52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Sezoni aktual i Serisë A po shkon drejt një fundi të nxehtë jo vetëm në fushë, por edhe në pankinat e ekipeve më të mëdha. Përveç Interit, që ende nuk ka siguri të plotë për të ardhmen e Simone Inzaghit nëse ai nuk arrin objektivat e shumtë për të cilët po lufton, të gjitha skuadrat e tjera të mëdha duket se janë të destinuara për një ndryshim të madh në stolin e trajnerit. Disa prej tyre do të ndryshojnë drejtimin pas vetëm disa muajsh nga emërimet e fundit, ndërsa për të tjerat kjo do të jetë një lëvizje e natyrshme pas disa sezoneve me të njëjtin trajner.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme do të ndodhë te Atalanta. Gian Piero Gasperini, arkitekti i transformimit të skuadrës nga Bergamo në një ekip me nivel europian, ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në qershor. Klubi nuk dëshiron të vazhdojë me një trajner që tashmë e ka vendosur largimin, ndaj palët pritet të ndahen.
Zëvendësimi i tij nuk do të jetë një detyrë e lehtë, duke qenë se Gasperini ka krijuar një identitet unik për Atalantën, bazuar në intensitet të lartë dhe futboll sulmues. Presidenti Perkazi duket i prirur të ruajë këtë filozofi dhe ka vënë në krye të listës së kandidatëve Igor Tudor. Ish-trajneri i Marseille dhe Veronës ndan shumë elemente taktike me Gasperinin, sidomos në lojën agresive dhe tranzicionet e shpejta. Alternativa të tjera janë Roberto Mançini dhe Maurizio Sarri, por afrimi i tyre do të kërkonte një ndryshim të madh në stilin e lojës që Atalanta ka kultivuar gjatë viteve të fundit.
Milani gjithashtu është drejt një epoke të re. Serxho Kosensao do të largohet në fund të sezonit, dhe klubi kuqezi ka të drejtën ta bëjë këtë pa penalizime financiare. Emrat për pasuesin e tij janë të shumtë dhe variojnë nga profile me eksperiencë si Masimiliano Alegri, deri te trajnerë me ide më moderne si Roberto De Zerbi.
Gjithsesi, ëndrra e tifozëve kuqezi mbetet Antonio Conte. Situata e tij te Napoli është ende e paqartë, dhe pavarësisht titullit të mundshëm me napolitanët, nuk përjashtohet një ndarje mes tij dhe presidentit De Laurentis. Nëse kjo ndodh, Milani do të bëjë gjithçka për ta bindur konten të marrë drejtimin e ekipit.
Roma, pas një sezoni me ulje-ngritje, do të ndryshojë përsëri trajnerin. Claudio Ranieri, që ka ndihmuar në stabilizimin e ekipit, nuk do të vazhdojë si trajner, por do të ketë një rol drejtues në klub. Në krye të listës për pasuesin e tij është pikërisht Gasperini. Amerikanët e familjes Friedkin e shohin atë si njeriun e duhur për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të sjellë stabilitetin e munguar.
Te Juventus, situata është gjithashtu e paqartë. Thiago Motta, që erdhi me shumë pritshmëri, nuk ka arritur të bindë me rezultatet dhe stilin e lojës. Disa vendime të tij në menaxhimin e grupit dhe mungesa e progresit në fushë kanë bërë që drejtuesit bardhezi të konsiderojnë ndarjen me të, pavarësisht nëse ekipi siguron një vend në Champions Leagueapo jo.
Për pasuesin e tij, dy emrat kryesorë që qarkullojnë janë Stefano Pioli dhe Roberto De Zerbi. Pioli ka një avantazh për shkak të eksperiencës së tij në Serie A dhe të kaluarës si lojtar i Juventusit, ndërsa De Zerbi përfaqëson një alternativë më moderne, me një stil loje më inovativ.
Këtë të shtunë u luajtën gjashtë ndeshjet e Kategorisë së ...
Armando Broja ishte në listën e Kombëtares shqiptare, për ...
Pep Guardiola ka reaguar ndaj komenteve të Fabio Capello-s...
Në fund të konferencës së trajnerit Silvinjo, u regjistrua...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, zbuloi arsyen përse ftoi ...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, dha lajmin e keq për Mari...
Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kua...
Mbrojtësi i Flamurtarit, Sodiq Atanda përjetoi momente tme...
Mbrojtësi i Flamurtarit, Sodiq Atanda, ka përjetuar moment...
Përfaqësuesja italiane ka zbuluar listën e lojtarëve të ft...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marr...
Një muaj më parë, gjithçka dukej e vendosur për të ardhmen...
Në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europi...
Baton Zabërgja është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës, pë...
Pas barazimit me Vllazninë, Tirana do të kërkojë të rikthe...
Armando Broja mund të jetë pjesë e listës së Shqipërisë pë...
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndësishme...
Federata e Futbollit dhe Macron kanë prezantuar fanellat e...
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka publikuar listën për...
Mirel Josa nuk ka humbur kohë. Vetëm një ditë pas shkarkim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...