryshme në formacion.
Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria përballet me kombëtaren e Gjibraltarit. Ky shtet i vogël, federata më e re dhe më e vogël e UEFA-s, është ende në hapat e parë të zhvillimit të futbollit ndërkombëtar. Shifrat tregojnë qartë diferencat mes dy ekipeve: Gjibraltari ka zhvilluar 100 ndeshje në historinë e tij, ku ka arritur të fitojë vetëm 10, ndërsa ka humbur 74. Vitin e kaluar ata regjistruan humbjen rekord kundër Francës me rezultatin 14-0.
Gjibraltari drejtohet nga trajneri Skot Visman dhe renditet në vendin e 199-të të renditjes së FIFA-s. Lojtari kryesor i skuadrës konsiderohet veterani Liam Uoker, i cili është pjesë e kësaj kombëtareje prej shumë vitesh. Pavarësisht vështirësive, futbolli në këtë shtet ka treguar hapa përpara, duke pasur si shembull ekipin Linkoln Red, që ka arritur të marrë pjesë në fazën e grupeve të Konferencë Ligë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Europa Sports Park”, një impiant i vogël me kapacitet vetëm 2,500 vende dhe me bar artificial. Një detaj që mund të ketë ndikim edhe në mënyrën se si Shqipëria do të përshtatet me kushtet e lojës, përpara ndeshjes më të rëndësishme ndaj Letonisë, që do të luhet në “AirAlbania” më 9 shtator.
Lista e publikuar nga trajneri Silvinjo ka pësuar ndryshime të rëndësishme ditët e fundit. Një nga çështjet më të diskutuara ishte largimi i mbrojtësit Adrian Bajrami, i cili vendosi të përfaqësojë Zvicrën dhe jo më Shqipërinë. Në vend të tij është thirrur mbrojtësi i ri Maldini Kaçurri. Në mesfushë, mungesa e Ylber Ramadanit për shkak të një dëmtimi është kompensuar me ftesën e Enis Çokajt. Ndërkohë, një tjetër mungesë e rëndësishme është ajo e Ernest Muçit, vendin e të cilit e merr Kristian Shpendi.
Këto ndryshime e bëjnë të domosdoshme për Silvinjon të testojë alternativa të tjera në ndeshjen miqësore.
Sfida mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë, do të luhet këtë të enjte, duke nisur nga ora 18:00.
Kombëtarja ka zhvilluar seancën e zyrtare stërvitore në qe...
Kombëtarja shqiptare do të përballet për herë të parë në h...
Alfred Mensah është lojtari i ri i Tiranës. Klubi bardhebl...
Chelsea ka shkaktuar polemika në Angli pas transferimit të...
Interi ka pasur një problem të dukshëm me driblimet, i kon...
Në konferencën për shtyp, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për sht...
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, doli në konferenc...
Dinamo ka njoftuar një afrim të rëndësishëm për mbrojtjen....
Tirana humbi sulmuesin kryesor, Emanuel Ernest, i cili u s...
Santiago Gimenez do të jetë qendërsulmuesi i Milan-it për ...
Merkatoja e Juventus-it u mbyll me lëvizje të rëndësishme ...
Kombëtarja shqiptare po zhvillon përgatitjet e fundit për ...
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e pra...
Pas fitores së thellë ndaj Torinos, Interi i Christian Chi...
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e ...
Partizani ka prezantuar sulmuesin e ri. Klubi i kuq ka njo...
Aventura e Dele Alli te Como është mbyllur pas vetëm një n...
Mario Mitaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Al Ittihad në A...
Sektori i Arbitrimit në FSHF dëshiron të sqarojë episodin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...