web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League/ Gol pas 30 sekondash lojë, Atletico në avantazh (VIDEO)

12 Mars 2025, 21:00, Sport CNA

Champions League/ Gol pas 30 sekondash lojë, Atletico në avantazh

Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të përcaktohen 3 çerekfinalistet e fundit në Ligën e Kampioneve.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te përballja spanjolle, në derbin madrilen, mes Atletico-s dhe Real-it.

Skuadra e Ancelotti-t fitoi 2-1 në takimin e parë në shtëpi, por këtë herë e pret një tjetër përballje e zjarrtë. “Los Colchoneros” nuk e kanë thënë ende fjalën e fundit.

Përballje pa shumë histori pritet të jetë ajo mes Arsenal-it dhe PSV Einthoven. Anglezët fituan takimin e parë me rezultatin 7-1 dhe e kanë siguruar kualifikimin.

Thuajse të sigurt e ka kualifikimin edhe Aston Villa. Skuadra angleze triumfoi 3-1 në ndeshjen e parë në Belgjikë ndaj Club Brugge dhe vjen e qetë në këtë përballje.

REZULTATET LIVE:

ATLETICO MADRID-REAL MADRID 1-0

ARSENAL-PSV 1-1

ASTON VILLA-CLUB BRUGGE 0-0





Lajmet e fundit nga