web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ardhmja e Kolo Muani në "urdhëkryq"

14 Mars 2025, 18:54, Sport CNA

E ardhmja e Kolo Muani në "urdhëkryq"

Një muaj më parë, gjithçka dukej e vendosur për të ardhmen e Randal Kolo Muani te Juventusi. Klubi torinez dhe PSG-ja kishin arritur një marrëveshje jozyrtare për të zgjatur huazimin e sulmuesit francez edhe për një vit tjetër, me kushte financiare gjithnjë e më të larta.

Në sezonin aktual, shpenzimet për huazimin e tij kapnin shifrën e 5.5 milionë eurove, përfshirë bonuset, ndërsa për sezonin e ardhshëm kjo shumë mund të shkonte deri në 10 milionë euro. Perspektiva ishte e qartë: blerja përfundimtare e lojtarit në vitin për një shumë prej 45 milionë eurosh.

Pas një fillimi premtues, Juventusi hyri në një krizë rezultatesh që ndryshoi rrënjësisht skenarin e sezonit. Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe më pas nga Kupa e Italisë ishin goditje të rënda për klubin, duke ndikuar edhe në planet e merkatos për verën e ardhshme. Për më tepër, e ardhmja e trajnerit Thiago Motta mbetet e pasigurt, dhe kjo vetëm sa e bën më komplekse situatën e sulmuesit francez.

Sipas raportimeve të “SportMediaset”, nëse Juventusi nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, do të jetë shumë e vështirë që klubi të mbajë Kolo Muani në skuadër. Një mungesë në Champions do të kishte pasoja të rënda financiare, duke e detyruar “Zonjën e Vjetër” të bëjë llogari të reja në merkato.





Lajmet e fundit nga